• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Jemi luanët e Sali Berishës”, molotovë, goma e shishe qelqi! Protestuesit përplasen me Policinë!

by A R
06/06/2024 11:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me thirrjet “Hajdut”, “Poshtë qeveria”, “jemi luanët e Sali Berishës”, hedhje molotovi e djegie gomazh, nis protesta e sotme e opozitës kundër qeverisë së Edi Ramës.

Mbështetës të Rithemelimit të pozicionuar para Parlamentit, kanë kërkuar nga qytetarët shqiptarë të ngrihen të gjithë bashkë për të rrëzuar regjimin, ndërsa kanë hedhur shishe, mollë e vezë në drejtim të efektivëve.

Protestuesit janë përplasur me efektivët pasi kanë tentuar të çajnë kordonin e sigurisë dhe të futen brenda në Parlament.

Një prej protestuesve ka bërë thirrje ndaj protestuesve të shtyjnë efektivët dhe të marrin nga Parlamenti atë që e cilësuan si “narko-trafikantin”, duke iu referuar Kryeministrit Edi Rama, për ta çuar para drejtësisë.

“Shtyni të çlirojmë parlamentin.  Ata nuk janë më të fortë se ne, dhe as më të guximshëm se ne. Ne jemi bijtë e shqiponjave, jemi luanët e Sali Berishës. Shtyni përpara. Shtyni të merrni narko-trafikantin e ta çojmë para drejtësisë. Policia po fiton territor mbi ne, është e papranueshme, është e drejta jonë. Shqiptarët janë këtu. Nuk ka regjim policor të ndalë shqiptarët. Nuk kanë për t’ia dalë mbanë. Ky pushtet na mban në burg. Edi Rama ka shpopulluar 1 milionë banorë. Kriminelët në Shqipëri janë investitorë strategjik dhe po marrin çdo pëllëmbë të tokës së shqiptarëve. Jemi këtu deri në shporrjen e këtij regjimi.

Drejtësia në Shqipëri drejtohet nga Kryeministri. Krimi i lidhur me pushtetin.

Shqiptarët nuk kanë luksin të rrinë më këtu. Familjet shqiptare po ikin dita-ditës. Fermerët sot janë drejt falimentimit. Qumështi në Shqipëri është më i shtrenjti në Europë”, tha një nga protestuesit.

Mbështetësit e Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë me thirrjen “O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do”, kërkon rrëzimin e qeverisë Rama dhe “shporrjen e narko-shtetit”.

“Duhet të bëheni bashkë për të gjitha kauzat për të shporrur narko-shtetin.

Do rrimë këtu deri sa të arrijmë fitoren. “O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do”. Poshtë diktatura”, tha një tjetër protestues.

/a.r

Next Post
VIDEOLAJM / Flamur Noka shtyn gardistin, i heq mikrofonin deputetit Nasip Naço

VIDEOLAJM / Flamur Noka shtyn gardistin, i heq mikrofonin deputetit Nasip Naço

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
Presidenti Herzog i beson Gadi Eisenkotit mandatin për formimin e qeverisë së re të Izraelit

Presidenti Herzog i beson Gadi Eisenkotit mandatin për formimin e qeverisë së re të Izraelit

November 8, 2026
Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

November 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In