• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Do jenë 700 miliardë dollarë për ushtrinë në SHBA

by Java News
31/03/2018 13:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Miratohet buxheti për ushtrinë amerikane, kurse me 700 miliardë dollarë SHBA-ja do të ketë arsenalin më të madh në histori .Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka miratuar të premten buxhetin më të madh të ushtrisë amerikane që ndonjëherë është miratuar, që në total kapë vlerën e 700 miliardë dollarëve, raporton CNN.

Me këtë buxhet parashihen paketat e nevojshme për riparimin dhe ripërtëritjen e armatimit që tani e përdor ushtria, por edhe porositjen e aeroplanëve të ri, nëndetëseve, aeroplanmbajtësve dhe pajisjeve tjera, transmeton Telegrafi.

Edhe pse Trump ka propozuar idenë që me paratë e buxhetit të ushtrisë të fillojnë punimet e ndërtimit të murit me Meksikën, asgjë nuk është specifikuar saktë lidhur me këtë, por më poshtë ju sjellim listën e plotë të asaj se çfarë në të vërtetë fiton ushtria amerikane me këtë buxhet.

Pentagoni ka kërkuar 70 aeroplanë Stealth (që janë të padukshëm për radarët) të tipit F-35, që në total kushtojnë 10.8 miliardë dollarë, kurse Kongresi ka shtuar edhe 2.9 miliardë dollarë tjera për 20 aeroplanë tjerë. Trump i quan këta aeroplanë “si fluturaket më të sofistikuara në botë”.

Aeroplani F/ A-18 Super Hornet është pjesë e aviacionit të marinës amerikane, dhe për këtë Pentagoni ka kërkuar 14 të tillë të rinj me një çmim prej 1.3 miliardë dollarëve, ndërsa Kongresi i ka shtuar edhe 739 milionë dollarë për 10 të tjerë si ky.Kompania “Boeing” pretendon se Apache është helikopteri më i sofistikuar në botë që përdoret për qëllime të ndryshme. Për këtë Kongresi ka shprehur interesim të madh, dhe kështu Pentagonit i janë ndarë edhe 1.4 miliardë dollarë për 63 helikopterë të tillë, ndërsa edhe 577 milionë dollarë tjera pritet t’ju jepen edhe për 17 tjerë.

Pentagoni gjithashtu ka kërkuar blerjen e 48 helikopterëve të rinj të tipit Black Haëk UH-60, që zakonisht përdoren për sulme ajrore por edhe për transportimin e ushtarëve në zona të rrezikshme. Ndërkaq, Kongresi ka ndarë 1.1 miliardë, por më pas i ka shtuar edhe 108 milionë edhe për 8 tjerë që do t’i shërbejnë Gardës Kombëtare. Gjithashtu pritet të shtohen edhe 400 milionë dollarë tjerë për 8 helikopterë, të tillë që do të përdoren për sulme kundër nëndetëseve.

Për aeroplanmbajtësen e klasit “Ford” që është versioni më i shtrenjtë në botë, nga ky buxhet janë ndarë 4.5 miliardë dollarë. Me këtë buxhet është paraparë edhe blerja e tri anijeve tjera që kapin vlerën e 430 milionë dollarëve. Ato janë të dizajnuara që të veprojnë afër bregut, aty ku anijet tjera nuk mund të futen.

Për marinën amerikane janë ndarë edhe 4 miliardë dollarë për luftanije të klasit “Burke”, ndërsa Kongresi i ka shtuar edhe 178 milionë dollarë për raketat e këtyre anije, ku secila prej tyre kushton rreth 15 milionë dollarë.

Në këtë buxhet parashihen edhe 5.5 miliardë dollarë të ndara për dy nëndetëse të reja bërthamore që mund të bartin raketa të tipit Tomhaëk që godasin caqet në tokë, si dhe raketa tjera të tipit MK48 që godasin caqet në det. Marina amerikane tashmë i ka në dispozicion 13 “Virginia” derisa edhe 15 tjera pritet të prodhohen.

Për forcat ajrore, Kongresi ka ndarë një shumë të majme për aeroplanët 18 KC-46A, që furnizojnë me kerozinë aeroplanët luftarak derisa janë duke fluturuar. Kostoja e këtyre aeroplanëve është 3.6 miliardë dollarë, përgatiti ”Telegrafi”. (b.an)

Next Post
FOTOT/ Sportelet te Rruga e Kombit totalisht të shkatërruara nga zjarri

Dhuna gjatë protestës, plagoset një efektiv policie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Politico e krahason Veliajn me Imran Khan dhe Bolsonaron: Inteligjenca artificiale u jep zë politikanëve të burgosur

October 7, 2026
Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Bordi ul çmimet e karburanteve, nafta dhe benzina 3 lekë më lirë

October 7, 2026
FOTOT/ Origjina misterioze e monumentit shumëngjyrësh në Moskë

“Mos udhëtoni”/ SHBA ngre alarmin për murtajën pneumonike në Rusi

October 7, 2026
Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

October 7, 2026
Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

October 7, 2026
BE drejt zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin

BE drejt zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin

October 7, 2026
Tre vite nga sulmet e Hamasit në Izrael, kryeministri Rama: Jeta e të rinjve u vodh nga urrejtja

Tre vite nga sulmet e Hamasit në Izrael, kryeministri Rama: Jeta e të rinjve u vodh nga urrejtja

October 7, 2026
Dënimet në Kosovë maksimalisht 15 vite, çfarë përmban Ligji për Specialen?

Dënimet në Kosovë maksimalisht 15 vite, çfarë përmban Ligji për Specialen?

October 7, 2026
Polarizohet konsumi në Shqipëri, Tirana i vetmi qark mbi mesataren kombëtare në 2025

Polarizohet konsumi në Shqipëri, Tirana i vetmi qark mbi mesataren kombëtare në 2025

October 7, 2026
Tre vjet nga 7 Tetori! Izraeli përkujton viktimat, vendi zhvendoset djathtas

Tre vjet nga 7 Tetori! Izraeli përkujton viktimat, vendi zhvendoset djathtas

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com