• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Java nis me dashuri dhe mbyllet me humbje parash! Meri Shehu paralajmëron dy datat e vështira

by Os De
15/09/2025 19:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Yjet janë kujdesur që kjo javë të ketë të mirat, por edhe të papriturat. Në parashikimin për programin “Rudina” në Tv Klan, Meri Shehu thotë se nis me një atmsoferë të bukur dashurie në dy ditët e para.

Astrologia cilëson se dy datat më të vështira janë 17 dhe 19 ku kërkohet të tregohemi të kujdesshëm. Ajo çfarë duhet të kemi parasysh janë fjalët dhe veprimet, pasi do të jenë përcaktuese për zhvillimet e mëtejshme.

Meri Shehu: Kjo është një javë shumë e rëndësishme astrologjike sepse në fund të javës kemi eklipsin e pjesshëm diellor që përkon me hënën e re në Virgjëreshë në datën 21, por sot është një ditë e bukur sepse Afërdita në Luan dhe Marsi në Peshore, për gjithë ata që adhurojnë dashurinë, takimet romantike, është një ditë perfekte. Vetëm data 17 dhe 19 na e prishin. Në datën 17, Mërkuri në Virgjëreshë përballet me Saturnin në Peshk. Do të jetë një ditë e zymtë, me mendime të këqija, konservatore, e zbehtë, nuk jep asgjë. Data 19 që futet Afërdita në Virgjëreshë, kundërshtohet direkt me Uranin në Binjak dhe nuk jep stabilitet ekonomik dhe në jetën emocionale.Çfarë rregullojmë në fillim të javës, e prishim nga data 19.

Dashi – 1 yll

Rreth datës 17, kundërshtimi i Mërkurit me Saturnin, sjell probleme shëndetësore, pune dhe debate me eprorë. Jeta e përditshme ju duket si e zymtë, e zbehtë. Pasi kalon dita e sotme që është shumë e bukur ku nëse keni një flirt, një takim, një buzëqeshje, do ta shtrojë rrugën mirë dhe datën 17 nuk do ta ndieni.

Demi – 2 yje

Me eklipsin diellor në datën 21 dhe hënën e re në Dem duhet të marrin një ajër të mirë, sidomos në çështjet erotike, por është data 17 një udhëkryq për Demët në çështjet personale ose në çift që nuk dihet si do ta përjetojnë. Mund të kenë ndarje ose mendime negative për një bashkëjetesë apo marrëdhënie pune. Të kenë kujdes me humbjet ekonomike.

Binjakët – 2 yje

Me hënën e re do të shohin një atmsoferë të mirë në jetën personale e familjare. Ditën e sotme e kanë të bukur se janë shenjë ajri dhe favorizohen në dashuri sot e nesër. Të kenë kujdes në datën 19. Urani në shenjën e tyre bën një katërkëndësh të vështirë me Afërditën dhe një gjë nuk shkon mirë, jep një ndjesi negative dhe mund të kenë një humbje ekonomike.

Gaforrja – 3 yje

Të kenë kujdes nga një debat i ashpër në datën 19 që mund t’i çekuilibrojë dhe mund të kenë disa probleme e prapaskena në lidhje me punën në përgjithësi dhe ndryshime që do t’i bëjnë të mos ndihen mirë psikologjikisht në jetën personale.

Luani – 4 yje

Sot është Afërdita në shenjën e tyre në Luan që lidhet bukur me Marsin në Peshore dhe kanë komunikime shumë të mira, mund të kenë propozime të bukura, jeta personale merr ritëm dhe shkëlqejnë. Pas disa vështirësive në lidhje me punën, në datën 21 mund të marrin një lajm të mirë ekonomik me hënën e re në Virgjëreshë.

Virgjëresha – 4 yje

Është një ditë e mirë në planin ekonomik dhe të projekteve, deri nesër mund të marrin një lajm të mirë. Të kenë kujdes datat 17 dhe 19 sepse Mërkuri në shenjën e tyre përballet me Saturnin dhe futet një vështirësi përpara që ua prish disi humorin. Në datën 19 nuk ndihen të sigurt në jetën emocionale. Me hënën e re në shenjën e tyre në datën 21 çdo gjë fillon dhe ndryshon për mirë.

Peshorja – 3 yje

Është një shenjat e favorizuara. Marsi i rrëmben pak situatat, nxitohen. Hëna e re në Virgjëreshë është në shtëpinë e 12-të, duan të rilindin, por e kanë me shumë llogari dhe humbasin më shumë kohë. Nga njëra anë nxitohen, nga tjetra pengohen.

Akrepi – 3 yje

Kanë një ditë të bukur sot e nesër në karrierë, famë, mundësi, jetën sociale. Datën 17 duhet ta kenë kujdes në çështje ligjore, kontakte,jetën personale. Data 19 nuk është e mirë sepse Afërdita kundërshtohet me Uranin dhe nuk ka asgjë në terezi.

Shigjetari – 1 yll

Do të presin hënën e re në Virgjëreshë në datën 21 për të filluar një punë, aktivitet të ri dhe për t’u çliruar nga frikërat. Sot e nesër janë në kulm erotik, magjepsje të bukur, joshje shumë të mirë dhe do ta shijojnë. Kujdes sepse një prapaskenë apo ndërprerje pune mund t’i rrëzojë këto.

Bricjapi – 2 yje

Duhet të kenë kujdes në çështjet ligjore, komunikim me jashtë, çështje studimore apo vizion në jetën intelektuale se rreth datës 17 këto gjëra nuk shkojnë mirë. Afërdita në Virgjëreshë hyn me të majtën dhe i çorienton disi, por do të presin datën 21 për të parë një ndryshim të mirë në jetën e tyre.

Ujori – 4 yje

Janë një nga shenjat me fat. Shenjat e ajrit (Binjak, Peshore, Ujor) kanë shumë fat në dashuri sot e nesër, si edhe në jetën ekonomike, mund të vendosin gjëra të bukura, të kenë propozime, të udhëtojnë, të marrin rritje rroge, të kenë plane e projekte, të ndihen shumë mirë nga ana psikologjike. Kujdes me ca shpenzime të çuditshme në datat 17 dhe 19. Me hënën e re në datën 21 hapet një ndryshim i paparë ekonomik.

Peshqit – 2 yje

Do të kenë një lajm të mirë ekonomik sot e nesër, por data 17 i ndikon direkt në shenjën e tyre. Saturni i rikthyer në shenjën e tyre ka filluar të vendosë pengesat e dy viteve të fundit, përballet me Mërkurin në Virgjëreshë dhe Peshqit do të ndiejnë paqartësi në jetën personale, bashkëpunime dhe në gjërat që mendonin se i kishin kapërcyer, rikthehen fantazmat nga e kaluara. Me eklipsin në datën 21, mund të kenë një periudhë që i ndihmon.

Next Post
Nga pikë mjetesh të bllokuara në park lojërash/ Rama: Shkodra fiton një hapësirë të re jete

Nga pikë mjetesh të bllokuara në park lojërash/ Rama: Shkodra fiton një hapësirë të re jete

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E quajte Ramën Skënderbe dhe të flaku”, Berisha debat me Spiropalin, deputetja: Sali kur të çlirosh sistemin mund të flasim

“E quajte Ramën Skënderbe dhe të flaku”, Berisha debat me Spiropalin, deputetja: Sali kur të çlirosh sistemin mund të flasim

May 14, 2026
Zbardhet rezoluta e integrimit e dakorduar mes PS dhe opozitës: Angazhim i përbashkët për negociatat me BE-në

Zbardhet rezoluta e integrimit e dakorduar mes PS dhe opozitës: Angazhim i përbashkët për negociatat me BE-në

May 14, 2026
Pas Kinës, regjistrohet një rast me HMPV në Selanik! Nis transmetimi ndërkombëtar i virusit të ri?

Deri në 8 javë intubim dhe 6 muaj simptoma. Zbulohet çfarë ndodh pas infektimit me Hantavirus

May 14, 2026
Rrëzohet kërkesa e PD për interpelancën me Ramën, Peleshi: Nuk përmbush qëllimin kushtetues

Rrëzohet kërkesa e PD për interpelancën me Ramën, Peleshi: Nuk përmbush qëllimin kushtetues

May 14, 2026
LIVE! Nga integrimi në BE te përplasjet me Ramën, nis seanca maratonë në Kuvend

LIVE! Nga integrimi në BE te përplasjet me Ramën, nis seanca maratonë në Kuvend

May 14, 2026
FOTO / Xi Jinping zhvillon bisedime me Presidentin e SHBA-së Trump

FOTO / Xi Jinping zhvillon bisedime me Presidentin e SHBA-së Trump

May 14, 2026
SHIFRAT / Mbi 2 mijë biznese të reja në prill, dominon kryeqyteti

SHIFRAT / Mbi 2 mijë biznese të reja në prill, dominon kryeqyteti

May 14, 2026
“Pa Donbas nuk ka paqe”, Moska dhe Washingtoni përplasje për dominimin e tregjeve energjetike

“Pa Donbas nuk ka paqe”, Moska dhe Washingtoni përplasje për dominimin e tregjeve energjetike

May 14, 2026
FIFA paralajmëron super-show: Shakira, Madonna dhe BTS do ndezin finalen e Botërorit 2026

FIFA paralajmëron super-show: Shakira, Madonna dhe BTS do ndezin finalen e Botërorit 2026

May 14, 2026
Opozita kërcënon me bllokim, OSBE hap aplikimet për vëzhgues në zgjedhje

ODIHR del me raport urgjent për financimin e partive: Më shumë transparencë dhe kontroll mbi donacionet

May 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In