• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Jeta në Tel Aviv ka ngrirë”, ambasadorja shqiptare në Izrael: 5 shqiptarë të bllokuar kërkojnë evakuim

by E S
16/06/2025 22:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe ishte e ftuar në Debat me Alba Alishanin ku foli në lidhje me situatën e krijuar në vend pas shkëmbimit të sulmeve raketore me Iranin.

Diplomatja shqiptare tregon se jeta në qytetet izraelite ka ngrirë, ndërsa të gjithë zbatojnë me përpikmëri urdhrat e ushtrisë për t’u futur në vendstrehime.

“Në fakt që në momentin që nisi, e gjitha ambasada jemi në dispozicion. Kanë qenë netë të vështira. Vetëm kur i dëgjon bombardimet janë të vështira dhe jo kur i përjeton. Po zbatojmë në mënyrë strikte të gjithë rregullat. Është e vështirë për ne, por edhe për turistët apo njerëzit që u gjendën në Izrael për punë, ishin të papërgatitur. Jeta në qytet është ndaluar për shkak të udhëzimeve të sigurisë, shkollat, zyrat janë mbyllur. Të gjithë po punojnë nga zyrat e sigurta.

Marketet dhe farmacitë janë të hapura. Jeta është e ngrirë, nuk ka trafik, nuk ka njerëz duke ecur. Dëmtime ka pasur në Tel Aviv dhe qytete pranë. Ka pasur dhe të vrarë. Nëse do të ketë sulme, do të vijë një SMS në telefon, që Izraeli po sulmohet. Pallatet 20 vjeçare e këtej i kanë dhomat e sigurisë brenda, teksa të vjetrit i kanë poshtë. Ka dhe struktura mbrojtëse publike, për njerëzit që gjenden jashtë. Nuk futemi në këto dhoma pa na thënë me SMS apo nga alarmi që dëgjohet. 24-orëshi i fundit ka qenë më i qetë, kemi pasur 3 alarme në mëngjes”, shprehet ambasadorja.

Kumbe shprehet se aktualisht në Izrael kanë mbetur të bllokuar 5 shqiptarë që ishin aty për punë apo turizëm, teksa ata që jetojnë aty nuk kanë kërkuar që të evakuohen.

“Edhe ne si trup diplomati zbatojmë rregullat e përgjithshme. Jemi të detyruar t’i zbatojmë ato. Ne jemi në kontakt me të gjithë qytetarët shqiptarë dhe po punojmë për t’i kthyer. Kemi një tjetër komunitet shqiptarësh që jetojnë në Izrael dhe që nuk kanë kërkuar të largohen. Aeroporti është i mbyllur, po ashtu dhe rruga detare. Qytetarët që u gjenden rastësisht na thonë aman na ktheni në shtëpi, për ne kryesore është që t’i mbajmë të sigurt. 5 qytetarë kanë kërkuar ndihmë. Numri është i vogël”, deklaroi Kumbe.

Next Post

Në dorë të një viroze!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jam diskriminuar”/ Çfarë tha në gjykatë portugezi i dyshuar për vrasjen e biznesmenit

“Jam diskriminuar”/ Çfarë tha në gjykatë portugezi i dyshuar për vrasjen e biznesmenit

March 10, 2026
Tentuan të vrasin një person për hakmarrje, dënohen me nga 20 vite burg dy shtetas

Tentuan të vrasin një person për hakmarrje, dënohen me nga 20 vite burg dy shtetas

March 10, 2026
Ishulli Kharg, ‘zemra’ e naftës iraniane dhe pika që mund të vendosë fatin e ekonomisë botërore

Ishulli Kharg, ‘zemra’ e naftës iraniane dhe pika që mund të vendosë fatin e ekonomisë botërore

March 10, 2026
Vendimi i PS, reagon Bardhi: I korruptuari mbron të korruptuarit! Rama zyrtarisht peng i Ballukut

“Përgjimi ishte i datës 20 nëntor…”, Bardhi kundërshton raportin e PS për Ballukun

March 10, 2026
Polonia kufizon tifozët shqiptarë, vetëm 3000 bileta për ndeshjen e play-off të Kupës së Botës

Polonia kufizon tifozët shqiptarë, vetëm 3000 bileta për ndeshjen e play-off të Kupës së Botës

March 10, 2026
Ç’ndodh nëse humbet fleta në postë? Ja ç’thotë Ilirjan Celibashi për votat e diasporës

Reforma gati në qershor? Çfarë ndryshimesh priten në Kodin Zgjedhor

March 10, 2026
Këlliçi: Rama ka nisur një fushatë kërcënimi dhe shantazhi kundër gjyqtarëve që nuk i binden

Nisma e Gjykatës së Lartë, reagon Këlliçi: Duan t’i shërbejnë pushtetit dhe korrupsionit

March 10, 2026
Bien çmimet e naftës! Trump: Lufta drejt fundit; Irani: Fundin e përcaktojmë ne, jo amerikanët

Bien çmimet e naftës! Trump: Lufta drejt fundit; Irani: Fundin e përcaktojmë ne, jo amerikanët

March 10, 2026
Raportuesi për Shqipërinë në Bundestag takohet me kryeministrin Rama, nesër me Berishën

Raportuesi për Shqipërinë në Bundestag takohet me kryeministrin Rama, nesër me Berishën

March 10, 2026
Komisionerja Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve politike

Komisionerja Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve politike

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In