• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Jo primare në PS’, Gjiknuri: Nuk duam të vendosim kandidatë humbësa

by Java News
25/09/2022 15:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Socialistët ndryshe nga demokratët nuk besojnë tek përzgjedhja e kandidatëve si për deputetët ashtu dhe kryetarë bashkie nëpërmjet primareve.

Sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, si provë që filtrimi i kandidaturave nga vota e anëtarësisë nuk rezulton gjithmonë i suksesshëm sjell rastin e Përmetit në 2015-ën, kur socialistët besuan tek dega e partisë dhe humbën një bastion historik të tyre.

“Ndonjëherë përzgjidhesh në një grupim të vogël partiak sepse kontrollon partinë, je kryetar partie, por mund të ndodhë që nuk ke mbështetjen e qytetarëve dhe ç’më duhet mua në fund pastaj, përzgjedhja e brendshme që doli nga një garë që kontrollohej nga drejtimi i partisë lokale, siç edhe përmenda rastin në fjalë i cili është shembull për t’u marrë parasysh gjithmonë”, tha Gjiknuri

Ndaj kur de fakto kampet politike kanë nisur punën për organizimin e zgjedhjeve lokale të pranverës së ardhshme, Gjiknuri pohon se selia roze do të vazhdojë t’i përzgjedhë kandidaturat e saj me metodën tradicionale: ekskluzivitet i Kryesisë dhe kryetarit të partisë.

“Nuk duam të vendosim humbësa thjesht sepse e do X-i apo Y, apo ka ndonjë preferencë të caktuar partiake. Përkundrazi ne na duhen njerëz që kanë integritet, por mbi të gjitha që garantojnë që fitojnë dhe pëlqehen nga qytetarët”, tha Gjiknuri në një intervistë për ‘Tv  Klan’.

E duke e pasur vetë fatin e rikandidimit të tyre, Kryesocialisti Rama ju ka bërë të qartë kryetarëve aktualë që jo të gjithë do e kenë një shans të dytë. Për Erjon Veliajn në emisionin “Opinion” la të kuptohet se do ta ketë mundësinë, ndërsa ajo që dihet me siguri është që Dritan Leli i Vlorës e ka mbyllur kapitullin e drejtimit të kësaj bashkie kur refuzoi të ishte në listat e kandidatëve për deputet në 2021.

/f.s

Next Post
Nga një Korriku vetëm qeset e markuara plastike në treg

3 muaj nga hyrja në fuqi e ligjit, qeset plastike ende në qarkullim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com