• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jeni bërë si “gratë e liga”

by Artur Ajazi
22/01/2020 19:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Në Jug të Shqipërisë, për burrat që merren gjithë kohës me llafe katundi, thonë “jeni bërë si gratë e liga”. Dhe është mëse e vërtetë kjo për pjesën dërrmuese të ish-opozitaristëve, por edhe për ata që hyjnë e dalin prej andej me “duart” plot. Prej ditësh nga zyrat e SHQUP-it, ka nisur “operacioni” opozitar për gjoja denoncimin e “kryebashkiakëve me të kaluar kriminale”.

Një parti e cila ka plot e plot gjëra të këtij lloji, që i duhen dekada për tu vetpastruar nga fenomene të tilla, ka ngritur sqepin, dhe akuzon kush ti dalë përpara. Nga dhomat e errëra të bodrumeve të SHQUP-it, edhe dje dolën të tjera xhevahire, që lidheshin me “filmime dhe foto origjinale” ndaj një tjetër kryebashkiaku. Këtu nuk është puna dhe halli të marrësh në mbrojtje asnjë prej tyre, sepse seicili e ka gojën dhe mundësinë ta bëjë atë. Por ajo që bëjnë prej 6 vitesh “gratë e liga” dhe gojët e liga në SHQUP, nuk është as opozitë, as denoncim, dhe dekriminalizim, por thjesht një lojë e dikurshme, të cilën e bënin fare mirë ish-anëtarët e partisë, apo dhe ish-këshilltarët e lagjeve që paguheshin si 1200-dësha.

E ndërsa Shqipëria ka marrë prej disa ditësh presidencën e OSBE, e ndërsa kryeministri Rama dhe ministri Jashtëm në detyrë zoti Cakaj, kanë nisur intensivisht afirmimin e vendit si factor stabiliteti në rajon dhe më gjërë në kuadrin e nismave për paqe, në Tiranë, ish-opozita e vjetër merret me llafe katundi. Duke gërrmuar thellë në qytete dhe province, duke porositur, pronotuar dhe “ofertuar” persona fare të zakonshëm për gjetjen e ndonjë “ceni në biografinë” e gjithkujt, Partia Demokratike ka harruar përse ekziston. Ka harruar përse është krijuar, ka harruar se ka qeverisur, ka harruar se ka shkatërruar shtetin, ka harruar se pasojat e akteve kriminale nga armët e depove të 1997 janë ende edhe sot si shkaku i saj, ka harruar se prej 1 viti ka braktisur institucionet dhe nuk ka përfaqësues të elektoratit të saj, ka harruar se vendi nuk mori “OK” për hapjen e negociatave me BE pikërisht nga faji i tyre. Dhe përpos këtyre, dhe shumë arsyeve të tjera, në SHQUP, ata që nuk ndalen janë pikërisht “gratë e liga”.

Ata kanë bërë pakt me të keqen, ata nuk e duan paqen dhe qetësinë, ata nuk duan progresin dhe integrimin, ata duan rrumpallën, ata duan dhe kërkojnë anarshinë, ata nuk duan përfaqësimin institucional por duan ta bëjnë politikën rrugëve. Duke sulmuar gjithkënd, institucione dhe individë, duke sulmuar më së shumti drejtësinë, synimi është natyrisht krijimi i kaosit , dhe rikthimi anarshisë. Shqiptarët janë dëshmitarë të ngjarjeve të rënda që u shkaktuan përgjatë vitit 2019, pikërisht nga gojët dhe “gratë e liga” që për pak , e kthyen vendin në katrahurën e 1997. Vendi ka sot, më shumë nevojë për solidaritet, dashuri, zhvillim ekonomik dhe integrim në jetën europiane, aq më tepër në një situatë të tillë, ku mijëra shqiptarë presin ndërtimin dhe rindërtimin e banesave dhe objekteve sociale.

Të thellosh krizën dhe problemet e jetike të një populli, është çmënduri politike. Ata që hiqen si “qelibar” dhe konseguent në zbatimin e ligjit, kanë harruar se dikur fshinin tualetet me vendimet e drejtësisë. Kaq ja vlen, që të paktën të mos merren kurrë seriozisht.

Next Post
Barazia / Manastirliu: Jemi përmirësuar me 14 vende për indeksin gjinor

Barazia / Manastirliu: Jemi përmirësuar me 14 vende për indeksin gjinor

Comments 2

  1. Like Mona says:
    6 years ago

    Ne Shqiperine e mesme, i thone JE BO SI GORE (sqarim : gore, eshte qeni femer).

    Reply
  2. HYSNIU says:
    6 years ago

    Tamam

    Reply

Leave a Reply to HYSNIU Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, sekuestrohet një makinë tjetër në Durrës

Apeli lë në burg Xhino Agon, dyshohet si bashkëpunëtor për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla

January 19, 2026
Astrologia paralajmëron: Javë në kufijtë ekstremë mes fatit, pasionit dhe ndryshimeve rrënjësore

Astrologia paralajmëron: Javë në kufijtë ekstremë mes fatit, pasionit dhe ndryshimeve rrënjësore

January 19, 2026
Maliqi paralajmëron vjeshtë të tensionuar në Kuvend: Opozita do të nisë protesta pa ndalim!

“Qeveria nuk bie me protesta 2-orëshe”, Maliqi: Deputetët të shkojnë në grevë urie, të ngremë çadër para Kryeministrisë ose…

January 19, 2026
VIDEO/Avokati i Safet Bajrit merr me karrocë fashikujt nga SPAK, mijëra faqe…

VIDEO/Avokati i Safet Bajrit merr me karrocë fashikujt nga SPAK, mijëra faqe…

January 19, 2026
Nënkryetarja e Kuvendit: Lajmet e rreme dhe shpifjet ndaj familjarëve të deputetëve të papranueshme

Nënkryetarja e Kuvendit: Lajmet e rreme dhe shpifjet ndaj familjarëve të deputetëve të papranueshme

January 19, 2026
Përgjaken ambientet e bashkisë Chribska në Çeki/ Një person plagos 6 veta dhe i jep fund jetës

Përgjaken ambientet e bashkisë Chribska në Çeki/ Një person plagos 6 veta dhe i jep fund jetës

January 19, 2026
Kapsula e kthimit Shenzhou-20  zbret në Tokë

Kapsula e kthimit Shenzhou-20 zbret në Tokë

January 19, 2026
Arrestimi i 14 doganierëve, Greqia zgjat orarin në kufirin me Shqipërinë

Rriten eksportet gjatë vitit 2025, INSTAT: 57% e tregtisë me vendet e BE

January 19, 2026
I kërkonte raporte shëndetësore qytetarëve për t’i shoqëruar të jepnin votën, një person shoqërohet nga policia e Kosovës

KQZ vendos për rinumërim të plotë të votave në Kosovë

January 19, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Edhe në Listën e Vizave, edhe në Bordin e Paqes? “Paradoksi” nuk është amerikan

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In