• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Me jetë të gjatë, i dashur Thomas!

by Mira Kazhani
29/09/2017 08:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mira Kazhani

Sot, mikesha ime prej më shumë se një dekade, Ilva, u bë mami e një djali të pagëzuar me emrin amerikan Thomas. Zgjedhje e babi Eduardit, që beson tek Amerika në çdo gjë, edhe se emrat janë më fatsjellës. Ne, me siguri, do përfundojmë duke i thirrur Tomi, kur ai të rritet, po kjo puna e emrave më duket diskutim pak teorik, sepse në jetë çdonjëri nga ne i jep emrit të tij një kuptim unik. A ju ngjajnë dy Vera, dy Diana, dy Taulantë bashkë? I njëjti emër sjell imazhe tërësisht ndryshe dhe emrat e njëjtë janë kaq të ndryshëm.

Nuk marr dot përsipër të flas për ndjesitë e nënave, se nuk jam. Ndoshta një ditë do jem! Por i dua shumë fëmijët. Di të ndërroj edhe pelena dhe t’iu vij pas avazit. Por vetëm kaq! Sot kur shihja në maternitet Thomas-in, për të njëqindën herë, me përafri mendova për atë hapësirën mes dy çasteve që ndryshojnë jetën e dikujt. Thomas-i, si një top sheqeri, ka ardhur nga një botë me ujë dhe me mikrofona (në fakt, mbrëmë ka qenë live tek “Ora News” dhe duhet të ketë ndjerë që një burrë i gjatë i ka puthur dorën mamit të tij. Ishte Kryeministri Edi Rama, Thomas, që kur të jesh ti burrë, ai, bashkë me ne të tjerët, do jetë në pension) në një qytet të vogël dhe me shumë njerëz, që nxitojnë, a thua se jetojnë në Hong Kong dhe iu duhen 3 orë për të mbërritur në punë. Meqë je çun, duhet të mësosh se për makina vdesim dhe e përdorim atë edhe për të blerë një bukë, 5 minuta larg shtëpisë. Ngaqë e kemi me nxitim, jo për gjë.

Nxitojmë kur jemi në makinë. Kur jemi në shkollë të mesme duam të jemi të rritur dhe me makina Mercedes, mundësisht. Vajzat i veshin takat dhe getat para kohe. Një pjesë është pasuruar me nxitim dhe brenda 25 vjetësh ne kemi fshatra të pasurish, që jetojnë si aristokratë 500-vjeçarë dhe sillen siç janë në të vërtetë, si ish-të varfër! Me siguri mbajnë dhe piano, si vjenezët dhe detyrojnë fëmijët të shkojnë në kurse, oh sa në shumë kurse i çojnë, nuk e ke idenë, i dashur banori më i ri në qytet! Uroj që ti mos e lejosh këtë gjë. Nuk ia vlen të bësh gjëra që të tjerët duan për ty. Nëse do kesh vesh muzike, mirë. Mami jot ka qenë e talentuar në violinë, por më ka treguar që nuk kishte vullnet e si kokëfortë zgjodhi një profesion aspak melodioz.

Fëmijët seç kanë këtë magjinë sikur vijnë nga dorë e Zotit, janë të sinqertë e engjëj dhe pastaj bëhen njerëz. Të mendosh që të gjithë maskarenjtë e kësaj botë kanë qenë bebe: të gjithë nobelistët, shkencëtarët, presidentët, sportistët, heronjtë, aktorët e famshëm… por gjatë rrugës marrin drejtimin e tyre. Disa nuk drejtohen asnjëherë! Tipi jot më pëlqen Thomas, se ti nuk e kishe me nxitim. Dua të të uroj një jetë të gjatë dhe pa piano!

Të jesh sa më gjatë fëmijë.

Me dashuri
Mira

Next Post
Turqia ofron këmbimin e Gulenit me pastorin Brunson

Turqia ofron këmbimin e Gulenit me pastorin Brunson

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Fjalime, molotovë, dhe… në rishikim

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

January 24, 2026
“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

January 24, 2026
“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

January 24, 2026
Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

January 24, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

January 24, 2026

Pse Berisha përsërit se nuk pret të vijë në pushtet nga SHBA

January 24, 2026
Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In