• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Gjeologu apel qytetarëve: Koha që të qetësohen, nuk besoj se ka tërmet tjetër të fuqishëm

by Java News
05/12/2019 17:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teknonisti dhe gjeologu Avni Meshi ka dhënë mendimin e tij në lidhje me tërmetin e fuqishëm të 26 nëntorit, që tronditi vendin.
Në “News 24”, ai u shpreh se tërmeti i 26 nëntorit ishte i fuqishëm, ndërsa shtoi se nuk beson se do të ketë tjetër tërmet të fuqishëm në vend.

“Tërmeti i 26 nëntorit ishte më i fortë sesa mesatar. Tërmeti kishte energji të akumuluar. Pas çlirimit të energjisë, pritet edhe rregullimi i situatës. Por kjo nuk përjashton mundësinë që të ketë edhe lëkundje më të fuqishme. Tërmeti është një “stres” që shkarkohet. Pritet të vendoset një ekuilibër i ri dhe normalisht që ka pas-lëkundje. Kurb them tërmet i madh mund të ndodhë edhe pas 20 vitesh a më shumë, unë flas me kohë gjeologjike. Mund të thuhet, sepse siç dihet tërmeti nuk parashikohet, Por, nuk besoj se ka tërmet të fuqishëm prapë. Paslëkundjet ndodhn për të vendosur ekuilibrin”, tha Meshi.

Profesor Avni Meshi shpjegoi se kush janë zonat më të rrezikuara, ndërsa vuri në dukje se Tirana ndodhet shumë pranë këtyre zonave që gjatë gjithë kohës janë të ekspozuara ndaj rrezikut.

“Në tërmet, nuk është mirë që të lëvizësh. Mirë është që të jesh i qetë dhe menjëherë të shkosh poshtë tavolinës, mënyra më e mirë për t’u shmangur. Ajo që na mbetet është të ruajmë qetësinë. Lëvizja horizontale është shumë e rrezikshme. Aksi i rrezikshëm është Vlorë- Elbasan – Dibër. Edhe tërmeti i Dibrës ka qenë i fuqishëm. Tjetër shkëputje është edhe ajo që kalon në Dhërmi për në Greqi. Tirana, jemi shumë afër, sepse Durrësi është pranë kryeqytetit. Sa më i thellë, aq më afër Tiranës do jetë. Zona më e rrezikshme aktualisht është edhe kjo ku jemi ne. Ne jemi një mikro-pllakë dhe është hartë e rrezikshme. Dje a pardje ndodhi një tërmet në Vlorë, sepse është zona e rrezikshme nga pikëpamja sizmike. Por, se kur mund të ndodhë tërmeti, këtë askush nuk e di, askush nuk e di se kur mund të ndodhë”, deklaroi Meshi. /e.s/

Next Post

Ekzekutivët Europianë të Telekomunikacionit i bëjnë thirrje BE-së të përqëndrohet tek shërbimet e reja digjitale.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com