• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vorë, Lame: Deri në 2017 do legalizohen 100 mijë objekte në vend

by A R
07/07/2016 13:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

300 familje në Bashkinë e Vorës kanë marrë lejet e legalizimit të banesave të tyre, përmes procedurave të lehtësuara dhe për herë të parë falas.Në këto dy vite, në Vorë janë legalizuar 1 mijë objekte dhe sipas Ministres Gjermeni, hartimi dhe miratimi i Planit të Përgjithshëm Vendor, proces që pritet të përfundojë brenda këtij viti do të rrisë numrin e legalizimeve.

Bashkia Vorë, për shkak dhe të pozicionit të saj gjeografik kategorizohet, si një nga zonat me informalitet të lartë të ndërtimeve pa leje. Janë 5,600 qytetarë që kanë plotësuar formularët e vetëdeklarimit për ndërtime pa leje pranë ALUIZNI-t dhe deri më tani është kryer identifikimi dhe matjet në terren për 2,200 objekte. Sipas kreu të ALUIZNI, Artan Lame ende nuk është kryer asnjë legalizim në zonën e Gërdecit.

“Problemi i Gërdecit është i dhimbshëm. Shumica e banorëve nuk e kanë bërë vetëdeklarimin, sepse qeveria e asaj kohe, pas tragjedisë deklaroi se do t’u ndërtonte shtëpitë dhe këtë proces e la përgjysmë. Në këtë mënyrë banorët i përfunduan vetë shtëpitë e rindërtuara pas dëmeve të mëdha. Ne po punojmë për ta zgjidhur këtë situatë dhe jam i sigurt se do ta çojmë deri në fund”, tha Lame.

Ministrja Gjermeni shprehu angazhimin e saj për të përfunduar legalizimin e çdo banese në Gërdec, pavarësisht vështirësive apo zvarritjeve të qeverisë së mëparshme.

Deri më sot,në të gjithë Shqipërinë janë legalizuar rreth 50 mijë objekte. Synimi mbetet që deri në mesin e vitit 2017, numri i objekteve të legalizuara të jetë 100 mijë, duke  mbajtur premtimin për legalizim e zonave masive informale brenda këtij mandati qeverisës.

Në ceremoninë e shpërndarjes së lejeve ishte i pranishëm edhe prefekti i qarkut Tiranë, Sadi Vorpsi.

Sipas tij, legalizimi është i nevojshëm për ta kthyer mundin e qytetarëve në një kapital financiar.

“Një përkushtim të veçantë kanë pasur kryesisht familjet që janë në vështirësi ekonomike, ato familje që kanë persona me status të invalidit dhe të tjera shtresa në nevojë që falë ndryshimeve të qeverisë në ligjin për legalizimin sot përfitojnë formalizimin e objekteve falas. E gjitha kjo, që ndërtimet e ngritura me mund dhe djersë të mos i gëzoni vetëm në një copë letër, por të jenë një kapital në duart e qytetarëv” – tha Sadi Vorpsi.

(java / r.a)

Next Post

Bylykbashi: PS po spekulon politikisht me propozimet tona për konsensus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

July 26, 2026
“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

July 26, 2026
Shuhen 20 vatra zjarri në vend, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 2 aktive

Flakët përpinë mijëra hektarë, zbulohet kostoja e rëndë që lanë pas zjarret në Shqipëri! Zbardhet raporti i AKM për 2025

July 26, 2026
Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

July 26, 2026
Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

July 26, 2026
Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

July 26, 2026
I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

July 26, 2026

“Qytetarët nuk gjejnë përfaqësim”, Rada: Në protestë, elektorati gri

July 26, 2026
“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

July 26, 2026
SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In