• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Jeta i kushtoi 700 Euro / Shitësi e kapi nga këmba, 27-vjeçari shqiptar si hije…

by A R
09/11/2021 11:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të reja tronditëse janë publikuar në lidhje me ngjarjen e rëndë ku një shitës 44-vjeçar në Selanik u vra gjatë një grabitje nga një shqiptar 27 vjeç dhe bashkëpunëtori i tij grek, 35 vjeç. Në një video dokumentar të publikuar në mediat vendase shikohen lëvizjet e autorëve pak para se të kryejnë grabitjen e përgjakshme. Ata ishin veshur xhaketa sportive me kapuçë për të fshehur identitetin. 27-vjeçari shqiptar është parë teksa mbante në dorën e majtë një qese dhe në dorën e djathtë një dyshek të mbledhur. Të dy kanë ecur të qetë dhe ngadalë, pa u vënë re që ishin bërë gati të shkaktonin një tragjedi të vërtetë.

Në fund të rrugës ata janë ndarë, me shqiptarin që është kthyer majtas për të kryer grabitjen në dyqan dhe bashkëpunëtorin grek që vazhdoi drejt, i gatshëm për të ndihmuar shqiptarin pas ngjarjes. Pasi kryen krimin, shqiptari ka vrapuar për t’u larguar nga skena e krimit. “Ai dallohet si hije duke vrapuar në drejtim të bashkëpunëtorit që po e priste. Dhe më pas, të dy zhduken”, shkruhet në mediat greke. Pas kësaj, jeta e një personi, vetëm 44 vjeç, u shua… U shua për 700 Euro, shkruajnë mediat.

Lajmi tragjik ka tronditur të gjithë vendin dhe ka futur një familje të tërë në zi. 44-vjeçari, i cili është identifikuar me emrin Mario, kujdesej për të ëmën viteve të fundit. Ai i rezistoi grabitjes së shqiptarit. Ky i fundit e goditi me qytën e pistoletës. Kjo ka shkaktuar rrëzimin e viktimës në tokë, por gjithsesi ka qenë i vetëdijshëm. Më  pas, 44-vjeçari grek e ka kapur nga këmba shqiptarin në përpjekje për ta ndaluar që të largohet. Pasi është kthyer, shqiptari e qëlloi me një plumb në kokë, çka i shkaktoi vdekjen. Autori ka thënë se arma është shkrepur në një moment të caktuar padashje.

Një gabim i shqiptarit bëri që ky i fundit të kapej. Ka qenë një objekt që ka rënë nga qesja e tij, ku është përftuar shenja e gishtit e bashkëpunëtorit të tij. I pari që u arrestua ishte 35-vjeçari grek. Disa orë më vonë, u kap edhe 27-vjeçari shqiptar. Të dy kanë folur para autoriteteve. Ata janë shprehur se nuk kanë pasur qëllim që të kryejnë vrasjen. Bashkëpunëtori grek ka thënë para autoriteteve se nuk dinte gjë për grabitjen që do të ndodhte. Ai ka pretenduar se me shqiptarin ka qenë shok kohët e fundit. 

/a.r

Next Post
Media gjermane: Dredhia e Grenellit në Kosovë

Richard Grenell fton amerikanët: Duhet ta vizitoni Tiranën, shqiptarët janë të mahnitshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

September 10, 2026
Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

September 10, 2026
Tensionet në veri/ Ish-presidenti Thaçi lë qelinë dhe shkon në Kosovë

Thaçi thyen heshtjen për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time!

September 10, 2026
Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Berisha flet nga New Jersey: Vendimi ‘non-grata’ ishte lobim korruptiv i Ramës dhe Sorosit

September 10, 2026
“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

September 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

U kap me armë zjarri dhe jelek antiplumb, arrestohet pronari i një hoteli në Fushë-Krujë

September 10, 2026
Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

September 10, 2026
Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

September 10, 2026
Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

September 10, 2026
Shkodër/Ardi Veliu kritikon ashpër policinë vendore për grupet kriminale e kultivimin e drogës

Trafik armësh? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! (Çfarë thotë për Ron Yeffet?)

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com