• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Jeta dhe Vdekja” / “GOCAT” sjell përjetimet personale të Faton Kryeziut për Luftën e Kosovës

by A R
11/04/2025 14:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Galeria më e madhe e artit bashkëkohor në Tiranë, “GOCAT”, krijuar nga Fondacioni Mane, ka hapur dyert për ekspozitën më të re, “Jeta dhe Vdekja”, nga Faton Kryeziu. Një ekspozitë e parë personale e artistit nga Kosova në Shqipëri, që do të qëndrojë e hapur deri më 25 maj.

Vetë titulli flet shumë për këtë ekspozitë; trajton dualizimin e jetës dhe të vdekjes, peshën që këto dy nocione kanë tek vetë njeriu, por mbi të gjitha të vërtetën e pakundërshtueshme, se fillesa dhe fundi i rrugëtimit të tij qëndron mbi çdo mister tjetër.

Fatoni ndalet në jetë-vdekje duke sjellë përjetimet e tij personale gjatë dhe pas Luftës së Kosovës – si një individ dhe artist që ka parë “fusha, shtëpi që digjen dhe bimë që mbijnë pikërisht mbi tokë të shkrumbuar”. Për të, Lufta e Kosovës lidhet pashmangshmërisht me vdekjen, ashtu sic lidhet me jetën pavarësia e fituar e Kosovës më 17 shkurt të 2008-s.

Në ceremoninë e hapjes, artisti Faton Kryeziu ndau të gjithë procesin e tij krijues, ndërsa e cilësoi si një proces të shtrirë në kohë, me vëzhgimin kureshtar të njeriut dhe artistit.

“Jam me të vërtetë një vrojtues i mirë dhe them se edhe kam patur se ç’të shoh në vendin tim, në Kosovë. Gjithçka që kam vrojtuar, që fëmijë dhe deri në momentin kur Kosova është shpallur e pavarur, është hedhur në telajo me objektivitet dhe sinqeritet”, – u shpreh Fatoni.

Suzana Varvarica Kuka, kuratorja e ekspozitës “Jeta dhe Vdekja”, e cilësoi Galerinë “GOCAT” si hapësirën më ideale për promovimin e ekspozitës së Kryeziut dhe jo vetëm.

“ “GOCAT” është një nga galeritë më të bukura që ka Tirana dhe jo në konceptin fillestar të saj… Është një nga galeri i përçon ndjesi emocionale jo vetëm artistit, por edhe kuratorit, jo vetëm kritikës, por edhe publikut”, – tha Suzana Varvarica ndërsa nuk ngurroi ta krahasonte galerinë me galeritë e botës.

Të gjjitha pikturat e ekspozuara në ambientet e galerisë, të cilat janë 25 në total, vijnë si rezultat i harmonisë së arrirë mes mendimit të thellë, ngjyrës dhe përmbajtjes figurative.

Ndërsa së bashku lëshojnë ftesën për të përjetuar doza ekspresive arti, mes tyre pikaset autoportreti i Kryeziut dhe portreti i shkrimtarit të shquar shqiptar Ismail Kadare.

Këto punime përbëjnë qëllimshëm diptikun e fundit të ekspozitës “Jeta dhe Vdekja”. Ndërsa përçohet më së miri karakteri i personaliteteve të përzgjedhura, komunikohet bindja e artistit, se puna dhe vepra e lënë pas nuk e njohin kurrë vdekjen.

“GOCAT” vjen si një hapësirë ku artdashësve nuk u duhet të paguajnë biletë dhe ku artistëve u kërkohet vetëm pasioni dhe origjinaliteti i tyre krijues.

Ekspozita e Faton Kryeziut në Galerinë “GOCAT”  pason 20 ekspozita të mëparshme personale të artistit, të hapura në vende si Prizreni, në Galerinë Kombëtare të Arteve, Prishtinë, në Galerinë “Brucke”, Gjermani, dhe Galerinë “Dalek”, Belgjikë.

Mbi 400 vepra të tij janë pjesë e koleksioneve private në vende të ndryshme të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Bahrein, Korenë e Jugut, Gjermani, Zvicër dhe Maqedoninë e Veriut.

Next Post
Turizmi, Rama: Deri në 2030 shkojmë në 20 mln turistë, kemi mbi 50 kontrata me hotele me pesë yje

Rama flet para hapjes së fushatës: Berisha në hall, LaCivita turist, Basha fenomen!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Protesta dhe SPAK janë dy fuqitë madhore të kohës, Zvërneci është tokë e “minuar” me paligjshmëri

Zogaj: Protesta dhe SPAK janë dy fuqitë madhore të kohës, Zvërneci është tokë e “minuar” me paligjshmëri

June 16, 2026
Lorenc Vangjeli: Protesta nxori jashtë loje edhe opozitën zyrtare të vendit

Lorenc Vangjeli: Protesta nxori jashtë loje edhe opozitën zyrtare të vendit

June 16, 2026
SPAK hapi “Kutinë e Pandorës”

SPAK hapi “Kutinë e Pandorës”

June 16, 2026
“Ne kemi qenë gjithmonë miq”/ Tension në samitin e G7 në Evian, përplasje mes Trump dhe Melonit (Video)

“Ne kemi qenë gjithmonë miq”/ Tension në samitin e G7 në Evian, përplasje mes Trump dhe Melonit (Video)

June 16, 2026
“Janë 82 deputetë, oqeani nuk është më i njëjti”, protestuesi flet për largimin e Marjana Koçekut nga PS

Ka dalë llumi në tribunë

June 16, 2026
I dyti që nga ndarja e Britanisë me BE-në, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar njoftojnë datën e samitit

I dyti që nga ndarja e Britanisë me BE-në, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar njoftojnë datën e samitit

June 16, 2026
Kontrollet e përbashkëta kufitare, qeveria e Maqedonisë së Veriut miraton sistemin ”One Stop Shop” me Shqipërinë

Kontrollet e përbashkëta kufitare, qeveria e Maqedonisë së Veriut miraton sistemin ”One Stop Shop” me Shqipërinë

June 16, 2026
Frikë dhe pasiguri në jug të Libanit, banorët: Izraeli po vazhdon operacionet

Frikë dhe pasiguri në jug të Libanit, banorët: Izraeli po vazhdon operacionet

June 16, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 17-ë e protestës para Kryeministrisë, ja sa është pjesëmarrja mbrëmjen e së martës

VIDEOLAJM/ Dita e 17-ë e protestës para Kryeministrisë, ja sa është pjesëmarrja mbrëmjen e së martës

June 16, 2026
Protesta para Kryeministrisë, Alimehmeti: Mes protestuesve ka drejtorë të PS, duhet reflektim edhe te PD

Protesta para Kryeministrisë, Alimehmeti: Mes protestuesve ka drejtorë të PS, duhet reflektim edhe te PD

June 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In