Kjo javë pritet të përfshihet nga një tjetër valë e të nxehtit afrikan, ku temperaturat e ajrit do të shkojnë mbi 40 gradë celsius.
Sipas parashikimeve të sinoptikanëve vala e të nxehtit afrikan do të vijoj përgjatë gjtihë javës, por e mërkura do të jetë dita më e nxehtë.
Kjo javë e muajit gusht do të mbizotërohet nga kthjellimet dhe nuk priten reshje, edhe pse në fundjavë temperaturat pritet të pësojnë një ulje me rreth 4 apo 5 gradë Celsius.











