• #960158 (no title)
  • Different-Banners-Test
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • home test
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 11, 2021
  • Login
Javanews
  • Kreu
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jepini fund këtij turpi!

Zef Mazi by Zef Mazi
11/01/2019 14:05
Epiri i Veriut, një falsitet i shtrirë në 20 shekuj dhe që helmon marrëdhëniet shqiptaro-greke
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Zef Mazi*

Kryeministri Edi Rama caktoi per minister te jashtem nje djale te ri të moshës 28 vjecare dhe nga Prishtina, pas shtate muajsh angazhimi ne ministrine e jashtme si zv.ministër. Këto orë për të po thuhet se paska njohuri te admirueshme, pavaresisht nga mosha. Kjo tregon në fakt metrin e gjykimit dhe standartin e vlerësimit të të emëruarve në shtetin e sotëm shqiptar. Del e qartë kësisoj sesi u bëkan vleresimet dhe si arrihet në konkluzione mbi karrierat dhe nivelin profesional të të emëruarve, qe te habisin per mendjelehtesine që bartin!

Kryeministri Rama ka hyrë në konflikt publik me Presidentin e Republikes për kandidaturën e ministrit në fjalë, duke spostuar njëkohësisht edhe Ministrin e Jashtem Ditmir Bushati, i cili ende eshte ne detyre. Nga ana e tij edhe Presidenti duket se po luan politikisht.

Mendoj se kjo situatë, kështu siç shihet e gjykohet në momentin aktual, nuk shkon në drejtim të interesave të mëdha të vendit, si në rrafshin politik e kombëtar, ashtu edhe në atë global.

Nuk po zgjatem, por shënoj se kjo që ka ndodhur, e që vijon të konsumohet, tregon qarte sesa i papjekur është vendi ynë, sesa joseriozë jane politikanet shqiptare, sesa i cekët është gjykimi i tyre, dhe sa te kenaqur duhet te ndjehen sot disa fqinjë që sodisin maskaraden tonë të radhës.

Ministria e jashtme është nga inistitucionet me te rendesishme te vendit. Me te nuk mund të behen lojra dhe akrobaci, apo lajthitje si ato qe vihen re tek ne. Ky institucion eshte pasqyra e vendit në arenen nderkombetare! Serioziteti i tij reflektohet pike së pari që nga titullari i ministrise, e me pas, zbret poshte tek drejtoret, ambasadoret e keshtu me radhe.

Eshte shume zor sot te gjesh nje vend që të ketë për ministër të jashtëm një djalosh kaq të ri dhe pa pervoje, ose me pervojë mjerisht minimale. Rasti i veçante i Austrise që po citohet lart e poshtë ishte thjesht një perjashtim, por shenojme se ish-ministri i jashtem, sot kryeminister, kishte mbi 15 vjet karriere në partine e tij politike, ishte rritur dhe ngritur atje, dhe gjeti dhe la një staf ministrie tepër serioz dhe me pervojë mjaft të gjatë, që e udhëzonte rregullisht.

Shkolla e kryer, diku edhe kjo duhet pare me kujdes, kur eshte puna për poste të tillë, të meson sesi dhe ku duhen hapur librat, ajo të meson edhe se cili libër duhet hapur e konsultuar në cilën periudhe, etj. Por shkolla nuk eshtë etaloni i vetem kutmatës! Përvoja është puna, puna dhe vetëm puna, eksperienca në diplomacinë e aplikuar, ku kalohen e hipen të gjitha shkallët profesionale, gradualisht dhe nje nga nje. Parashutimet e menjëhereshme janë mjaft të rrezikshme për një shtet serioz (mirepo nje shtet serioz nuk ben ato që bëjmë ne në Shqipëri …). Vendi ynë nuk e ka luksin për të tilla situata joserioze.

Ky rast ekstrem duhet te beje qe te reflektohet dhe jo te shahet, te rivendosen ekuilibret dhe te jepen zgjidhje me nje minister tjeter, ne moshe te respektuar, me njohuri, pervoje dhe zgjuarsi politike dhe diplomatike! A nuk ka valle nje njeri te tille e gjithe struktura e partise socialiste? Po ajo e opozites valle nuk ka? Po OJQ-te apo shoqeria civile nuk paskan nje te tille? Me siguri qe po, por duhet menduar thelle!

Shqiperia, si thame me lart, nuk i ka disa lukse si te tjeret. Ne jemi vend i vogel, gabime mund te behen lehte, dhe ato lene pasoja jo te vogla. Ne duhet te bejme shume here me teper kujdes qe te jemi te respektuar, te degjuar, te pranuar me ndergjegje, dhe te zgjuar.

Mjafton te permend ketu kryesine e radhes te OSBE-se, qe ne e marrim vitin e ardhshem. Nga pervoja e gjate e di mire qe duhet te ndalesh e te mendosh thelle: cili do jete ministri i jashtem i yni dhe me çfare bagazhi, moshe dhe pervoje do te vije ai? Cili rast nuk krijon çekuilibre edhe të përmasave rajonale, vështrime vëngër, etj, me cilin minister kryesia do të shkoje ne te gjitha pikat e tensionuara apo konfliktuale të zonës së OSBE dhe do të bisedoje me pushtetaret, të zgjedhur ose jo, me parlamentaret, me OJQ-të vendore, me Misionet e OSBE-se, me shoqërine civile, me palët ne konflikte, etj.

Sa do të jetë ky ministër në gjendje të jape udhëzime dhe ide, sesi duhet te behet kjo ose ajo gjë, si duhet të ndiqet ky ose ai proces, ç’drejtim duhet të marrin teza dhe propozime të caktuara, që ato te jene te duartrokitura dhe të pranueshme për të gjithe! Me cilin ministër do te bisedojne homologet e Evropes dhe me gjere, me cilin ministër do të shkembejnë ata mendime të pjekura, të thella në pervoje dhe nga cili minister, kryetar radhe, ata do të marrin udhëzime?

Eshte nevojë urgjente që keto aspekte, të gjitha e pa neglizhuar as edhe një prej tyre, të mendohen thelle dhe te arrihet ne konkluzione dhe gjetje të forta, të qendrueshme, të rregullta dhe te respektueshme e të pranuara nga te gjithe. Këtë ta meson përvoja e gjate, këtë ne, Shqipëria, nuk kemi luksin ta anashkalojme apo, edhe me keq, ta injorojme. Sharjet, hedhja e fajit sa këtej sa andej, këmbënguljet foshnjore, etj., nuk ndihmojnë aspak.

Ai qe di të fale dhe të thote “u bë nje gabim, hajde ta korigjojmë bashkerisht, të shohim dhe te ecim perpara“ – ai tregohet i lartë. Nuk është turp, përkundrazi, bën mirë, është në të mirën e vendit.

*Autori eshte diplomat i vjeter, ai ka qene ambasador i Shqiperise ne Austri, OKB, OSBE, Angli, si dhe ka qene per shtate vjet Asistent Special i Drejtorit te Pergjithshem te IAEA per Strategjine.

Next Post
Kryemadhi ftesë socialistëve: Bashkohuni me LSI, ikni nga sekti kriminal!

Kryemadhi e ashpër me Ramën: Është nën efektin e drogës, mjekët ta izolojnë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published.

e-albania e-albania e-albania

LAJMET E FUNDIT

Zef Mazi viziton Rumaninë, takime me ministrin e jashtëm e të drejtësisë

Zef Mazi viziton Rumaninë, takime me ministrin e jashtëm e të drejtësisë

April 11, 2021
Ndyshimet që tani mund të lënë gjurmë

Ose duart e Monikës, ose të policisë

April 10, 2021

Pse politika e zhurmës nuk i do specialistët?!

April 10, 2021
Si sot, më 10 Prill, vdiq Papa Gregori dhe kimisti i famshëm Lumiere (VIDEO)

Si sot, më 10 Prill, vdiq Papa Gregori dhe kimisti i famshëm Lumiere (VIDEO)

April 10, 2021
Replikë (2) me ata që thonë “po ndihmon Edi Ramën e pengon Lul Bashën”

Replikë (2) me ata që thonë “po ndihmon Edi Ramën e pengon Lul Bashën”

April 10, 2021
VIDEO/ Kubanezja merr pasaportën amerikane, nxënësit e nderojnë në kor

VIDEO/ Kubanezja merr pasaportën amerikane, nxënësit e nderojnë në kor

April 10, 2021
(VIDEO-zyrtare) Nga Ekuadori në Itali e Durrës/ Policia: Në konteiner u kapën 143 kg kokainë, pranga administratorëve të firmës

(VIDEO-zyrtare) Nga Ekuadori në Itali e Durrës/ Policia: Në konteiner u kapën 143 kg kokainë, pranga administratorëve të firmës

April 10, 2021
Çuçi takime në Memaliaj dhe Tepelenë: PS fiton, këtë e di edhe opozita

Çuçi takime në Memaliaj dhe Tepelenë: PS fiton, këtë e di edhe opozita

April 10, 2021
Kush do t’i fitojë zgjedhjet? Sondazhi i IPSOS: PS kryeson me 44%, PD merr 24% të votave, LSI “tretet” në vetëm 2%

Shifrat e pashpjegueshme të sondazheve dhe precedenti 25 vjeçar

April 10, 2021
Taksa 9%/ Rama: “Katastrofë mendore sado inat të më kesh mua e Ruçin, që të flejë Luli në Kryeministri!”

Qytetari i ankohet Ramës: Nuk ta jap votën! Gruaja rri deri në 9 të darkës në Lungomare, tani që e rregullove

April 10, 2021
JavaNews.al

  • Adresa: Rruga “Gjik Kuqali”, Pallati 2, Shkalla 2, Apartamenti 4, Tiranë
  • Email: [email protected]
  • #960158 (no title)
  • Different-Banners-Test
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • home test
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In