• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jepini LIVE nga fillimi në fund, të gjitha takimet e Sali Berishës!

by Alfred Peza
25/09/2021 21:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Për shkak të mungesës së audiencës, disa nga televizionet që kanë transmetuar takimet e para të turit të Sali Berishës nëpër Shqipëri, nuk e transmetuan LIVE takimin në Vlorë. Ndoshta edhe vetë ashtu do të kisha vepruar nëse do isha drejtues mediash, por nga pozitat e një vëzhguesi të zhvillimeve politike në vend që i përcjell ato përmes mediave, e kuptova se e kisha gabim.

Në ato 120 minuta sa zgjati takimi, shqiptarët kishin mundësi që të mësonin dhe kuptonin më shumë për Sali Berishën, sesa në 2-3 dekadat e fundit. Vetëm kur sheh takime të tilla nga fillimi në fund, mund të kesh mundësi që të shohësh;

Nga ata që e presin, tek ata që e përcjellin në fund. Nga ata që hyjnë në sallë për të kaluar kohën, tek ata që gajasen duke parë pa lekë, shfaqjen e aktorit kryesor të estradës politike shqiptare. Nga ata që marin pjesë në takimet politike të çdo lideri partie që shkon në qytet, tek ata që shfrytëzojnë të vetmen mundësi të jetës, për të bërë show-n e tyre të fundit personal brenda shfaqjes së madhe. Nga berishistët e sinqertë, tek “gjenitë e shpërfillur” dhe sharlatanët e radhës, që mendojnë se më në fund ora e fatit u ka trokitur përmes derës së Sali Berishës.

Në Shqipëri mungon fatkeqësisht gazetaria që i bën “check cross”-in, vërtetësisë së deklaratave të liderëve politikë, gjë që do ta ndihmonte shumë opinionin publik të kuptonte se Sali Berisha theu këtë radhë në Vlorë një rekord historik. Pothuajse çdo shifër që përmendi, çdo referim që bëri, çdo citim që ofroi dhe në çdo fakt që pretendoi se serviri ishte ose e gënjeshtër, ose e shtrembëruar ose e hiperbolizuar në shkallën sipërore absolute.

Prandaj të gjitha mediat shqiptare, madje edhe ato që nuk e kanë dhënë asnjëherë për shkak të formatit dhe programacionit, duhet ta transmetonin këtë takim. Por edhe të gjitha takimet e tjera mundësisht, që Sali Berisha mund të vijojë të bëjë nëpër Shqipëri, pas largimit që Lulzim Basha i bëri nga Grupi Parlamentar i PD për shkak të shpalljes së tij “non grata” nga SHBA. Sepse, do i bënin nder të madh vetes, duke ruajtur në arkiva, ndoshta turin e tij të fundit nëpër Shqipëri.

E pas shumë vitesh, kur historia të kërkojë ndihmën e arkivave filmike për tu shkruar, me siguri që ky segment në finishin e rrugëtimit politik të Sali Berishës do ketë rëndësi të veçantë. Mjafton të shohësh mënyrën sesi artikulohet dhe manipulon me të vërtetat, për të kuptuar se çfarë lloj lideri është.

Nga ai që nuk e ka për gjë të kthejë brenda pak orësh përmbys qëndrimet për Lulzim Bashën, pasi iu prek interesi i vet personal, mund të presësh gjithçka. A thua se ai do të ishte sot Kryetar i PD, nëse Sali Berisha nuk do e fuste nga oxhaku, për ti liruar me dhunë qoshen e shtëpisë së demokratëve!

Mjafton të analizosh vetëm një element të ujërave që lëshuan përrenjtë e Sali Berishës në Vlorë, për të kuptuar jo vetëm raportin e tij me të vërtetën përballë akuzave që i janë bërë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, por edhe me frikën që i është futur deri në palcë nga institucionet e sistemit të ri të drejtësisë. “Hyrja ime në Parlament mbrojti sovranitetin dhe dinjitetin e vendit tim! Ka një proces në Paris dhe ftoj këdo që të paraqesë faktet atje, por ju garantoj që fakte nuk ka”,- tha ai.

E para, Sali Berisha hyri në Parlament thjeshtë për të mbrojtur kokën e tij, duke e përdorur atë sallë të shenjtë si bunker dhe kjo ska të bëjë fare as me sovranitetin dhe as me dinjitetin e vendit. Sepse sovraniteti i Shqipërisë dhe dinjiteti i saj, nuk rrezikohen nga SHBA, por nga liderë politikë si ai.

E dyta, Sali Berisha gënjen kur thotë se ka një proces në Paris, sepse ai nuk ka nisur ende. Por edhe nëse do ketë, ai deri dje ka thënë se ka hedhur në gjyq personalisht Antony Blinken dhe jo shtetin amerikan.

E treta, Sali Berisha ka thënë se SHBA nuk kanë asnjë provë, fakt apo dokument kundër tij. Por tani që Ambasadorja Yuri Kim ka garantuar se ato ekzistojnë, në vend që të kërkojë dorëzimin e tyre në SPAK, ai thotë ti çojë në Francë. Edhe nëse do ketë një proces në Paris, ai do të jetë civil, prandaj dosjet duhen në Shqipëri sepse këtu ku krimet mund të jenë konsumuar, mund të nisin edhe hetimet e një procesi penal.

Këtu analizova vetëm dy fjali, nga takimi dy orësh i Sali Berishës në Vlorë dhe shih se çfarë xhevahiresh dalin. Imagjinoni sikur të analizosh me lupë gjithçka u tha aty. Ndaj, kam një lutje për të gjitha mediat televizve: Transmetojini LIVE nga fillimi në fund të gjitha takimet e tij nëpër Shqipëri, sepse qytetarët e këtij vendi e meritojnë që ta shohin me sytë e tyre, fundin e Sali Berishës!

Next Post
Aktivistja Evi Kokalari: Bashës i ka ngelur vetëm vula dhe Grida Duma. Erdha nga SHBA për Berishën

Aktivistja Evi Kokalari: Bashës i ka ngelur vetëm vula dhe Grida Duma. Erdha nga SHBA për Berishën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
Ministria e Drejtësisë: Raporti i KE për Sundimin e Ligjit vlerëson progresin në konsolidimin e reformës

Shifrat/ Ministria e Drejtësisë publikon bilancin e Ndihmës Juridike Falas

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In