• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jenishehri braktis koalicionin ‘Shqipëria Madhështore’: Do çoj Berishën në SPAK, s’na pyeti për listat e kandidatëve

by E S
18/03/2025 21:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur kanë kaluar vetëm pak ditë nga shpallja e ‘Aleancës për Shqipërinë madhështore’, koalicioni me 26 parti rezulton të jetë jo vetëm një mozaik grotekst, por dhe ku partitë e vogla janë thjesht ‘kukulla’ ndërsa gjithça tjetër vendoset nga PD e Sali Berisha.

Në një intervistë për emisionin “Studio Live’ në Report Tv, Jenishehri deklaroi sot largimin nga koalicioni pasi thotë se është mashtruar nga Sali Berisha.

“Kam firmosur se jam dakord të jem pjesë e koalicionit. Pas këtij momenti PD refuzoi t’i japë jetë këtij koalicioni. Nuk është bërë asnjë mbledhje dhe nuk është firmosur asnjë dokument”, tha ai.

Jenishehri shprehet se dhe lista e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit është bërë nga Sali Berisha pa marrë asnjë mendim dhe pa u thirrur. Madje dhe fakti që Sali Berisha është vendosur si përfaqësues i këtij koalicioni është marrë nga vetë kreu i PD-së pa pyetur partitë e koalicionit.

‘Kur bëhet lista e kandidatëve, ajo është e koalicionit e 26 partive e ti nuk i thërret fare për të marrë mendim. Ne nuk kemi qenë dakord që Sali Berisha të përfaqësojë koalicionin. Unë nuk e njoh Sali Berishën përfaqësues të koalicionit. Është dashur të bëhej mbledhje e të zgjidhej. Asnjë mbledhje asgjë nuk është bërë. Ky koalicion nuk ka funksionuar. Vetëm se këta parti shfaqen dëshirën për të qenë në këtë koalicion dhe vunë firmën, por nuk funksionoi.

Jenishehri ngre akuzë dhe për KQZ.

Sali Berisha çoi listën e kandidatëve për deputetë. Lista duhej të kishte firmat e të gjithë anëtarëve të koalicionit. Unë s’e kam aprovuar atë listë. KQZ duhej të verifikonte nëse ka dalë nga këto koalicione apo është listë e një personi.

Pyetje: Pra PD po thoni ka falsifikuar dokumentet?

Po do bëj kallëzim penal. Kush i tha KQZ se ajo listë e kandidatëve është lista jonë? Sali Berisha është i paautorizuar nga koalicioni ta bënte. Në Shqipëri bëhet gjithçka.

Zgjedhjet e 11 majit janë të paligjshme. Koalicioni është regjistruar në mënyrë të paligjshme nga zoti Ilirjan Celibashi.

Pyetje: Do ta çosh në SPAK Berishën e Celibashin?

“Patjetër. Do ta çoj në SPAK. Kam dhe një problem tjetër me Berishën.

Kur ai thotë se Edvin Rama ka marrë kaq lekë kur ka qenë kryetar bashkie për firmat e ndërtimit u them, shiko një herë se mos Jenihsheri të vërtetojë se dhe ti kur ke qenë kryeministër mund të kesh bërë këtë gjë. Po gjurmoj e po vura në dorë dokumentin do e çoj në SPAK. Shikoni sa dhjetra mijëra euro ka marrë ky (Sali Berisha) kur ka qenë në pozitat e Edi Ramës” tha Jenishehri.

Next Post
Basha “surprizon” kandidatin për deputet në Lezhë, i sjell tortën e ditëlindjes gjatë prezantimit

Basha “surprizon” kandidatin për deputet në Lezhë, i sjell tortën e ditëlindjes gjatë prezantimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Merz për luftën Rusi-Ukrainë: Do të përfundojë vetëm kur njëra palë të jetë e shteruar

15 mijë civilë të vrarë ose plagosur, kancelari gjerman me urgjencë në Ukrainë, Putini e vë në shënjestër

October 4, 2026
Me rrezikshmëri të lartë dhe i dënuar në Itali, kush është 40-vjeçari i arrestuar në Tiranë

Me rrezikshmëri të lartë dhe i dënuar në Itali, kush është 40-vjeçari i arrestuar në Tiranë

October 4, 2026
Ish-themeluesi i PD: ‘Partisë së Lalëzotësve’ i ka rënë plani për t’u shembur

Pax Europea dhe integrimi i fundmë i shtetit shqiptar

October 4, 2026
E rëndë në Korçë! Polici përplas për vdekje 60-vjeçarin. Vetë efektivi mbetet i plagosur rëndë

E rëndë në Korçë! Polici përplas për vdekje 60-vjeçarin. Vetë efektivi mbetet i plagosur rëndë

October 4, 2026
Moti për sot me kthjellime, reshje të pakta në këto zona

Mot i kthjellët dhe temperatura në rritje, deri në 28°C në vend

October 4, 2026
Diplomacia e padukshme për Kosovën, ambasadori Mazi prezanton në Grac librin që dokumenton vitet 1991–1999

Diplomacia e padukshme për Kosovën, ambasadori Mazi prezanton në Grac librin që dokumenton vitet 1991–1999

October 4, 2026
Agron Llakaj rikthehet në “Portokalli”: Kostandina e dëshironte këtë hap, ndërsa për Salsano Rrapin thotë se ndjeu heshtje

Agron Llakaj rikthehet në Portokalli: Kostandina e dëshironte këtë hap, ndërsa për Salsano Rrapin thotë se ndjeu heshtje

October 3, 2026
Është më shumë se e rrënuar”, Ema Andrea flet për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove intime: Duhet të jemi të kujdesshëm

Është më shumë se e rrënuar, Ema Andrea flet për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove intime: Duhet të jemi të kujdesshëm

October 3, 2026
Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

October 3, 2026
22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com