• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Java në RTSH’: Putin në Beograd, beteja SHBA-Rusi për influencën në Ballkan

by A R
19/01/2019 12:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vizita në Serbi e presidentit rus, Vladimir Putin, ka qenë temë diskutimi në emisionin ‘Java në RTSH’. Përballë analistëve Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli, kjo ngjarje në Ballkan u komentua nga ish-ministrja Mimi Kodheli, avokati Spartak Ngjela dhe pedagogu Dritan Hoti.

Në editorialin e tij, Zogaj tha se deklaratat me nota akuze e Putinit kërkon të përligjë përpjekjet e Rusisë për rritjen e pranisë, influencës dhe rolit të saj në vendet e Ballkanit Perëndimor , duke nisur nga Serbia si aleat kyç i Moskës në rajon.

“Me politika “destabilizuese” të SHBA dhe kombeve perëndimore Rusia ka kuptuar politikat e integrimit një nga një dhe në tërësi të vendeve të rajonit në NATO dhe BE, çfarë është një aspiratë dhe një preferencë e shprehur e shumicës së qytetarëve në këto vende, përfshirë qytetarët serbë” – tha Zogaj.

Sipas tij, Rusia është përpjekur ta pengojë apo zhbëjë këtë aspiratë, duke dashur të ruajë influencën apo dominimin rus kudo ku mund të gjejë mbështetje. Por Zogaj tha se trendi dhe fryma e epokës në rajon është euro-atlantizmi. Ai u shpreh se vetëm kjo është zgjidhja për një Ballkan në paqe e të zhvilluar.

Nga ana tjetër, kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli u shpreh se vizitë e presidentit rus në Beograd duhet të na shërbejë që të reflektojmë mbi disa aspekte.

“Situata gjeopolitike është interesante edhe nëse e shohim nga këndvështrimi i presidentit Putin. Ballkani është një qoshe që ka pasur gjithmonë turbullira, por gjithmonë ka gjetur kompromis për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet dhe kjo nuk i pëlqen Putinit. Unë mendoj që ka disa momente që duhet të ndalemi; Politika e brendshme e Serbisë, marrëdhëniet me shqiptarët dhe mbështetja ekonomike. Të mos harrojmë që ndihmat ushtarake që i jep Rusia Serbisë është më shumë sesa e konsiderueshme. Të gjitha këto e bëjnë prezencën e presidentit rus në Serbi, një prezencë të justifikueshme nga pikëpamja e tyre. Ndërkohë na bëjnë ne që të relativizojmë të gjithë këtë marrëdhënie që afekton të gjithë Ballkanin perëndimor” – u shpreh ish-ministrja Kodheli.

Për analistin Lorenc Vangjeli, ka një paradoks sa i përket ndikimit rus në rajonin tonë. Ai solli në vëmendje ‘mundjen’ e Moskës në luftën e Kosovës dhe rikthimin e saj në skenë vitet e fundit.

“Ndryshe nga ç’bëjnë amerikanët, Putini refuzoi ta takonte opozitën serbe duke treguar mbështetje të drejtpërdrejtë për Vuçiç. Por ka një zhvillim këto 20 vite sa i përket politikës së Moskës. 20 vjet më parë, gjatë luftës në Kosovë Moska gati e pranoi që u poshtërua. Sot ajo duket se është edhe më e pranishme në Ballkan” – tha Vangjeli.

Ndërkohë që për avokatin Spartak Ngjela, Serbia dhe Rusia janë trembur nga taksa 100% e Kosovës dhe krijimi i Ushtrisë. Ai tha se fakti që i ka trembur do të thotë se Kosova nuk do të tërhiqet nga këto të dyja.

“Vizita kishte disa aspekte kontradiktore. Ajo që shprehu Putin ishte taksa e Kosovës dhe ushtria. Fakti që i përmendi këto të dyja, do të thotë që për këtë ka ardhur. Por ka një kontradiksion që nuk shkon. BE i ka vënë kusht Serbisë që duhet të njohë pavarësinë e Kosovës. Pra një kusht politik. Putin thotë që nuk duhet ta njihni kurrë Kosovën, por nuk thotë mos hyni në BE. A mundet që një burrë shteti i këtij niveli të bjerë në këtë katandi? Por Ushtria dhe Taksa kanë dalë në të njëjtën kohë, kuptohet që i përkasin politikës së madhe.

Ngjela tha se Rusia nuk ka asnjë mbështetje në Bashkimin Evropian dhe ndaj e do Serbinë brenda familjes europiane. Ai tha se Moska do ta përdorë si kalë troje Serbinë brenda BE-së” – tha Ngjela në studion e emisionit ‘Java’.

Për pedagogun Dritan Hoti, Rusia është fokusuar në luftën diplomatike kundër SHBA-ve.

“Hakmarrja ruse pas Luftës së Ftohtë është fokusuar kundër Shteteve të Bashkuara. Por pikë së pari duhet të shohim një element. Paralelisht me nisjen e negociatave bilaterale të SHBA, kërkuan me ngulm krijimin e Kosovës. Nuk ka cënim të status-quos. Tani pritet marrëveshja bilaterale Kosovë-Serbi ndaj dhe presidenti Trump i ftoi Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuçiç. Në Serbi tradicionalisht ka pasur liderë që për transformime qëndrimesh kanë humbur dhe jetën. Dhe patjetër që Vuçiç është i trembur nga marrëveshja e mundshme” – tha Hoti.

Ai u shpreh se marrëveshja do të jetë me etapa dhe SHBA-të e kanë marrë iniciativën për ta propozuar atë, por terreni nuk është i përshtatshëm aktualisht.

Next Post
Gazetari investigativ: Ja kush e ndihmoi Gruevskin që të arratisej

Dosja ‘Balili’, gjithçka që nuk është thënë më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In