Një 70-vjeçare e cila jetonte e vetme, është gjetur e dekompozuar në banesën e saj.
Sipas asaj që raporton policia, 70-vjeçarja me iniciale M.M, jetonte pranë bulevardin “Gjergj Fishta”, në Tiranë.
Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, ndërsa vijojnë hetimet.
Njoftimi i Policisë së Tiranës për ngjarjen:
Informacion paraprak
Me datë 28.01.2021, në bulevardin “Gjergj Fishta”, në një dhomë ku banonte e vetme është gjetur e dekompozuar shtetasja M. M., 70 vjeçe.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se është vdekje natyrale.
/a.r