• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

JAVA në RTSH: Vettingu do gjithëpërfshirje. Të gjitha gabimet e Arta Markut

by Java News
22/09/2018 16:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është rikthyer në RTSH sezoni i dytë i emisionit ‘JAVA’ nën drejtimin e analistëve Preç Zogaj dhe Lorenv Vangjeli, si dhe me Megin Mehillind he te ftuarin Artan Hoxha. Një emision politik ky me tre pjesë që ka si mision informimin publik përmes analizave dhe të ftuarve.
Zogaj: Vettingu kërkon gjithëpërfshirje; Vangjeli: Marku gaboi me lëvizjet e fundit
Vettingu dhe ngjarjet e fundit në Prokurorinë e Përgjithshme kanë qenë tema e diskutimit në pjesën e parë. Duke u ndalur në pretendimet e opozitës për një ligj të ri për vettingun e politikës, analisti Preç Zogaj tha se duhet të largohet tradita ku pala-palës ia hedh propozimin si granatë…

“Kur bëhet fjalë për këto nisma, gjithëpërfshirja është çelësi. Dhe nuk bëhet fjalë për një gjithëpërfshirje e faktorit politik shqiptar. Tani është në skenë faktori ndërkombëtar me reformën në drejtësi, por edhe me ligjin e dekriminalizimit. SHBA dhe BE janë bashkautorë në hartim dhe në zbatim.” – tha Zogaj.

Sipas tij reforma po has vonesa, por nuk ka kthim mbrapa. Megjithatë propozimi i opozitës është kurajoz, por kërkon bashkëpunimin me të huajt. Ndërkohë, duke iu referuar zhvillimeve në Prokurori, analisti Lorenc Vangjeli u ndal në urdhrin e Arta Markut për transferimin e 10 prokurorëve. Sipas Vangjelit, Marku ka gabuar duke shkelur frymën kushtetuese.

“Ka problem ligjor dhe etik lëvizja e Kryeprokurores. Mungesa e institucioneve të reja të parashikuara në Kushtetutë e ka çuar Prokurorinë në kolaps. Marku ka gabuar qoftë duke shkelur frymën e Kushtetutës së re, që kërkon decebntralizimin e organit të akuzës, qoftë edhe vetë ligjin për statusin e prokurorit” – tha Lorenc Vangjeli në studion e “JAVA”-s.

Si do të vijë opozita në pushtet?

Edmond Spaho, Klajda Gjosha dhe Agron Duka ishin të ftuar përballë Preç Zogajt dhe Lorenc Vangjelit në studion e ‘JAVA’ në RTSH. Kreu i Grupit Parlamentar të PD ‘zbërtheu’ deklaratën e ish-kryeministrit Berisha, i cili pak ditë më parë tha se opozita nuk mund të fitojë zgjedhjet me Edi Ramën në pushtet.

“Sot ne nuk dimë se ku fillojnë grupet kriminale dhe ku mbaron qeverisja. Sikurse është dëshmuar 5 vitet e qeverisjes Rama, pasja e grupeve kriminale në nivele të ndryshme të pushtetit është një mekanizëm i këtij kryeministri për të mbajtur pushtetin” – tha Spaho.
Ai u ndal edhe në aksionin opozitar teksa tha se forca politike ku ai bën pjesë është në periudhë reflektimi për të gjetur formën sesi mund të shkëputen lidhjet e krimit me mazhorancën.

Ndërkohë, Klajda Gjosha u shpreh se është tepër e nevojshme që qytetarët të njihen me platformat e partive opozitare.
“Nga zgjedhjet e vitit 2017 mësuam se janë blerë 20% e votave. Si është e mundur që ne të pretendojmë për zgjedhje të lira, nëse vota blihet me paranë e krimit? Kjo është një situatë absurde. Ne sot kemi një kryeministër të gjithëpushtetshëm” – tha deputetja e LSI në studion e ‘Java’-s.
Nga ana tjetër, kreu i PAA zbuloi detaje sa i përket qëndrimit të tij dhe iu përgjigj zërave nëse ka ambicie për të kandiduar në Durrës.
Përballë Zogajt dhe Vangjelit, Duka tha se opozita ka treguar guxim duke denoncuar me emra konkretë kriminelët e lidhur me mazhorancën.
“Ne jemi afër zgjedhjeve vendore dhe nëse nuk çmontojmë këtë simbiozë, e kemi shumë të vështirë të shkojmë në zgjedhje” – tha Duka.
Në studion e “JAVA”-s ai iu përgjigj edhe zërave nëse do të jetë kandidat i opozitës së bashkuar për Durrësin.

“Personalisht asnjëherë nuk pretendoj që të bëhem anëtar kabineti. Rëndësi ka që qeveria të bjerë së bashku me këtë ngrehinë që ka krijuar. Shumë njerëz më kanë pyetur në Durrës nëse do kandidoj për bashkinë. Unë nuk e kam marrë në konsideratë as që ta mendoj këtë. Jo vetëm unë, por shumë njerëz të tjerë, dhe nuk e di se kush do të dali kandidat atje. Pse? Me kë të konkurrosh? Lekë pa hesap, riciklim parash. Bëhen pallate në Durrës dhe i ndërtojnë këta… Sot nuk mund t’i quash dot as kriminelë se janë biznesmenë. Kanë marrë tenderat dhe kanë lekë më shumë se ne. Unë nuk mund t’i përballoj ata” – tha Duka në studion e JAVA-s.

Artan Hoxha: RENEA, 6 operacione në 9 ditë. Në Divjakë kërkoheshin dy vrasës serialë

Operacioni i përforcuar i policisë pak ditë më parë në Divjakë ka pasur si qëllim arrestimin e dy personave të kërkuar për disa vrasje. Detajet u bënë të ditura në studion e emisionit ‘JAVA’ në RTSH nga gazetari investigativ Artan Hoxha. Duke iu referuar operacionit në Divjakë, ku mbeti i plagosur edhe një i moshuar, Hoxha tha se policia ishte informuar nga një banor i zonës për prezencën e dy të shpallurve në kërkim.

Hoxha tha se në nëntë ditë, RENEA ka zhvilluar gjashtë operacione, një intensitet i panjohur më parë ky. Sipas gazetarit, reparti elitar i policisë është gjendur përballë akuzave dhe sulmit politik, por opozita harron se është i njëjti repart që ka kryer edhe operacionet e suksesshme në qeverinë ‘Berisha’.

Next Post
Tjetër aksident tragjik, mjeti përplas për vdekje të moshuarin

Aksident tragjik në Elbasan, humb jetën 56-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In