• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Jeton Nezirajn tall Pacollin:  “Presidenti i Gambias, me origjinë shqiptare – dëshmi plisi dhe një letër”

by A R
13/12/2015 17:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dramaturgu Jeton Neziraj ka vazhduar talljen me “gjurmët shqiptare nëpër botë”. Përmes një postimi në Facebook, ai ka ironizuar sërish me një postim më të hershëm të Behgjet Pacollit që pretendonte se ka gjetur një kullë shqiptare në Kazakistan. Neziraj ka publikuar një fotografi të presidentit të Gambias, Yahya Jammeh, duke “i gjetur” atij rrënjë shqiptare.

“Presidenti i Gambisë, Yahya Jammeh ka origjinë shqiptare. Këtë gjë ma konfirmoi para disa ditësh biznesmeni i njohur shqiptar, B. P., në një darkë private. ‘Po, mund ta konfirmoj, Yahya ka origjinë shqiptare. Këtë gjë e konfirmoi ai vet para disa ditësh në një letër që ma ka nisur nga Gambia e largët’ (citat)”, ka shkruar Neziraj. Neziraj ka thënë se ishte “kureshtar për letrën”. “Dhe pastaj, e pashë vet me sytë e mi. Në të, me një shqipe të brishtë, shkruante: ‘U’ glitnji e kam n’mejtime poplin skipetar, atu ku jãn rēnjt e mua. Xemla e poplit skipetar ást e bard, si ky plis m’i ball mu’”, shkruan më tej Neziraj.

Në ironizimin e tij, Neziraj ka shkruar se “dëshmi e origjinës shqiptare të presidentit gambian Yahya Jammeh është edhe plisi i bardhë që ai vazhdimisht e bartë me shumë krenari, e që e përmendë edhe në letrën e tij dërguar biznesmenit shqiptar”.

“Dëshiroj që këtu publikisht, t’i ftoj studiuesit dhe dashamirët e historisë shqiptare që të hulumtojnë këtë lidhje tonë të mundshme me presidentin Jammeh, e pse jo, mbase edhe me krejt popullin bujar gambian. Personalisht do të sponsorizoja një ekspeditë studiuesish në Gambi. I juaji, J.N”, ka shkruar Neziraj.

Kohë më parë, Pacolli, në profilin e tij në Facebook kishte shkruar se dëshironte që ta ndante me ndjekësit e tij “një foto nga një tempulli shqiptar që u ndërtua mes viteve 1216-1238 për Hasan Djalalin, i quajtur ndryshe Mbreti i Albanisë (Roi d’Albanie). (Në atë kohë nuk ishte Arbëria apo Shqipëria)”.

“Në këtë Tempull në Azerbaixhan kam parë edhe shkrimet e para me gërma shumë të ngjashme me alfabetin shqiptar. Siç duket, gjuha shqipe është përdorur më herët se ‘’Meshari i Buzukut’’, ose shenjat e para të shqipes të gjetura në Dubrovnik të viteve 1286. Në këtë Tempull kishte shenja të ngjashme me ato që dëshmonin ekzistencën e Albanisë së Kaukazit tre shekuj e gjysmë para erës sonë. I ftoj historianët e Kosovës të vizitojnë vendet ku ishte instaluar Albania Kaukaziane, gjegjësisht, pjesën jugore të Azerbaixhanit, Karabahut dhe pjesën Iraniane të Kaspikut jugperëndimor. Një sponsorizim të eksploruesve kosovarë për këtë çështje do ta mbështetja me shumë dëshirë”, kishte shkruar Pacolli.

Pas “kullës shqiptare” në Azerbejxhan, zbulohet edhe një në Korenë e Veriut

Neziraj kishte ironizuar me këtë lajm pak ditë pasi që e kishte publikuar ish zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli.

“Kullë shqiptare në Gëangju të Koresë së Veriut (Vitet 883- 993) me mbishkrim shqip në hyrje: shpia e shqiptarit ashtë e mikut dhe Zotit!!!”, ka shkruar Neziraj, në komentin e një fotografie të një tempulli në Gjermani që e ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook. “I ftoj historianët e Kosovës të vizitojnë vendet ku ishte instaluar Albania koreane, gjegjësisht, pjesën jugore të Çungnam-it në Kore të Veriut. Një sponsorizim të eksploruesve kosovarë për këtë çështje do ta mbështetja me shumë dëshirë”, ka shkruar më tej dramaturgu Neziraj.

Next Post

Flamurtari Tirana 0 me 2, Bakaj i jep fitoren bardhebluve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Durrës, zjarri përfshin disa autobusë të vjetër, tymi i zi mbulon zonën

VIDEO/ Durrës, zjarri përfshin disa autobusë të vjetër, tymi i zi mbulon zonën

December 27, 2025
VIDEO-Stuhia e dëborës “ngrin” Nju Jorkun/ Anulohen fluturimet, kaos në transport! Gjendje e jashtëzakonshme në Nju Xhersi

VIDEO-Stuhia e dëborës “ngrin” Nju Jorkun/ Anulohen fluturimet, kaos në transport! Gjendje e jashtëzakonshme në Nju Xhersi

December 27, 2025
Këta janë alpinistët që humbën jetën pas goditjes nga orteku në Greqi (FOTOT)

Këta janë alpinistët që humbën jetën pas goditjes nga orteku në Greqi (FOTOT)

December 27, 2025
“Në bunker kaloi çdo orë të 472 ditëve”/ Reportazhi: Për më shumë se një vit, ushtari ukrainas tregon vuajtjen në frontin e luftës

“Në bunker kaloi çdo orë të 472 ditëve”/ Reportazhi: Për më shumë se një vit, ushtari ukrainas tregon vuajtjen në frontin e luftës

December 27, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Dielë 28 dhjetor 2025

December 27, 2025
I kërkuar në Austri për trafik droge, 29-vjeçari nga Maqedonia e Veriut arrestohet në Qafë-Thanë

Kërcënoi me jetë të atin dhe shkeli urdhrin e mbrojtjes, bie në pranga 34 vjeçari në Gramsh

December 27, 2025
Tuneli më i gjatë i autostradës në botë hapet për trafik

Tuneli më i gjatë i autostradës në botë hapet për trafik

December 27, 2025
Skitë Alpine/ Lara Colturi fantastike, renditet e treta në provën e parë në Austri..

Skitë Alpine/ Lara Colturi fantastike, renditet e treta në provën e parë në Austri..

December 27, 2025
Aksident tragjik në Durrës/ Makina merr përpara biçikletën, humb jetën 69-vjeçari. Shoqërohet në polici shoferja

Aksident tragjik në Durrës/ Makina merr përpara biçikletën, humb jetën 69-vjeçari. Shoqërohet në polici shoferja

December 27, 2025
Ndërtoi pa leje pranë monumentit të kulturës “Ura e Vashës”, arrestohet 44-vjeçari në Klos

Ndërtoi pa leje pranë monumentit të kulturës “Ura e Vashës”, arrestohet 44-vjeçari në Klos

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com