• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Barazia / Manastirliu: Jemi përmirësuar me 14 vende për indeksin gjinor

by A R
22/01/2020 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Të dhënat e raportit të Indeksit Global të Hendekut Gjinor të Forumit Ekonomik Botëror të vitit 2020, tregojnë që për vitin 2019 Shqipëria renditet në vendin e 20-të nga 153 vende, krahasuar me vendin e 34-t që ishte në vitin 2018, me përmirësime të dukshme në pjesëmarrjen dhe përfaqësimin politik të grave”.

Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu në mbledhjen e IV të Këshillit Kombëtar të Barazisë Gjinore, që zhvilloi punimet pasditen e sotme në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Manastirliu deklaroi se për herë të parë Shqipëria ka hartuar raportin “Indeksi i Barazisë Gjinore në Shqipëri”, i cili do të publikohet për herë të parë për Shqipërinë.

“Ky raport që hartohet për herë të parë na tregon se përparimi i Shqipërisë në drejtim të barazisë gjinore shënon vlerën 60.9 pikë, pra vetëm 7 pikë më pak se mesatarja e Indeksit të Barazisë Gjinore të vendeve të Bashkimit Evropian”, tha Manastirliu.
Megjithë progresin e shënuar në këtë fushë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ndal te problematika e dhunës në familje, një fenomen me të cilin përballen çdo ditë qindra e mijëra gra.

“Janë evidentuar dhe trajtuar nga strukturat e policisë 4629 raste të dhunës në familje, pra 322 raste ose 6.5% më pak se gjatë vitit 2018”, tha Manastirliu.

Manastirliu tha se pavarësisht ka një ulje të shifrave të dhunës në familje zbatimi korrekt i ligjit, puna për fuqizimin e strukturave dhe shërbimeve mbështetëse të specializuara për mbrojtjen dhe trajtimin deri në riintegrim të viktimave/të mbijetuarave, mbeten prioritet duke planifikuar mbështetje në terma financiarë.

“Për vitin 2019-të janë mbështetur me fonde nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale jo vetëm shërbimet e specializuara të ngritura nga shteti, por edhe ato të inicuara apo që menaxhohen nga shoqëria civile. Këtu mund të përmendim Linjën Kombëtare të Këshillimit për Gra dhe Vajza 116 117, Linjën Telefonike Kombëtare për fëmijët ALO 116 111, si dhe Qendrën Rezidenciale “Streha” për antarët e komunitetit LGBTI. Gjithashtu buxhet i përvitshëm planifikohet për Qendrën Kombëtare të Trajtimit të Viktimave të Dhunës në Familje dhe për Qendrën Kombëtare Pritëse të Viktimave të Trafikimit. Njëkohësisht prej një viti po menaxhojmë Qendrën “LILIUM”, të parën qendër të trajtimit të viktimave të dhunës seksuale në Shqipëri”, tha ministrja.

Këshilli Kombëtar i Barazisë Gjinore që drejtohet nga ministrja Manastirliu, i përbërë nga drejtues të ministrive të linjës dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, miratuan raportet e monitorimit dhe vlerësimit, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, më konkretisht: Raportin e Monitorimit mbi Zbatimin e Planit Ndërinstitucional të Veprimit në lidhje me Rezolutën 1325 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi “Gruan, Paqen, Sigurinë” për periudhën Tetor 2018 – Shtator 2019; Raportin mbi Indeksin e Barazisë Gjinore në Republikën e Shqipërisë, i përgatitur për herë të parë për Shqipërinë në vitin 2020 dhe Raportin mbi analizën e funksionimit të Mekanizmave të Koordinuar të Referimit të Rasteve të Dhunës në Familje në nivel vendor, bazuar në vlerësimin e përfunduar në Tetor 2019.

/a.r

Next Post
Horoskopi ditor, e Enjte 11 Tetor 2018

Shenjat më impulsive të Horoskopit, u flet goja para mendjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk do të ndalemi”, Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

Kosova ose shteti që mbahet peng

August 20, 2026
Pasiguri për rihapjen e Hormuzit, rritet sërish çmimi i naftës -

Korridori sekret i SHBA në Hormuz, Amerika dërgon një tjetër anije lufte: ‘Ditë gjykimi’ në Iran!

August 20, 2026
Prognoza imagjinare e “Shqipërisë së Re” që po lind nga Flamingo Revolution!

Revolucioni që s’ngjiti, paratë e shkuara dëm dhe fatura për shqiptarët!

August 20, 2026
Pas 20 vitesh, Filip Çakuli largohet nga Fiks Fare! Ja kush e merr drejtimin e emisionit

Pas 20 vitesh, Filip Çakuli largohet nga Fiks Fare! Ja kush e merr drejtimin e emisionit

August 20, 2026
Kërcënon ministri izraelit: Erdogan po e tërheq Turqinë në aventura të rrezikshme në Siri

Kërcënon ministri izraelit: Erdogan po e tërheq Turqinë në aventura të rrezikshme në Siri

August 20, 2026
Ndreca reagon ndaj Vokshit: S’mund të kthehet komisioni në tallava politike ku shfryhen epshet e byrosë së vjetër politike

Problemi nuk është më integriteti i Ols Dados, por i shtetit…

August 20, 2026
U rrëzua në humnerë/ Nxirret e vdekur turistja austriake, si ndodhi aksidenti me biçikletë

Çiklisti përplasi kryebashkiakun, ndalohen biçikletat në zonat qendrore të këtij qyteti

August 20, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Aksidentet e turistëve të huaj që na e bëjnë më të shtrenjtë mjekësinë falas

August 20, 2026
VIDEO/ Ronaldinjo i rikthehet futbollit profesionist në moshën 46-vjeçare, momenti kur ylli brazilian zbarkon në Itali për aventurën te Ravenna

VIDEO/ Ronaldinjo i rikthehet futbollit profesionist në moshën 46-vjeçare, momenti kur ylli brazilian zbarkon në Itali për aventurën te Ravenna

August 20, 2026
A u ndikua Odhise Paskali nga Ivan Meshtroviq?!

A u ndikua Odhise Paskali nga Ivan Meshtroviq?!

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com