Personi që shihni në foton e mësipërme është Ersild Ishmi, 33 vjeçari i cili mbeti viktimë e të shtënave me armë që u regjistruan mbrëmjen e kësaj të hëne në Velipojë.
Dy vëllezër, Gëzim dhe Eduart Frroku, pronarë të një hoteli, janë autorët e vrasjes së 33-vjeçarit dhe kunatit të tij, Arsid Hoxha, 22 vjeç, të cilët vijojnë të jenë ende në arrati.
Zanafilla e konfliktit ka nisur dy muaj më parë.
Deri më tani, policia bën me dije se dy persona janë ndaluar në lidhje me ngjarjen. Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi M.P e po ashtu është arrestuar Z.Z, i cili ishte kamarier në hotelin e autorëve mori një plumb në këmbë.
/a.r