Deputetja Rudina Hajdari i është përgjigjur ashpër kryeministrin Edi Rama, i cili sulmoi nga foltorja e Kuvendit deputetët e opozitës së re.
Përmes një mesazhi në “Facebook”, me po të njëjtën gjuhë të ashpër, Hajdari shkruan se Rama nuk mund ta mbulojë paaftësinë e tij dhe tragjedinë që po kalojnë familjet në Durrës, Thumanë, Lezhë, Laç e Tiranë me arrogancë e dhunë.
“Arrogant me qytetarët, arrogant me bashkëpunëtorët, arrogant me opozitën në Parlament, e cila i kërkon llogari. Arroganca është maska e paaftësisë, maskë e cila është çjerrë nga tërmeti.
Z. Rama, nuk mund ta mbulosh dot paaftësinë tënde dhe tragjedinë që po kalojnë familjet në Durrës, Thumanë, Lezhë, Laç e Tiranë me arrogancë e dhunë. Nuk mund ta mbulosh dot as duke u fshehur mbas Lulzim Bashës të cilin sot e thërret për bashkëpunim. Nuk i fshiheni dot popullit”, shkruan Hajdari. /e.s/











