• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Jepen çmimet për kompanitë më të mira në fushën e Përgjegjësisë Sociale

by
09/07/2015 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rrjeti Shqiptar i Përgjegjësisë Sociale (CSR Albania), në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, si dhe me UNDP Albania, organizoi sot për të dytin vit radhazi dhënien e çmimeve për kompanitë më të mira në fushën e Përgjegjësisë Sociale.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u hap me fjalën përshëndetëse të Presidentit të Rrjetit Shqiptar për Përgjegjësinë Sociale, njëkohësisht Drejtor i Përgjithshëm i ANTEA Cement, Adamantios Frantzis, i cili përcolli mirënjohjen ndaj tëpranishmëve për mbështetjen dhe ndaj të gjitha kompanive qëkanë shprehur interesin për tu bërë pjesë e nismës së CSR Albania duke integruar Përgjegjësinë Sociale si pjesë të aktiviteteve të tyre.

Duke vënë në dukje suksesin e deri tanishëm, Frantzis tha se është koha për një vëmendje më të madhe të kompanive dhe sipërmarrjeve ndaj aktiviteteve me Përgjegjësi Sociale, aktivitete që synojnë zvogëlimin e ndikimeve mjedisore dhe kontribuojnë në zhvillimin ekonomik e social të komunitetit.

Frantzis njoftoi me kënaqësi se vetëm një muaj më parë, më datë 8 Qershor, Rrjeti Shqiptar për Përgjegjësinë Sociale të Korporatave është anëtarësuar në Rrjetin Lider të Përgjegjësisë Sociale në Europë.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe  Sipërmarrjes, z. Bashkim Sykja vlerësoi angazhimin e CSR Albania në nxitjen dhe krijimin e një qasjeje të re tek kompanitë e mëdha që operojnë në Shqipëri, të cilat përmes aktiviteteve me Përgjegjësi Sociale jo vetëm rrisin reputacionin e tyre dhe bëhen më konkurruese në treg por njëkohësisht kontribuojnë në mirëqenien e komunitetit.

I ngarkuari me Punë i Ambasadës së Hollandës në Tiranë, Gilles Bauwens pasi vlerësoi organizimin e këtij aktiviteti dhe kontributin e CSR Albania foli për rëndësinë që ka inkurajimi i mëtejshëm i kompanive për të  integruar dhe rritur praktikën e Përgjegjësisë Sociale në aktivitetet e tyre.

Një panel jurie i përbërë nga përfaqësues të biznesit dhe organizma të tjera, me eksperiencë të gjerë në fushën e Përgjegjësisë Sociale të korporatave zgjodhi si fituese për kategorinë e çmimit Praktika Më e Mirë për Kompanitë e Mëdha, kompaninë Vodafone Albania; për kategorinë Praktika më e Mirë për SME, juria përzgjodhi kompaninë Intracom Telecom Albania; dhe për kategorinë e tretë juria përzgjodhi International Commercial Bank, e cila u nderua me çmimin Iniciativa Më e Mirë.

Presidenti i Rrjetit Shqiptar për Përgjegjësinë Sociale, Frantzis shprehu mirënjohjen ndaj të gjitha kompanive që aplikuan dhe u bënë pjesë e konkursit të lançuar ndërsa i ftoi ato por edhe gjithë kompanitë e tjera të kenë si prioritet Përgjegjësinë Sociale në bizneset e tyredhe të bëhen anëtare të Albanian CSR Network.

Rreth Albanian CSR Network

Rrjeti Shqiptar i Përgjegjësisë Sociale  është një organizatë jo fitimprurëse, anëtarët e të cilit janë përfaqësues të bizneseve të mëdha që operojnë në Shqipëri. Albania CSR Network është themeluar në mars të vitit 2013. Misioni kryesor i këtij Rrjeti është nxitja dhe promovimi i rëndësisë së përgjegjësisë sociale të korporatave për komunitetin e biznesit ashtu si edhe mjedisin tonë shoqëror. Qëllimi i CSR Albania është që përmes këtyre aktiviteve të promovohen praktika të qendrueshme biznesi. Rrjeti ka 15 anëtarë. Presidenca dhe Sekretariati i Përgjithshëm drejtohen nga ANTEA Cement.

Next Post

Merkel, e vendosur për Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri i madh mes Priskës e Lundrës në Tiranë, pamjet satelitore tregojnë vatrat aktive!

Zjarri i madh mes Priskës e Lundrës në Tiranë, pamjet satelitore tregojnë vatrat aktive!

August 12, 2026
Natë e vështirë në Drenie! Zjarri vijon të përhapet, forcat në terren luftojnë për kontrollin e flakëve

Natë e vështirë në Drenie! Zjarri vijon të përhapet, forcat në terren luftojnë për kontrollin e flakëve

August 12, 2026
Dy grupe mediatike amerikane ngrenë padi kundër Trump, shkak pagesa për shërbimin në “Truth Social”!

“America First” përplaset me realitetin, miliona dollarë nga taksat amerikane po financojnë lëvizjen MAGA në Europë

August 12, 2026
Situata kritike në Priskë, thirrje urgjente për zjarrfikësit në të gjithë vendin: Të nisen për ndihmë

Situata kritike në Priskë, thirrje urgjente për zjarrfikësit në të gjithë vendin: Të nisen për ndihmë

August 12, 2026
Forca të shumta policie në Vlorë, “rrethohet” Lungomarja! Kontrollohen disa banesa

Forca të shumta policie në Vlorë, “rrethohet” Lungomarja! Kontrollohen disa banesa

August 12, 2026
Zjarret në Priskë dhe Farkë, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona

Zjarret në Priskë dhe Farkë, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona

August 12, 2026
Karoline Leavitt largohet nga posti i sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Trump konfirmon vendimin

Karoline Leavitt largohet nga posti i sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Trump konfirmon vendimin

August 12, 2026
Begaj kërkon ndëshkim për zjarrvënësit: Duhet të ndëshkohen sipas ligjit!

Begaj kërkon ndëshkim për zjarrvënësit: Duhet të ndëshkohen sipas ligjit!

August 12, 2026
Zjarri përfshin sipërfaqe të mëdha në Daias, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)

Zjarri përfshin sipërfaqe të mëdha në Daias, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)

August 12, 2026
Trump: SHBA ka “kontroll të plotë” mbi Hormuzin!  Irani: Ngushtica do të mbetet e mbyllur

Trump: SHBA ka “kontroll të plotë” mbi Hormuzin! Irani: Ngushtica do të mbetet e mbyllur

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com