• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Jemen, vdes Amali, simboli i vërtetë i krizës humanitare

by Java News
03/11/2018 15:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një foto shumë trazuese, e një vajze të vogël që vuante nga uria, është bërë fytyra njerëzore e krizës së gjerë humanitare të Jemenit. Vetëm pak ditë pas publikimit të fotos, vajza është ndarë nga jeta.  Fotoja është realizuar në kuadër të një raporti për “New York Times” nga gazetari Declan Walsh dhe fotografi Tyler Hicks, që po hetonin për pasojat e më shumë se 3 viteve luftë, në jetën e njerëzve në Jemen.

Konflikti mes koalicionit të udhëhequr nga sauditët, e që armatoset nga Perëndimi, dhe rebelëve “Houthi”, vazhdon pavarësisht apeleve në rritje për një armëpushim. Mjekët në spitalin “Aslam”, 144 km në veriperëndim të kryeqytetit jemenas, Sanaa, i treguan ekipit të “New York Times” shtatëvjeçaren Amal Hussain.

“Ajo ishte një vogëlueshe që rrinte e shtrirë, pa lëvizur. Nëna e saj i qëndronte pranë. Ajo na tregoi se ishin refugjatë nga një pjesë tjetër e vendit. Shtëpia e tyre ishte bombarduar”, tregon Walsh.

Familja nuk mund të siguronte më ushqim. Amal ishte sëmurë dhe ishte shtruar disa herë në spital për kequshqyerje. Imazhet e saj, e shtrirë në një krevat spitali, tronditën botën. Por, vetëm pak ditë pas publikimit, Walsh mori një lajm nga nëna e saj: Amal nuk jetonte më!

Rreth 1.8 milionë fëmijë në Jemen janë të kequshqyer dhe 8 milionë njerëz varen nga organizatat e ndihmave, ndaj ekziston frika se numri mund të rritet edhe më shumë. E ndërsa thirrjet globale për një armëpushim intensifikohen, historia e një vajze të vogël detyroi botën të hapë sytë para kostos së jashtëzakonshme njerëzore të konfliktit të hidhur në Jemen.

ma.me

Next Post
VIDEO/ Rama tallet me Berishën dhe Bashën, tani i shndërron në balerina

VIDEO/ Rama tallet me Berishën dhe Bashën, tani i shndërron në balerina

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

January 11, 2026
Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

January 11, 2026

Rreziku i një beteje të dështuar ndaj një drejtësie të dështuar

January 11, 2026
“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

January 11, 2026
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

January 11, 2026
Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

January 11, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

January 11, 2026
“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

January 11, 2026
Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

January 11, 2026
“Ishte një magjepsje!”, Salianji flet për takimin me demokratët në Korçë: PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin

“Ishte një magjepsje!”, Salianji flet për takimin me demokratët në Korçë: PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In