Pas një vale dorëheqjesh nga poste të ndryshme në Lëvizjen Vetëvendosje, sot ka dhënë dorëheqje edhe zëdhënësi i kësaj partie, Shkodran Hoti.
Hoti për dallim nga disa të dorëhequr të tjerë, ka dhënë dorëheqje nga gjithë partia, jo vetëm nga posti që ka mbajtur. Dorëheqjen e tij ai e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook, ku ndër të tjera ka përmendur edhe përplasjen mes Albin Kurtit dhe Dardan Molliqajt, dhe të gjitha zhvillimet e fundit brenda partisë dhe si ndodhi ecuria e tyre.
Ka thënë se sulmet të cilat filluan më pas nëpër rrjetet sociale, cak të vetëm kishin Dardan Molliqajn dhe gjithë ata që konsideroheshin njerëz të afërt me të.
Ka folur edhe për Albin Kurtin, dhe letrën e tij dërguar nga burgu. Ai ka thënë se tashmë edhe atë e presin shumë fyerje dhe ofendime. (b.an)