Policia ka plotësuar kërkesë-padinë për urdhërin e menjëhershëm të mbrojtjes për një çift nga Vlora. Bëhet fjalë për shtetasit Z.C dhe M.C vjeç 52 e 56 të cilët dhunoheshin nga dy djemtë e tyre.
Pas rasteve të shumta të dhunës ata i’u drejtuan policisë.
“Më datë 03.07.2016, u plotësua kërkesë-padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasit Z.C dhe M.C vjeç 52 e 56, pasi djemtë P.C dhe F.C vjeç 21 e 19, kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tyre. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006”, njofton policia.