• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Jeton në një apartament modest”/ SHBA dhe Britania e Madhe e shpallin Berishën “non grata”, ish ministri i Metës: Në djall vaftë kjo punë

by Java News
22/07/2022 16:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Drejtësisë i LSI, Ylli Manjani thotë se Sali Berisha është politikani i vetëm i rangut të tij që jeton prej vitesh në një apartament modest. Sipas tij, “apartamenti është aq modest sa edhe analistët që paguhen për ta sharë nuk pranojnë të jetojnë.”

Duke folur për shpalljen non-grata dhe nga Britani e Madhe, Manjani shkruan se shpallja ndaj Sali Berishës është sulm dhe ndaj opozitës shqiptare.

“Nëse ngritja e opozitës të bën nongrata, në djall vaftë kjo e fundit (nongrata pra). Dhe po, sulmi ndaj Tij është sulm ndaj opozitës politike në këtë vend! Më mirë nongrata në vende që na lypin vizë për t’i vizituar por në mbrojtje të opozitës politike, sesa grata dhe mafioz që trafikon drogë e interesat e vendit lart e poshtë”, shkruan ai dnër rreshta.

Postimi i plotë:

Unë nuk e di se ç’korrupsion ka bërë Sali Berisha në Amerikë apo në Britani!?  Në Shqipëri di që është politikani i vetëm i rangut të Tij që jeton prej vitesh në një apartament modest. Aq modest sa edhe analistët që paguhen për ta sharë nuk pranojnë të jetojnë.

Sali Berisha është njëri prej leaderve politikë me influencë në jetën politike në vend. Është leaderi që ka firmën e tij në anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Europës dhe NATO. Është leader që siguroi atë që sot të gjithë e shijojmë, lëvizjen e lirë.

Sali Berisha është padyshim politikani e leaderi që ka krijuar një model politik i cili është i kritikueshëm dhe madje edhe i dënueshëm. 1997-ta  është periudha më e errët në karrierën e Tij, dhe qoftë dhe për kaq nuk duhej të ishte më në politikë.

Por prezenca e tij në politikë, (qeverisje ose opozitë), nuk ka lidhje as me kriminalizimin e pushtetit, as me trafikun e drogës e as me instalimin e shtetit mafioz që sundon.  Lënia e opozitës për kohë të gjatë në dorë të AliBejBashës e ngarkon me përgjegjësi, por jo me fajin e rëndë të shkërmoqjes së opozitës për një grusht parash të qelbura.

Sali Berisha ndoshta është pa të ardhme, por sot qartësisht është faktori që galvanizon një reagim opozitar të organizuar.  Nongrata ose jo, kjo ka pak rëndësi për misionin e ringritjes së një opozite për të cilën vendi ka nevojë.

Nëse ngritja e opozitës të bën nongrata, në djall vaftë kjo e fundit (nongrata pra). Dhe po, sulmi ndaj Tij është sulm ndaj opozitës politike në këtë vend!Më mirë nongrata në vende që na lypin vizë për t’i vizituar por në mbrojtje të opozitës politike, sesa grata dhe mafioz që trafikon drogë e interesat e vendit lart e poshtë.

Dhe më në fund, hiç mos u bezdisni nga insistimi, IN-CE-NE-RA-TO-RËT janë prova e modelit mafioz që sundon vendin!/m.j

Next Post
Reagimi/ Samiti Botëror i muxhahedinëve në Durrës, Ambasada e SHBA: Jemi në dijeni të një kërcënimi nga Irani, ja veprimet për t’u mbrojtur

"Me rekomandim të qeverisë shqiptare...!"/ Kërcënimet për një sulm terrorist, muxhahedinët e MEK në Durrës shtyjnë Samitin e Iranit të Lirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com