• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jeta mbi një karrocë, Shqipëria s’ofron lehtësi për personat e pamundur të lëvizin

by Java News
23/02/2019 16:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jeta mbi një karrocë me rrota nuk është aspak e lehtë për Adivijen. Ajo është një grua e re tepër kurajoze dhe nuk dorëzohet lehtë, po barrierat e shumta që has, e bëjnë atë dhe personat e tjerë me aftësi të kufizuara të jenë plotësisht të varur nga të tjerët, veçanërisht nga familja.

“Për momentin, institucionet që ofrojnë shërbime për qytetarët janë problem kryesor, pasi ne ndjehemi të përjashtuar nga këto shërbime. Bashkia, prefektura, teatri, godinat arsimore… Shkollat ekzistuese nuk e kanë aksesueshmërinë e duhur. Transporti urban është një tjetër problem, pasi është i paaksessueshëm nga ne. Po dhe kur ndodh që autobusët të kenë akses, shërbimi nuk ofrohet nga papërgjegjshmëria e drejtuesve të tyre, pavarësisht lehtësirave që u njeh ligji, 10% më pak taksa për shërbimet që ofrojnë për personat me aftësi të kufizuara”, thotw Adivija.

Jo vetëm transporti publik. Edhe ai taksi nuk ofron akses për ta. Transporti hekurudhor gjithashtu. Një person në karrocë me rrota nuk ka akses as për të tërhequr paratë e veta në bankomatet të cilat janë vendosur në lartësi të paarritshme për ta. Ndaj Adivijen e gjen gjithnjë në mbrojtje të të drejtave të saj dhe të personave para dhe tetraplegjikë, shoqatën e të cilëve drejton prej disa vitesh në qytetin e Durrësit.

“Në të shumtën e rasteve nuk lëvizin pasi privohen vetëm nga mungesa e aksesueshmërisë. Aftësinë ma kufizon ambienti ku unë lëviz, jetoj. Barrierat që ekzistojnë në rrugë, infrastrukturë e gjithandej më kufizojnë mua. Me të vërtetë po bëhet diçka në rrugë, po rampat duhet të jenë në standardet e duhura”, thekson Adivija.

Mimoza është gjithnjë pas një karroce. Ajo tregon se shpesh edhe rampat ekzistuese nuk janë në pjerrësinë e duhur. Sot, nuk ia doli dot ta ngjisë karrocën e djalit të saj Robertit 32-vjeçar në rampën e institucionit kulturor në qendër të qytetit të Durrësit. Dhe jo vetëm këtu. Poliklinika e Specialiteteve Shëndetësore është një tjetër problem për të.

Adivija, Roberti dhe shumë të tjerë po ngrenë zërin për rritjen e aksesueshmërisë në Bashkinë Durrës, përmes përshtatjes arkitektonike të godinave publike dhe atyre të banimit, si dhe infrastrukturës rrugore, arsimore e shëndetësore, për të lehtësuar lëvizjet dhe marrjen e shërbimeve dhe nga personat me aftësi të kufizuara.

Nuk ka shërbime pa aksesueshmëri. Ne jemi të përjashtuar nga shoqëria prandaj ne po e ngrejmë zërin për ta bërë qytetin të aksesueshëm për të gjithë. Sipas INSTAT, në territorin e Bashkisë Durrës ka 11 883 persona me aftësi të kufizuara./tch

/a.meta

Next Post
Basha i “frymëzuar” para protestës: Asnjë nuk i ndal qytetarët

Basha mbledh kolegjin e kryetarëve të degëve të PD në rrethe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

November 9, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

November 9, 2026
Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

November 9, 2026
VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

November 9, 2026
Ndalimi i importit të makinave të vjetra, Klosi: Nisma do zbatohet

Pas heqjes së taksës së qarkullimit nga nafta, mazhoranca propozon vinjetën për automjetet me targa të huaja! Ja si do të funksionojë

November 9, 2026
Dita e nesërme me dy protesta dhe taktikë populiste, PD para Kryeministrisë në mesditë, studentët në orën 14:00 te ministria!

Berisha premtoi se do ikë kur ta lërë mendja, po kush guxon t’ia thotë?!

November 9, 2026
Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

November 9, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 9, 2026
Kërkoi verifikim të fletëve të votimit për zgjedhjet e 11 Majit, KQZ i kthen përgjigje PD-së

Zgjedhjet vendore 2027, KQZ kërkon Kuvendit 265 milionë lekë shtesë: Mungesa e fondeve ndikon në sigurinë e sistemeve dhe logjistikën!

November 9, 2026
“Do shkrihen edhe akujt artificialë”- Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”: Një dritare dialogu online me studentët, e hapur 24 orë për pyetje, shqetësime dhe…! (VIDEO)

Dritarja online e dialogut “Fol me Kryeministrin”, mbi 971 shqetësime nga qytetarët deri tani! Ja cilat janë ankesat kryesore

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In