• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Jemi të varfër?! Në 6 muajt e parë të 2016, shqiptarët shpenzuan 500 mln euro jashtë shtetit

by Aalison Pearse Stevens
15/09/2016 09:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Llogaritet në 500 milionë euro shuma që shqiptarët kanë shpenzuar në udhëtimet e tyre jashtë vendit në 6 muajt e parë të vitit 2016. Shifra është bërë e ditur në bilancin e pagesave të Bankës së Shqipërisë, që mat ndër të tjera dhe bilancin e udhëtimeve (shumat që shqiptarët shpenzojnë jashtë dhe ato që të huajt harxhojnë në Shqipëri).

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, paratë e shpenzuara jashtë kanë qenë 5.5% më të larta, apo 26 milionë euro më shumë.

Në rritje kanë qenë edhe paratë që të huajt kanë shpenzuar në Shqipëri, të cilat ishin 640 milionë euro për të njëjtën periudhë, me rritje 7.7% në raport me 6-mujorin e parë 2015.

Prej dy vitesh, paratë që të huajt shpenzojnë në Shqipëri janë më të larta se ato që shqiptarët harxhojnë jashtë, duke bërë që bilanci të jetë pozitiv prej 140 milionë euro për janar-qershor 2016.

Tremujori i dytë, shqiptarët udhëtojnë më shumë, por janë më kursimtarë

Për tremujorin e dytë 2016, sipas raportit të Bankës së Shqipërisë, Shërbimet e udhëtimit u mbyllën me një bilanc pozitiv prej 73 milionë eurosh, 5% më i ulët kundrejt së njëjtës periudhë të një viti më parë, pasojë e rritjes më të shpejtë të shpenzimeve kundrejt të ardhurave në këtë kategori. Shërbimet e udhëtimit zënë peshën më të madhe në të ardhurat dhe shpenzimet e shërbimeve, me përkatësisht 68% dhe 71% të totalit. Në krahasim me një vit më parë, të ardhurat dhe shpenzimet janë rritur respektivisht me 7 dhe 11%. Gjatë tremujorit të dytë të 2016, eksporti i shërbimeve të udhëtimit i ka siguruar ekonomisë vendase rreth 357 milionë euro.

Rritja vjetore e të ardhurave gjatë kësaj periudhe ka ardhur kryesisht si pasojë e rritjes së numrit të vizitorëve jo rezidentë në vend me rreth 9%. Shpenzimet mesatare të jo rezidentëve vlerësohen në rritje, ndërsa vlerësohet të kenë qëndruar më pak, se një vit më parë.

Nga ana tjetër, rezidentët kanë shpenzuar në udhëtimet e tyre jashtë vendit 284 milionë euro. Edhe numri i rezidentëve që kanë udhëtuar jashtë është rritur me 16%. Rezidentët kanë shpenzuar mesatarisht më pak se një vit më parë, ndërsa kanë rritur numrin e ditë qëndrimit jashtë./monitor/a.kbilanci-i-udhetimeve

Next Post
FOTO EKSKLUZIVE/ “Ik nga Shqipëria ose ndërprit punimet”, ultimatumi për biznesmenin e dhunuar

Dhunimi i biznesmenit libanez/ Arrestohet njëri prej autorëve, në kërkim dy të tjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In