Ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi ka treguar sot në “ABC News” se ai ka qenë në një drekë me Eduart Selamin, i zyrtarizuar si kandidati i vetëm përballë Bashës për kreun e PD.
Ai ka treguar se i ka kërkuar Selamit që të tërhiqet nga gara për kreun e PD-së, që ta lërë Bashën të vetëm në garë, duke i bërë nul zgjedhjet për kryetar partie.
Mirëpo, sipas Patozit, Selami nguli këmbë se ai nuk ishte një patericë e Bashës. “I kërkova që të tërhiqet nga gara.
I thashë se ai është më keq se Maqo Lakrori dhe do të hyjë në histori me këtë që bën. Por ai kishte mendim tjetër dhe mendonte se do fitonte. Unë e ftoj sërish që të tërhiqet nga gara”, tha Patozi./a.m.