• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Javë bombë”, Meri Shehu jep yjet për shenjat e horoskopit

by B K
09/12/2024 19:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Planetet janë duke u përballur shumë fuqishëm atje lart,” kështu e nisi parashikimin e saj për këtë javë astrologia Meri Shehu në studion e “Rudina”.

Sipas saj Marsi i kundërt në Luan me Afërditën në shenjën e Ujorit do të sjellin përmbysje për 12-të shenjat e horoskopit.
Duke dhënë yjet për secilën shenjë dhe duke parashikuar të papriturat, Meri Shehu paralajmëroi që pritshmëritë të ishin të ulëta. Teksa vlerësimet me nga 1 yll u dhanë rresht.

“Planetet janë duke u përballur shumë fuqishëm atje lart. Kjo është dhe java që do të ndodhë dhe hënë e plotë, por ajo do të ndodhë në fund të javës, ditën e diel, efektet do i japë javës tjetër, kështu që ne nuk do të ngelemi shumë tek Hëna e plotë në Binjak ditën e sotme. Por, kemi përballjen e Marsit të kundërt në Luan me Afërditën në shenjën e Ujorit. Njihen historikisht si dashnorët shekullorë këta të dy, por ka një përballje kaq të fuqishme kësaj jave, saqë askush nuk do të ngelet nëse është në çift ose ka një marrëdhënie të rëndësishme personale pa bërë një debat, ose pa u futur në një tension. Por kap dhe çështjet ekonomike, sa herë që përballen këta dy planete dalin shpenzime të papritura, dalin situata nga kontrolli sepse bëhemi më emocionalë, më të rrëmbyer dhe duam që të shpenzojmë më shumë për të rënë në sy. Është një javë që të gjithë do i kapë pak ritmi i sherrit dhe i tensionit në marrëdhëniet e tyre,” tha astrologia.

Dashi 1 yll

Dashët janë shenja e parë që do të udhëhiqen nga Marsi dhe Marsi është në Luan në shenjën e tyre erotike. Marsi është i kundërt, kundërshtohet dhe me Afërditën në shenjën e Ujorit dhe problemet në jetën e tyre personale, erotike, sentimentale dhe krijuese do të jenë të papara. Detyrimisht do të duan të kthehen në të kaluarën tek një ish, ose një person i tretë futet në një marrëdhënie dyshe dhe e josh Dashin. Deri diku do të ndjehet mirë nga kjo joshje, nuk do ta shikojë si një rrezik në këtë marrëdhënie, po kjo nuk i pëlqejë partnerit ose partneres, duke formuar kështu një trekëndësh të vështirë erotik.

Demi 2 yje

Këto përballje Demët do i kenë më shumë në çështjet familjare dhe karriere, ose ndonjë shtyrje martese apo fejese. Por, dikush nga Demët do të kuptojë dhe do të thotë “në këtë kohë nuk është as fejesa për mua, e as martesa, as ndonjë lidhje e re për mua”, dhe do të kuptojë se mund të jetë vetëm në periudhën e festave. Pra dalin pak më të veçuar, kështu që duhet të kenë kujdes në karrierë, në ata që merren me art dhe në atë që shpenzojnë në këtë periudhë.

Binjakët 1 yll

Binjakët janë në pritje të Hënës së plotë në shenjën e tyre. Kjo Hënë e plotë do të përballet me Saturnin në Peshk dhe një njeri i fuqishëm, kryesisht me karrierën apo ligjin, ose një njeri i rëndësishëm në familjen e tyre do u bëjë pritë shumë dëshirave dhe planeve të Binjakëve, kështu që shumë Binjakë nuk do të arrijnë të finalizojnë dot synimet e tyre. Mund të ndeshen me probleme familjare ose shëndetësore.

Gaforrja 1 yll

Problemet më të vështira i kanë në fundjavë me Hënën e plotë në Binjak që do të jetë në shtëpinë e 12-të për ta. Do të kenë ndikime emocionale dhe prapaskena në punë. Marrëdhëniet me miqtë ose me jashtë fillojnë dhe vështirësohen, por do të shikojnë dhe probleme shumë të vështira ekonomike. Përballje të cilat do i ndjejnë që në fillim të javës, që nesër dhe në vazhdim. Në datën 12-të që është kjo përballja mes Afërditës dhe Marsit do ta ndjejnë qoftë në anën emocionale, qoftë në anën ekonomike, pra asnjë gjë nuk ka asnjë lloj bazamenti.

Luani 1 yll

Marsi i kundërt në shenjën e tyre në përballje me Afërditën në Ujor, do të shikojnë se edhe sikur të thonë një fjalë të mirë apo të bëjnë një gjest të mirë nuk do të jenë të mirëpritur. Të tjera thonë dhe të tjera do të nënkuptojnë të tjerët, por dhe vetë Luanët kanë një energji të kthyer kundër si Marsi që është i kundër në shenjën e tyre dhe duket sikur e kaluara do të sundojë në këtë periudhë, do i bëjë parapritë projekteve dhe planeve të tyre. Çështjet ekonomike dhe për ta janë sfiduese dhe një bashkëpunim ndërpritet në mes duke mos arritur atje ku duhet.

Virgjëresha 3 yje

Do të keni një rigjenerim. Rigjeneroheni nga ato pjesë të thyera, filloni dhe të keni një rigjenerim sidomos në çështjet ekonomike dhe shpirtërore. Duket sikur këto përballjet e fuqishme nuk iu prekin më. Pra keni fituar një lloj imuniteti, duke shmangur ndjesinë emocionale të fortë për t’u përballur me një çështje ekonomike.

Peshorja 3 yje

Marsi në Luan dhe Afërdita në Ujor janë dy aleatë të mirë, që sado që përballen me njëri-tjetrin, përsëri gjendet ura lidhëse dhe mënyra për t’u afruar apo pse jo dhe për t’u sqaruar. Peshoret me mënyrën e tyre diplomatike do të gjejnë një mënyrë për të qetësuar gjërat në marrëdhëniet emocionale, erotike e cila shkon drejt falimentimit, por në momentin e fundit Peshoret do ta shpëtojnë.

Akrepi 2 yje

Kjo javë ka të bëjë me karrierën, me talentet dhe aftësitë e tyre krijuese. Vonohen pak për të dalë në pah tani, por mund t’u jepet mundësia që të rregullojnë diçka. Por, kundërshtimi direkt mes Marsit dhe Afërditës në datën 12 tregon se ka shpenzime, pasiguri dhe nuk ka një mbështetje realisht shumë të fuqishme. Duhet të kenë kujdes.

Shigjetari 1 yll

Kontaktet me jashtë, çështjet personale, çështjet ekonomike dhe shoqërore sikur lëvizin dhe këto disbalancat ose këto lëvizjet e menjëhershme tregojnë që në Shigjetar po ndodh një tërmet në gjendjen e tyre emocionale dhe ekonomike pa stabilitet.

Bricjapët 1 yll

Problematikat e tyre në punë janë të çuditshme në fundjavë kështu që duhet të qetësohen në çift në këtë periudhë ose në prapaskenat e punës që mund të kenë. Një relacion pune që mund të kenë, një relacion erotik në punë mund të shkojë në një skandal.

Ujori 3 yje

Afërdita është në shenjën e tyre, Marsi është përballë shenjës së tyre. Gjithsesi këta joshen kaq shumë saqë nga joshja më e fortë ose nga tensioni i fortë mund të krijohet një “boom” i madh për një lidhje të mirë. Aty ku gjërat përplasen nga një herë mund që të ketë një shkëlqim, ndriçim të bukur.

Peshqit 1 yll

Po përgatiten për Hënën e plotë në Binjak që i penalizon në punët e shtetit, në çështje karriere dhe në marrëdhëniet me eprorët sepse Saturni në shenjën e tyre u bën dëm, por mbetet për të pritur të dielën. Ndërkohë edhe personat e kësaj shenje si romantikë, erotikë që janë nuk kanë se si të kenë pozitivitet në këtë përballje të fuqishme Afërditë-Mars. Çështjet e ekonomike do të jenë shumë të riskuara rreth datës 12 dhe 13 Dhjetor./b.p

Next Post
Shpërthimi i rafinerisë në Firence, rëndohet bilanci, 2 të vdekur dhe 26 të plagosur

Shpërthimi i rafinerisë në Firence, rëndohet bilanci, 2 të vdekur dhe 26 të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In