Kryeministri francez Gabriel Attal dhe i gjithë kabineti i tij qeveritar dhanë dorëheqjen këtë të martë, por ata do të qëndrojnë në detyrë deri në emërimin e një kabineti të ri pas zgjedhjeve të parakohshme.
Presidenti francez Emmanuel Macron pranoi dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit Gabriel Attal pas humbjes së partisë së tyre të qendrës në zgjedhjet parlamentare.
Megjithatë kjo qeveri e përkohshme do të drejtojë çështjet aktuale në ekonominë e dytë më të madhe të eurozonës, por nuk mund të paraqesë ligje të reja në Parlament apo të bëjë ndonjë ndryshim të madh, thonë ekspertët.
Roli i saj në këtë periudhë do të përfshijë edhe sigurimin e mbarëvajtjes së Lojërave Olimpike, që fillojnë më 26 Korrik.
Sipas agjencisë franceze të lajmeve AFP, Attal i tha presidentit Macron se ai do të qëndronte në detyrën “deri në minutën e fundit” dhe “për aq kohë sa ai e gjykonte të nevojshme, në prag të ngjarjeve të mëdha për vendin”.
Aleanca e krahut të majtë që fitoi zgjedhjet e 7 Korrikut nuk ka arritur deri më tani dakordësinë për një kandidat të mundshëm për ta zëvendësuar kryeministrin Attal.
Në një deklaratë, pallati Élysée tha se Presidenti Macron u kishte bërë thirrje “forcave republikane të punojnë së bashku” për të formuar një qeveri të re.
Franca duhet te vi te marre eksperiencen tek Mbreti yne qe Franca te ece me ritme te shpejta dhete mesojne nga Mbreti yne se si rruhet populli me brisk Astra