• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Jeni me qera, apo pa shtëpi? Në këtë zonë të Italisë janë falas…

by
05/08/2015 19:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jeni me qera, apo pa shtëpi? Në këtë zonë të Italisë janë falas…

Në malet e Sicilisë ka shumë fshatra fantazmë, e nëse nuk ndërhyhet, ato do të shtohen. Por nuk ndodh gjithnjë kështu: pasi iniciativa e një kryebashkiaku të një fshati të cilësuar si “më i bukuri i Italisë”, ka bërë që mbijetesa e tij të sigurohet e që shpresa të ringjallet.

Rrethuar nga fusha të gjelbra e shtigje të përshtatshme për ekskursionistët: fshati Gangi në Sicili, me rrugicat e tij të ngushta, shtëpitë e vogla prej guri dhe kishat antike, nuk mund të dukej më italian se aq.

Vetëm vitin e shkuar, pjesëmarrësit në një anketë TV të një kanali lokal, e shpallën atë madje si “fshati më i bukur i Italisë”. Mirëpo bukuria vetëm nuk mjafton që të frenojë largimin prej tij të të rinjve dhe gjithashtu të luftojë edhe rrënimin e strukturës arkitekturore të tij.

Emigrimi është rikthyer si njëri ndër problemet më serioze në Italinë e Jugut. Fshati me 7 mijë banorë është vetëm njëri ndër shumë lokalitetet që kërcënohet nga shpopullimi. Edhe në statistikat zyrtare, kjo tendencë shfaqet më se e qartë: nga rreth 60 milionë banorët që jetojnë në Itali, vetëm 10 milionë prej tyre jetojnë akoma në rajone e fshatra malore.

Dhe kjo ndodh megjithëse këto rajone formojnë më shumë se gjysmën e vendit. Numri i vendbanimeve të braktisura për arsye ekonomike apo katastrofash natyrore, vlerësohet të jetë më shumë se 6 mijë.

T’i ikësh fatit të një “fshati fantazmash”

Gangi duhet ruajtur pra nga ky fat prej “fshati fantazmash”. Me një strategji të re, kryebashkiaku Giuseppe Ferrarello, po përpiqet të pengojë largimin nga vendi – ai për këtë synim mendoi diçka të rrallë, por që e mendoi si të efektshme: dhuroi 31 shtëpi të boshatisura për të interesuar nga e gjithë bota.

Kush pra ka ëndërruar vazhdimisht për një shtëpi për të kaluar pushimet në Sicili, apo që e mendon atë si destinacion të mundshëm të udhëtimeve të tij, tashmë e ka këtë mundësi.

Në faqen zyrtare të internetit të komunës, po reklamohet “Iniciativa Shtëpi Falas”.

Pronar falas, por me kushte

Sidoqoftë, duhet menduar disi para se të aplikosh për t’u bërë pronar i kësaj prone të paluajtshme. Pronarët e rinj potencialë duhet të paraqesin një plan të detajuar të rinovimit të shtëpive. “Shtëpitë kanë nevojë për çati të reja dhe dysheme, duhet instaluar rryma elektrike, tubacionet e ujit dhe kanalizimet dhe në fund gjithçka të pastrohet e bëhet gati”, tha agjentja imobiliare suedeze, Marie Wester për të përditshmen britanike,“Telegraph”.

“Unë vlerësoj se kostot e rinovimit të shtëpisë për çdo objekt, kapin shifrën mesatare të rreth 35.000 eurove”.

Iniciativa mendohet të rilindë ekonominë 

Veç tyre, blerësit duhet të lënë një shumë prej 5000 eurosh si dorëzani. Nëse punimet në shtëpi nuk nisin brenda një periudhe prej tre vjetësh, komuna posedon të drejtën t’i kalojë ato para në konton e vet”, thuhet në një njoftim të botuar të komunës.

Në këtë mënyrë, shpresohet që ekonomia në rajon të rilindë sërish. Pasi artizanët lokalë dhe punëtorët e ndërtimit, janë të mësuar më së miri me mënyrën tradicionale të punimit të gurit e drurit dhe mirëmbajtjes në tërësi të shtëpive të vjetra.

Suksesi i parë i iniciativës

Së fundmi u përurua e para shtëpi e rinovuar pas blerjes, siç bënte të ditur së fundmi gazeta italiane “La Repubblica”. Fshati më i bukur i Italisë duket pra si suksesi i parë i një iniciative të pazakontë të kreut të zgjedhur të atij komuniteti lokal. Qysh kurse aksioni nisi në fillim të vitit 2014, nga 31 shtëpitë e ofruara si “dhuratë”, 21 prej tyre tashmë janë rezervuar.

E ndër të interesuarit gjenden edhe amerikanë e australianë. Interesi duket se është shtuar duke parë edhe komentet në rrjetet sociale, të cilat sipas banorëve lokalë, por edhe agjentëve imobiliarë, kanë dhënë një dorë të mirë në çuarjen përpara të kësaj iniciative.

Nga ana tjetër, iniciativa të ngjashme duket se kanë nisur në rajone të ndryshme të Ballkanit e po ashtu edhe të Francës Jugore, por që gjithsesi, akoma nuk kanë arritur ta ulin aq shumë çmimin e objekteve, sa t’i japin ato “falas”, sikurse në rastin e suksesshëm të fshatit sicilian.

Next Post

Një gjoks si të Amber

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria në radarët energjetikë të SHBA? Mediat greke zbulojnë arsyen e vizitës në Tiranë të ambasadores Guilfoyle

Shqipëria në radarët energjetikë të SHBA? Mediat greke zbulojnë arsyen e vizitës në Tiranë të ambasadores Guilfoyle

March 12, 2026

Pse në betejën kundër Ballukut, opozita u braktis nga opozitarët?

March 12, 2026
Thellohet përplasja mes Ukrainës dhe Hungarisë, Viktor Orban: Më kanë kërcënuar mua dhe familjen time

Thellohet përplasja mes Ukrainës dhe Hungarisë, Viktor Orban: Më kanë kërcënuar mua dhe familjen time

March 12, 2026
Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

March 12, 2026
“Ai ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!’, Vuçiç ironizon Ramën pas deklaratave për median turke

“Ai ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!’, Vuçiç ironizon Ramën pas deklaratave për median turke

March 12, 2026
Gati për paqe? Presidenti i Iranit tregon kushtet: SHBA dhe Izraeli të paguajnë dëmet dhe të garantojnë se…

Gati për paqe? Presidenti i Iranit tregon kushtet: SHBA dhe Izraeli të paguajnë dëmet dhe të garantojnë se…

March 12, 2026
Rritet numri i personave me probleme në veshka, mjekja nefrologe: Shkak stili i jetesës dhe kequshqyerja

Rritet numri i personave me probleme në veshka, mjekja nefrologe: Shkak stili i jetesës dhe kequshqyerja

March 12, 2026
Zgjedhja e Presidentit/ AAK: Kurti përgjegjës për krizën në Kosovë! Vendimi për shpërndarjen e Parlamentit, i drejtë

Zgjedhja e Presidentit/ AAK: Kurti përgjegjës për krizën në Kosovë! Vendimi për shpërndarjen e Parlamentit, i drejtë

March 12, 2026
“Janë të mirëpritur, por më mirë mos të vijnë”, Trump habit me deklaratën për ekipin iranian të futbollit në Botërorin 2026

“Janë të mirëpritur, por më mirë mos të vijnë”, Trump habit me deklaratën për ekipin iranian të futbollit në Botërorin 2026

March 12, 2026
Një i vdekur dhe dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një universitet në Virxhinia të SHBA-ve, vritet autori

Një i vdekur dhe dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një universitet në Virxhinia të SHBA-ve, vritet autori

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In