• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Je bërë si Ben Blushi”/ Zyra e Bashës sulmon Tomor Alizotin: S’mund t’i thuash vetes ‘konservator’ dhe të jesh pre e…

by Java News
29/10/2021 13:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyra e Lulzim Bashës nuk i ka pëlqyer deklaratat e djeshme të deputetit Tomor Alizoti dhe për këtë arsye kanë vendosur që ta sulojmë sot.

Me një shkrim në Facebook, drejtuesja e zyrës për publikun e Bashës, Desada Metaj ka vendosur të sulmojë Alizotin duke i thënë se ‘nuk mund të jesh në PD-në për hir të paraardhësve të vdekur apo internuar gjatë komunizmit’.

Për Desada Metajn, Alizoti është bërë si Ben Blushi.

Sulmi i Desada Metaj ndaj Tomorr Alizoti:

Nuk mund të jesh në PD-në për hir të paraardhësve të vdekur apo internuar gjatë komunizmit për arsyen e thjeshtë se deri më sot nuk ka ende një ditë për të kujtuar shpirtrat e atyre që sakrifikuan jetën e tyre gjatë diktaturës. Dhe PD ka qenë mjaftueshëm në pushtet për ta bërë këtë.

Nëse ke hyrë me vonesë në politikë është e pamjaftueshme të mbahesh me  historinë familjare dhe të kujtohesh vazhdimisht për vuajtjet. Duhet të ndërmarrësh akte përfaqësimi dhe jo të projektosh karrierën duke pritur nga më i forti. Së paku për të bërë diferencën me topallizimin e PD-së dhe përdorjes së shëmtuar të ‘kartës’ së ish të përndjekurve.

Nuk mund t’i thuash vetes ‘konservator’ dhe të jesh pre e populizmit, e suksesit që të japin fjalimet ku flitet veç në përgjithësi ‘për varfërinë’ e ku glorifikohet Albin Kurti. Dhe për më tepër, nuk mund të citosh  Hegelin e ndonjë filozof tjetër, të pretendosh për ideologji e moral dhe nga ana tjetër për zenitin tënd në politikë t’i jesh mirënjohës dikujt që mendimin tënd mund ta zëvendësojë fare thjesht me atë të mis Shqipërisë.

Çdo parti ka Ben Blush-ët e vet. Vetëm se origjinali ka shkruar disa libra (me qëlime dhe cilësi të diskutueshme), ndërmori një lëvizje që prodhoi së paku fjalorth të ri politik dhe nuk u frikësua nga zhargoni banal apo sulmet e trollave që përdorën kundër tij ‘shokët’ e partisë. Madje nuk përtoi por i shndërroi dhe në personazhe libri.

Dhe për ta mbyllur, në politikën e ditës janë aktet dhe jo idelogjia që të nxjerrin në krye. Janë qëndrimet dhe jo mendimet ambigue, janë përballjet dhe jo fshehja pas gishtit dhe historisë familjare ato që të farkëtojnë dhe bëjnë një lider të fortë. Përndryshe, ka ende vende vakante për analistë në studio se ato të kryetarëve të shoqatave për ish të përndjekurit janë zënë me kohë./ syri.net

g.kosovari

Next Post
Rama ‘dush të ftohtë’ kryebashkiakëve: Në ujësjellësa ka njerëz që nuk figurojnë fare në Shqipëri

Rama ‘dush të ftohtë’ kryebashkiakëve: Në ujësjellësa ka njerëz që nuk figurojnë fare në Shqipëri

Comments 2

  1. papa says:
    4 years ago

    Bravo D. Metaj; i ke bere nje diagnoze te sakte ketij filozofit.

    Reply
  2. leka says:
    4 years ago

    Te permendesh Ben Blushin duhet te jesh shume tru .Ishte politikan kalbri i pa vleresuar

    Reply

Leave a Reply to papa Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In