• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Jeta e rrezikshme e gazetarit, rrëmbime, arrestime dhe tortura

by Java News
02/11/2017 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të rrëmbyer, të torturuar, të vrarë: në të gjithë botën dhuna kundër gazetarëve është shtuar. Por vetëm një në dhjetë krime sqarohet. Armiqtë më të mëdhenj të gazetarëve shpesh janë shtetet ku punojnë gazetarët.

530 gazetarë të vrarë. Vetëm midis viteve 2012 dhe 2016. Këtë shifër e publikoi UNSECO në një raport paraprak për “Report World Trend in Freedom of Expression and Media Development”. Në bazë të rrjetit “Reporterë pa kufi”, në vitin 2017 kësaj shifre iu shtuan edhe 47 gazetarë të tjerë. Krahasuar me dekadat e mëparshme kemi një rritje të dukshme, “Jeta si gazetar po bëhet më e rrezikshme”, konfirmon Christian Mihr, drejtor ekzekutiv i “Reporterëve pa kufi”. Dhe vetëm një ndër dhjetë krime sqarohen. Për të tërhequr vëmendjen në këtë gjendje të rëndë, në vitin 2013 OKB-ja shpalli “Ditën ndërkombëtare kundër mosdënimit të krimeve kundër gazetarëve”.

Veçanërisht të rrezikuar janë qytetarët që punojnë si gazetarë, të ashtuquajturit gazetarë qytetarë, të cilët përhapin informacione në mediet sociale si në Facebook dhe në Twitter. Ata raportojnë nga rajone dhe vende, në të cilat nuk guxojnë të shkojnë më gazetarët klasikë. Në një rezolutë të OKB-së të vitit 2014, pranohet për herë të parë roli dhe nevoja për mbrojtje e gazetarëve qytetarë. Por megjithë rezolutat e shumta, të cilat duhet të garantojnë mbrojtjen e atyre që informojnë, numri i vrasjeve është i lartë.

Të drejtat e njeriut? Jo dhe kaq të rëndësishme

Shkak për këtë sipas Mihrit janë dukuritë e shpërbërjes në shumë shteteve. “Në Afganistan, në Siri ose në Somali faktikisht pushtetin e kanë organizata, të cilat nuk ndihen të lidhura me marrëveshjet e miratuara të të drejtave të njeriut”, thotë Mihr.

Por shpërbërja e shteteve nuk është problemi më i madh, thotë Mihr. Në shumë raste shtetet vetë nuk janë fare të interesuara për sqarimin e një krimi.

“Gazetarët shpesh raportojnë për gjëra, të cilat nuk u pëlqejnë anëtarëve të caktuar të qeverisë ose të administratës”. Për të gjetur një sjellje të tillë, nuk duhet të shkosh shumë larg, mjafton të shkosh deri në Maltë. Mihr-i dyshon që ekziston një interes i ndershëm shtetëror në hetimet për vrasjen e gazetares Daphne Caruana Galizia.

Rrëmbime, arrestime dhe tortura

Jo vetëm numri i gazetarëve të vrarë është në rritje, në rritje është edhe numri i akteve të dhunshme. Arrestime arbitrare, rrëmbime dhe tortura janë vetëm disa nga krimet që numëron OKB-ja. Kësaj i shtohet dhuna në hapësirën digjitale përmes fushatave të nxitjes dhe sulmeve ndaj faqeve të internetit të gazetarëve jo të preferuar. Shumë ndiqen hap pas hapi me anë të përgjimit digjital. Ajo që tingëllon e padëmshme, përfundon jo rrallë në dhunë reale. “Në gjysmën e të gjitha rasteve, në të cilat Reporterët pa kufi japin ndihmë emergjente, njerëzit ndodhen në një situatë emergjente, pra janë arrestuar ose po torturohen, sepse janë përgjuar më parë në mënyrë digjitale”, thotë Mihr.

Prandaj Reporterët pa kufi kërkojnë një të ngarkuar të posaçëm të OKB-së, sipas shembullit të Të Ngarkuarit të Posaçëm për Fëmijë dhe konflikte të armatosura, të cilin e ka emëruar në vitin 1997 OKB-ja. Ky i Ngarkuar i Posaçëm mund të bënte kërkime në mënyrë të pavarur dhe të dokumentonte rastet e dhunës ndaj gazetarëve, në mënyrë që këto raste të ndiqen penalisht, thotë Mihr. Kjo ide ka shumë mbështetës, Bundestagu Gjerman është parlamenti i parë në botë që e ka kërkuar këtë vit të Ngarkuarin e Posaçëm./DW

a.ç

Next Post
Arrestohet pronarja e fasonerisë në Durrës, si u ‘fundos’ nga kontrolli i OSHEE

Arrestohet pronarja e fasonerisë në Durrës, si u 'fundos' nga kontrolli i OSHEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin akuzon NATO-n: Perëndimi po përgatitet për luftë kundër Rusisë

Putin akuzon NATO-n: Perëndimi po përgatitet për luftë kundër Rusisë

June 23, 2026
Gonxhja: Protestat nisën me emocion, më pas u futën në “mjegull” politike

Gonxhja: Protestat nisën me emocion, më pas u futën në “mjegull” politike

June 23, 2026
“Harruan Zvërnecin”, Spahiu ironizon protestën: Si mund ta udhëheqë Gjeneratën Z një lider i “Gjeneratës Zh”?

“Harruan Zvërnecin”, Spahiu ironizon protestën: Si mund ta udhëheqë Gjeneratën Z një lider i “Gjeneratës Zh”?

June 23, 2026
Ish-kreu i SHISH: Shërbimet iraniane kanë qenë aktive në Shqipëri prej vitesh

Ish-kreu i SHISH: Shërbimet iraniane kanë qenë aktive në Shqipëri prej vitesh

June 23, 2026
VIDEOLAJM/ Pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestën e sotme para Kryeministrisë

VIDEOLAJM/ Pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestën e sotme para Kryeministrisë

June 23, 2026
“Skenë krimi” para Kryeministrisë! Protestuesit nisin marshimin pas përfundimit të fjalimeve

“Skenë krimi” para Kryeministrisë! Protestuesit nisin marshimin pas përfundimit të fjalimeve

June 23, 2026
Del videoja, ja çfarë deklaronte Dritan Goxhaj në daljet televizive pak kohë më parë

Del videoja, ja çfarë deklaronte Dritan Goxhaj në daljet televizive pak kohë më parë

June 23, 2026
“Treni i paqes mund të dalë nga shinat”/ Ambasadori izraelit paralajmëron: Irani mund të sabotojë bisedimet Izrael-Liban

“Treni i paqes mund të dalë nga shinat”/ Ambasadori izraelit paralajmëron: Irani mund të sabotojë bisedimet Izrael-Liban

June 23, 2026
“Dje ‘Komandant’ me pagesë, po sot shërbëtor me çfarë?”, Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt

“Dje ‘Komandant’ me pagesë, po sot shërbëtor me çfarë?”, Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt

June 23, 2026
Botërori 2026/ Dalin formacionet zyrtare, si reshtohen skuadrat Angli-Gana

Botërori 2026/ Dalin formacionet zyrtare, si reshtohen skuadrat Angli-Gana

June 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In