• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jeta e Anila Denajt para politikës: Ndërrova 18 shtëpi, në 3 kontinente dhe 5 shtete

by A R
08/04/2025 19:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Salvadori në Bolivi, Ekuador, Rumani e më pas Mozambik duket një itinerar i çuditshëm, por këto kanë qenë ndalesat profesionale të Anila Denajt përpara se të përfshihej në politikë.

Në një intervistë në “Rudina” në Tv Klan, ministrja e Bujqësisë tregon se herë pas here e gjen veten në xhaketën e bankierit që e ka mbajtur për 18 vite. Ajo ka qenë këshilltare ndërkombëtare financiare në një bankë private dhe puna e ka dërguar në vende të largëta e me plot sfida.

Anila Denaj: Pavarësisht se kjo duket shumë e bukur nga jashtë, ka edhe sfidat  e veta. Unë kur kam  ardhur në Shqipëri, pas këtyre viteve, pas 7 viteve, në 5 shtete në 3 kontintente, kam numëruar shtëpitë me qira që kam jetuar. Ishin 18, ishin shumë dhe kam kuptuar që vërtet kishte shumë emocione, por edhe shumë vështirësi sepse nga një vend te tjetri dhe nga një lëvizje te tjera, po flas për shtëpinë, por kjo tregon sesa shpesh kam lëvizur, ka edhe kostot e veta. Atëherë kam qenë pa familjen, familjen e  krijova në Shqipëri dhe ma ka lejuar koha jashtë familjes të udhëtoja.

Pas kthimit nga Amerika Latine ku nevojitet që të rriteshin kapacitetet e bizneseve të vogla dhe të mesme, ministrja shkoi në Rumani. Pas 2 vitesh, u duk se do të rikthehej në Shqipëri por u gjend në një tjetër kontinent sfidues: Afrikë.

Anila Denaj: Më pas erdha në Rumani, 2 vjet që ka qenë një eksperiencë shumë e veçantë ku ndërtimi i kapaciteteve për personelin drejtues, por duke u bërë edhe drejtoreshë vetë për të ndërtuar një bankë nga fillimi, ishte domosdoshmëri dhe pas 2 vjetësh ne kishim një parim, ne çdo performancë na  vlerësohej 1 vit pasi kishim lënë një vend sepse vetëm atëherë drejtuesit thoshte që ti ke bërë punë të  mirë që atë që ke lënë në pozicionin tënd, e ka bërë këtë punë siç do të duhej ta bënte. Më pas mendova që do të kthehesha  përsëri në Shqipëri, por në fakt një surprizë e vogël, një telefonatë më tha duhet të shkosh në Afrikë. Unë thashë nuk jam personi që e njoh Afrikën, dërgoni dikë tjetër, nuk flas as portugalisht, flas vetëm spanjisht, më thanë ti je shqiptare, i mëson shumë shpejt gjuhët, shko në Afrikë. M’u desh për një javë të shkoja në Afrikë. Jetova 2 vjet, aty m’u duk shumë e lehtë në fillim. Ekipi im janë ekip në zyrat qendrore. Më kanë ndihmuar, m’u duk e lehtë sepse mendova që lidhej çdo gjë me procedurat, në fakt Afrika tregoi që ligjet dhe procedurat janë një gjë dhe ka qenë vendi që kam mësuar një mësim shumë të rëndësishëm: procedurat dhe ligjet janë aty por në qoftë se njerëzit nuk i jetojnë procedurat dhe ligjet dhe nuk kanë përgjegjshmërinë, çdo gjë bëhet shumë e vështirë dhe Afrika ishte një vështirësi që lidhej me njerëzit dhe e besoj që pas 2 vjetësh punë në Afrikë, pata edhe kostot e mia, sidomos në shëndet, por ia dola që ta kthej bankën në fitim pas 5 vitesh humbje.

Next Post
Flet admirali Agastra: Do rrisim kapacitetet e Flotës Detare. Ja anijet që do të marrim

Flet admirali Agastra: Do rrisim kapacitetet e Flotës Detare. Ja anijet që do të marrim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Shtëpinë nuk e mbajnë në këmbë muret

February 16, 2026
Çernobili “nuk harron”, zbulohen gjurmët e para të rrezatimit në ADN-në e fëmijëve të punëtorëve

Çernobili “nuk harron”, zbulohen gjurmët e para të rrezatimit në ADN-në e fëmijëve të punëtorëve

February 16, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Doza e hipnozës në recetën e rrëzimit të Edi Ramës çdo dhjetë ditë

February 16, 2026
Popullsia mbi 65 vjeç, Shqipëria me rritjen më të fortë në Europë nga 2015 në 2025

Popullsia mbi 65 vjeç, Shqipëria me rritjen më të fortë në Europë nga 2015 në 2025

February 16, 2026
Zbulohet skenari: Ushtria amerikane po përgatitet për operacione disa javore kundër Iranit

Zbulohet skenari: Ushtria amerikane po përgatitet për operacione disa javore kundër Iranit

February 16, 2026
Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

February 16, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu

February 16, 2026
LIVE! PS mbledh grupin parlamentar, prezantohet nisma ligjore pas vendimit të GJK për Ballukun

LIVE! PS mbledh grupin parlamentar, prezantohet nisma ligjore pas vendimit të GJK për Ballukun

February 16, 2026
Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

February 15, 2026
Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In