• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Jo më elita në Europë”, plani i pasardhëses së Merkelit pёr reformimin e BE-sё

by Java News
11/03/2019 10:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Njё javё pas propozimeve tё fundit tё presidentit francez, Emmanuel Macron pёr njё nismё reformash nё BE, kryetarja e CDU-sё nё Gjermani, Annegret Kramp-Karrenbauer ka dhёnё si pёrgjigje pёrfytyrimet e saj pёr reformёn.

Nё radhё tё parё ajo sugjeron sigurimin e bazave tё mirёqenies europiane.

Kryetarja e kristiandemokratёve (CDU) propozon nё njё shkrim pёr gazetёn “Welt am Sonntag” ndёr tё tjera krijimin e njё “tregu tё brendshёm pёr bankat”.

Kramp-Karrenbauer do gjithashtu qё tё hiqet selia dytёsore e Parlamentin Europian nё Strasburg – gjё kjo qё ёshtё e papranueshme pёr Francёn. Po ashtu nёpunёsit e BE-sё, sipas saj, nuk duhet tё vazhdojnё tё jenё të pёrjashtuar prej tatimit ndaj tё ardhurave.

Pёr BE ajo kёrkon njё vend tё pёrbashkёt tё pёrhershёm nё Kёshillin e Sigurimit tё OKB-sё.

Kramp-Karrenbauer as qё nuk e pёrmend fare njё buxhet tё Eurozonёs, njё projekt prej kohёsh ky i preferuar nga Macron.

Por ajo qё pёrfytyron politikania gjermane ёshtё njё buxhet investimesh i BE-sё pёr hulumtime tё pёrbashkёta, zhvillim dhe teknologji.

Macron para pak ditёsh me njё apel emocional kёrkoi reforma rrёnjёsore pёr BE-nё. Ai propozoi njё autoritet europian pёr azilimin si dhe njё bankё europiane pёr klimёn, e cila tё financojё kthesёn ekologjike. Qeveria gjermane fillimisht reagoi me rezervё ndaj kёsaj ideje. Macron argumentoi me domosdoshmёrinё pёr t’iu kundёrvёnё nacionalistёve para zgjedhjeve pёr Parlamentin Europian nё fund tё majit.

Pavarёsisht njё Brexit tё mundshёm kryetarja e CDU-sё Kramp-Karrenbauer ёshtё pёr vazhdimin e bashkёpunimit me Britaninё e Madhe. Ajo e konsideron si opsion njё “Kёshill Europian tё Sigurisё duke pёrfshirё edhe Britaninё e Madhe”, i cili tё vendosё pёr pozicionet e politikёs sё jashtme dhe tё organizojё bashkёveprimin pёr politikёn e sigurisё.

Ajo bёn thirrje, qё “nё bisedimet pёr ndryshimet e marrёveshjeve europiane tё pёrfshihen tё gjitha vendet anёtare. Sepse “nё kёtё kontekst nuk duhet as tё ketё ‘elitё tё Brukselit’ dhe as njё ‘elitё perёndimore’, apo njё elitё tё izoluar ‘pro europiane’”.

Macron pati sugjeruar qё brenda kёtij viti tё organizohet njё “Konferencё pёr Europёn”, ku tё “propozohen tё gjitha ndryshimet e nevojshme pёr projektin tonё politik, pa tabu, duke pёrfshirё edhe rishqyrtimin e marrёveshjeve tё vjetra”.

Next Post
Dhuna ndaj bluzave të bardha/ Mjekët specializantë të QSUT dalin në protestë: Ndihemi të kërcënuar

Dhuna ndaj bluzave të bardha/ Mjekët specializantë të QSUT dalin në protestë: Ndihemi të kërcënuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Propozohet rritje pagash 2.5% për 36 mijë mësues dhe edukatorë

Propozohet rritje pagash 2.5% për 36 mijë mësues dhe edukatorë

February 24, 2026
Nga “spiunimi dhe tradhtia” nga e dashura, tek operacioni sekret, CNN zbardh detaje nga vrasja e “El Menchon”

Nga “spiunimi dhe tradhtia” nga e dashura, tek operacioni sekret, CNN zbardh detaje nga vrasja e “El Menchon”

February 24, 2026
Merz në Pekin: Sa e varur është Gjermania nga Kina?

Merz në Pekin: Sa e varur është Gjermania nga Kina?

February 24, 2026
Ylli Manjani: Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Ylli Manjani: Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

February 24, 2026
Gjin Gjoni: Protestojmë se ka korrupsion të madh në Shqipëri

Gjin Gjoni: Protestojmë se ka korrupsion të madh në Shqipëri

February 24, 2026
“Qeveria teknike është t’u varësh ujqërve mëlçitë në qafë!” Qori debat me Lapajn: Bashkëpunim me demokratët e ndershëm

“Qeveria teknike është t’u varësh ujqërve mëlçitë në qafë!” Qori debat me Lapajn: Bashkëpunim me demokratët e ndershëm

February 24, 2026
Aksident i rëndë në Tiranë, dy të rinj në spital, njëri në gjendje kritike (EMRAT)

Aksident i rëndë në Tiranë, dy të rinj në spital, njëri në gjendje kritike (EMRAT)

February 24, 2026
Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

February 24, 2026
Stuhia ‘paralizon’ SHBA-të: 7 shtete në emergjencë, miliona njerëz të bllokuar dhe 7 400 fluturime të anulura

Stuhia ‘paralizon’ SHBA-të: 7 shtete në emergjencë, miliona njerëz të bllokuar dhe 7 400 fluturime të anulura

February 24, 2026
Shqiptari tentoi abuzimin me vajzën me aftësi të kufizuara, dëshmia: Më përdhunoi kur isha 7 vjeç

Shqiptari tentoi abuzimin me vajzën me aftësi të kufizuara, dëshmia: Më përdhunoi kur isha 7 vjeç

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In