• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jo, fajin nuk e ka më Saliu, por ata pak shërbëtorë të verbër që e mbështesin ende

by Carlo Bollino
18/11/2025 18:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino 

Protestat e Berishës në nivelin e Këlliçit para Bashkisë: një grusht njerëzish me të njëjtat pankarta 

As stilin e pankartave s’ka dashur ta ndryshojë: Sali Berisha ka vendosur të kopjojë fiks modelin e protestave të Belind Këlliçit para Bashkisë, duke imituar madje edhe tabelat e kuqe e të zeza që mbanin protestuesit, sot si një vit më parë. Të përdorësh fjalën “protestues” është e tepërt. Në të vërtetë bëhet fjalë për një grusht deputetësh dhe punonjësish të PD-së, partinë që Berisha e ka katandisur nga ish-forca më e madhe opozitare në një OJF deputetësh pa asnjë mbështetje mbarëpopullore. 

“Qëllimi i protestës nuk ishte masiviteti”, tha Berisha në rrëfimin e tij televiziv, duke u përpjekur të justifikojë në mënyrë patetike dështimin e tubimit të organizuar mbrëmë para Kryeministrisë. Por ta përgënjeshtronte u kujdes Syri, televizioni i familjes, i cili ëndërronte masivitet dhe që madje titulloi: “Mijëra protestues i bashkohen thirrjes së opozitës para Kryeministrisë”. Në realitet nuk ishin më shumë se 200 vetë (pothuajse të gjithë burra), saktësisht si në protestat e para të Këlliçit. Në protestat e fundit para Bashkisë kishin mbetur rreth njëzet mbështetës të paguar e të lodhur, dhe mjafton kjo për të parashikuar fatin e strategjisë së dështuar që Berisha ka vendosur të ndjekë. 

Që nga sot, për rreth një orë çdo javë, i njëjti rreth shërbëtorësh do të mblidhet para Kryeministrisë, gjyshi-Berisha do të kërcënojë me revoltë kombëtare dhe pastaj të gjithë në shtëpi. Së shpejti do lodhen edhe ata, dhe gjithçka do të shuhet, si “Mosbindja e Madhe Civile Pa Ndërprerje” e shpallur nga Berisha dhe Noka, për të cilën nuk ka mbetur më asnjë gjurmë pas shfaqjes së parë. 

Berisha vazhdon të mos mësojë nga gabimet e tij, dhe Partia Demokratike, për shkak të tij, po fundoset duke tërhequr me vete shpresat për të pasur në vend një opozitë të fortë e të besueshme. Si në kohën kur bashkëpunonte me Ramiz Alinë duke refuzuar të hiqte emrin “Enver Hoxha” nga universiteti dhe duke e quajtur ende “shoku Ramiz” për t’i garantuar një tranzicion të butë, ashtu edhe sot Berisha duket sikur i është vënë në shërbim Edi Ramës, duke i dhuruar pushtet absolut pa asnjë alternativë.Por në kohën e protestave studentore, Berisha mashtroi opinionin publik dhe ëndrrën e studentëve, sepse kishte planin t’i  siguronte vetes një të ardhme politike si lider absolut. Po tani? Çfarë ëndërron sot Sali Berisha? Në këmbim të çfarë vazhdon të tradhtojë ëndrrat e popullit opozitar? 

E vërteta është se Berisha nuk ëndërron më asgjë sepse, duke ditur që nuk ka asnjë të ardhme politike përpara, ajo që i intereson është vetëm të mbrojë të shkuarën e tij. Arsyeja nuk është imuniteti, të cilin për vite me radhë e kishte objektiv duke pushtuar rolin e liderit të opozitës. SPAK ka treguar se nuk ka asnjë imunitet për Berishën dhe familjen e tij, veç sikletit dhe kujdesit të zakonshëm që drejtësia historikisht i ka rezervuar, duke pasur frikë nga dhuna e tij fizike dhe egërsia verbale e bazuar te shpifja. Berisha mund të vazhdojë të sillet me bullizëm edhe pa e mbajtur peng PD-në, dhe drejtësia do të vazhdonte ta druante njësoj. Vendimi për ta fundosur Partinë Demokratike mbështetet pra vetëm te vizioni i tij arkaik e patriarkal i bajraktarit që e konsideron veten pronar të padiskutueshëm të fisit të vet, me pushtet jete e vdekjeje mbi secilin prej anëtarëve. 

Partia Demokratike është fisi i tij, dhe anëtarët e deputetët e saj pranojnë (ose durojnë) të njëjtën rregull patriarkale. Besojnë se po vdiq bajraktari, nuk do të ketë të ardhme për ta dhe as rrogë deputeti. Nuk kuptojnë se mbijetesa e tyre varet pikërisht nga largimi i tij, sepse nëse Berisha mbetet në krye, në zgjedhjet e ardhshme do zhduken edhe vetë ata. 

Fajtor, pra, nuk është më vetëm kryetari, por të gjithë ata që ende e rrethojnë. Mbaroi koha e batutës “fajin e ka Saliu”. Jo, fajin e kanë të gjithë ata që e mbështesin ende si shërbëtorë të verbër. Faji është tek ato pak dhjetëra deputetë dhe funksionarë partie që mbrëmë u mblodhën në bulevard, te këmbët e bajraktarit të tyre, vetëm për t’i bërë të besojë se është ende ai lideri, siç ndodhte në ditët e fundit të Benito Musolinit. Siç ndodh gjithmonë me çdo diktator në ditët e fundit, i izoluar nga vendi i vet, por që ngushëllohet duke parë pak shërbëtorët e mbetur besnikë që e mashtrojnë duke i treguar se nuk është ende vetëm. 

Rezultatet zgjedhore të 9 nëntorit në 5 bashkitë ku u votua, përputhen në mënyrë perfekte me pamjet e bulevardit bosh të mbrëmjes së djeshme. Janë rezultate dhe imazhe që nxjerrin në pension sondazhistët, sepse Partia Demokratike e Sali Berishës është tashmë humbëse pa asnjë mundësi rikthimi. Është një forcë e mposhtur që në nisje dhe që nuk premton më asnjë surprizë. Braktisja e kutive dhe e sheshit tregon se militantët e opozitës kanë reshtur së ëndërruari. Ata, ndryshe nga shërbëtorët e verbër që qëndrojnë për oportunizëm në oborrin e Berishës, nuk besojnë më te bajraktari. Populli opozitar ka folur, dhe ai tregon se është më i emancipuar dhe se është më i mirë se ata që pretendojnë ta përfaqësojnë. 

 

 

Next Post
“Do vrisnin Prokurorin e Përgjithshëm të Brukselit!”/ Mafia shqiptare nën hetim për komplot, 8 të arrestuar

“Do vrisnin Prokurorin e Përgjithshëm të Brukselit!”/ Mafia shqiptare nën hetim për komplot, 8 të arrestuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In