• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Java në RTSH: Protesta e fermerëve, çfarë e provokoi zemërimin e tyre

by A R
23/03/2019 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qindra fermerë nga Berati, Lushnja, Fieri, Kavaja, Divjaka, Gjirokastra e zona të tjera të Shqipërisë, grumbullues dhe përpunues të qumështit, prej ditësh protestojnë kundër skemës së re të kompensimit të prodhimeve bujqësorë primare.

Në shenjë të revoltimit të tyre ata kanë derdhur në rrugë, jo vetëm qumështin që s’po u mblidhet, por edhe perimet e frutat që nuk kanë ku t’i shesin.

Për temën në fjalë, në emisionin ‘Java në RTSH’ ishin këtë të premte Nikoll Gjoni nga Shoqata e Industrisë Agropërpunuese dhe Eduart Sharka, ekspert fiskal dhe eksponent i Partisë Agrare Ambientaliste.

Ndërkohë, në editorialin e tij, analisti Preç Zogaj u shpreh se çdo rritje takse për sipërmarrjen agropërpunuese  shkarkohet të prodhuesi i lëndës së parë, shkarkohet  te konsumatori dhe  provokon kësisoj një reaksion zinxhir reagimesh që nuk ta pret mendja.

“Në ekonominë e tregut taksat janë nervi i jetës së atyre që punojnë e  paguajnë, ndaj nuk mund të vendosen në mënyrë arbitrare, për të mbyllur gropa dhe dështime. Duhen diskutuar e shoshitur gjerë e gjatë me grupet e interesit në funksion të zhvillimit e jo falimentimit. Kjo duhet të jetë marrëdhënia e qeverisë  me sipërmarrjen” – apeli analisti Zogaj duke shtuar se kjo është edhe zgjidhja për revoltën e fermerëve

Ndërkohë që për të ftuarin Nikoll Gjoni, sektori i bujqësisë në Shqipëri kontribuon dyfishin e vendeve të tjera të rajonit.

“Vetë sektori i bujqësisë jep 21% të prodhimit të brendshëm bruto. Në Shqipëri, ai është dyfishi i kontributit duke e krahasuar me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Kjo është një e dhënë që duhet të na vërë në alarm. Sektori i bujqësisë punëson mbi 40% të shqiptarëve. Qeveria vendosi që të rikthejë një ligj i cili i jepte fermerit 6%, e riktheu në një TVSH të barabartë 20%. Kjo i dha sektorit premisat e një zhvillimi të rëndësishëm. Kjo reflektohet në rritjen e eksporteve. Por nëse nga politika ka një qasje pozitive, zbatimi i programit ka një defekt. Këtu mendoj se problematika lidhet me ministritë e linjës” – tha Gjoni.

Ndërsa për ekspertin fiskal, Eduart Sharka, deri në vitin 2014 tregtia në sektorin bujqësor dhe blegtoral ka qenë informale. Ai u shpreh se koncepti i TVSH është universal, por skema e rikthyer nga 1 janari e çon fermerin në kushte të vështira për prodhimin dhe shitjen e produkteve.

“Nga 1 janari, TVSH-ja e rimbursueshme u ul nga 20% në 6%. Qeveritë shqiptare që në nisjen e  kulturës fiskale për menduan se fermeri nuk i kishte kushtet për të qenë subjekt i tatueshëm. Unë mendoj se rikthimi i kësaj skeme është anti-kushtetuese.” – tha Eduart Sharka në studion e emisionit ‘Java në RTSH’.

Ai shtoi se situate është paralajmëruar edhe më parë nga drejtuesi i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.

“Rreth dy muaj më parë, kryetari Agron Duka i ka dërguar një letër qeverisë shqiptare me 50 pika ku ka paralajmëruar qoftë pasojat që sillte rivendosja e kësaj takse, qoftë edhe masat që duheshin marrë në mënyrë urgjente për sektorin e bujqësisë. Ne jemi një parti që fokusin kryesor e kemi te Bujqësia dhe jemi të bindur se sektori në fjalë ka mundësinë që ta çlirojë Shqipërinë nga varfëria njëherë e mirë” – tha Sharka, eksponent i lartë i PAA.

Next Post
Java në RTSH: Kriza, Presidenti dhe populizmi – një trekëndësh aspak i lavdishëm në Tiranë

Java në RTSH: Kriza, Presidenti dhe populizmi – një trekëndësh aspak i lavdishëm në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj: Rama merr mandatin e tretë, do të punoj 24 orë në 7 ditë për fitoren historike

Erion Veliaj reagon me letër nga Burgu i Fierit: Ja tre kërkesat që më solli Toni Gogu!

November 2, 2026
Opozita izraelite mblidhet të martën për të tentuar formimin e shumicës pas zgjedhjeve

Opozita izraelite mblidhet të martën për të tentuar formimin e shumicës pas zgjedhjeve

November 2, 2026
Protestat/ “Gjobitja e qytetarëve, akt i rëndë ndaj lirive themelore”- Bardhi paralajmëron: Kush firmos, kryen vepër penale!

Protestat/ “Gjobitja e qytetarëve, akt i rëndë ndaj lirive themelore”- Bardhi paralajmëron: Kush firmos, kryen vepër penale!

November 2, 2026
Norvegjia ashpërson ligjet kundër spiunazhit, kompetenca më të gjera për shërbimin e sigurisë

Norvegjia ashpërson ligjet kundër spiunazhit, kompetenca më të gjera për shërbimin e sigurisë

November 2, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Që Veliaj të ndihet i sigurt si i burgosur dhe si kundërshtar politik

November 2, 2026
Republika popullore e protestës

Bilbilenjtë 13 vanë në litar vetë

November 2, 2026
Listë me çmime fikse për 3 muaj, ministrja Ibrahimaj: “Pasqyra e Çmimeve” për 160 produkte del në tetor!

Ministrja Ibrahimaj shpjegon ligjin: Për vendet e lira të punës, përparësi kanë shqiptarët para të huajve!

November 2, 2026
Arabia Saudite rrëzon dy dronë pranë Riadit, dyshohet se u lëshuan nga Huthët

Arabia Saudite rrëzon dy dronë pranë Riadit, dyshohet se u lëshuan nga Huthët

November 2, 2026
Lamtumira e fundit për ish-diplomatin Bashkim Zeneli, mesazhi prekës i të bijës gjatë homazheve në Kuvend!

Lamtumira e fundit për ish-diplomatin Bashkim Zeneli, mesazhi prekës i të bijës gjatë homazheve në Kuvend!

November 2, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Studentët? Abuzimi me pronarët e protestës!

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In