• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Java e fundit e Shkurtit sipas Meri Shehut: Dashët euforikë, Gaforret triumfojnë dhe Peshqit nisin vitin

by A R
21/02/2023 08:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hëna e re në Peshk dhe kalimi i Afërditës në shenjën e Dashit do të ndikojë pozitivisht tek shenjat sa i përket ndryshimeve dhe dashurisë. Astrologia Meri Shehu, e ftuara e pasditeve të të hënave në “Rudina” në Tv Klan favorizon me yjet e saj shenjat e Ujit dhe të Zjarrit që marrin vëmendjen më të madhe të planetëve në javën e fundit të Shkurtit.

Dashi – 4 yje

Afërdita futet në shenjën e tyre dhe Dashët do marrin një energji spektakolare këtë periudhë. Do dashurojnë, shpenzojnë, do fitojnë para, por mbi të gjitha do luajnë, do jenë sharmantë dhe në mendjen e tyre do funksionojë një plan shumë i detajuar romantik për një ndryshim pune ose veprimtarie dhe i shohim në një gjendje shumë të mirë këtë periudhë, gati euforike.

Demi – 3 yje

Një shenjë e Tokës që me Hënën e re në shenjën e Peshqve do fillojnë një qëllim të ri, një jetë të re, një flirt, një mundësi të re në jetën e tyre erotike dhe në bashkëpunime të reja. Demët ngrihen në një shkallë më lart dhe arrijnë atë fjalën nga piktor në skulptor, domethënë… bëhen mjeshtër, do kemi një rezultat të mirë në shenjën dhe jetën e tyre këtë periudhë.

Binjakët – 3 yje

Hëna e re në shenjën e Peshqve i shkon mirë sidomos në një ndryshim pune lidhur me karrierën. Nuk është i qëndrueshëm ky ndryshim i ri dhe ky pozicionim i ri, por për momentin do i bëjë të ndihen në formë, në qendër të vëmendjes, erotikë ose që diçka po shkon për t’u rregulluar, por kemi një ndryshim  në karrierë e punë dhe është i këndshëm.

Gaforrja – 5  yje

Më në fund dolën të gjitha yjet për të. Do triumfojnë në dashuri, karrierë, do fillojnë të ndihen vetvetja. Hëna e re në shenjën e Peshqve iu bën mirë, fillojnë udhëtojnë, kontaktojnë me jashtë, bëhen romantikë, dashurohen me  dikë nga kulturat e huaja por edhe në karrierë Afërdita në Dash i jep stimul e publicitet. Nëse merren me art dhe punojnë me femrën, akoma më mirë në këtë periudhë.

Luani – 4 yje

Do ndiejnë që diçka do ndryshojë në jetën e tyre ekonomike, do kenë shpenzime por edhe do marrin, por do hapet një rrugë që dukej e bllokuar nga bashkëpunimet ose paratë që iu vinin nga të tjerët. Do i marrin, do çlirohen nga pengesat dhe Afërdita në Dash do t’i bëjë shumë erotikë. Fillon një nga periudhat më erotike për ta dhe mund të gjejë një partner nëse s’e kanë gjetur ose mund të bëjnë një ndryshim thelbësor në jetën e tyre.

Virgjëresha – 3 yje

Hëna e re në Peshk përballë shenjës tuaj sjell një stimul për ndryshime e bashkëpunim por fuqinë e marrin partnerët në çift ose jeni të detyruar të bëni kompromise. Zakonisht Virgjëreshat nuk e pëlqejnë këtë sepse nuk iu shkojnë kompromiset e mëdha, janë skolastike, nuk besojnë shumë te puna e tjetrit sa te e vetja ndaj marrin këto tre yje sepse nuk do jenë ata primarët në ndryshimet që do bëhen në punët dhe marrëdhënien personale.

Peshorja – 2 yje

Afërdita del në Dash përballë shenjës së tyre, është edhe Jupiteri dhe martohen për më shumë dukje, më shumë emocion ose instinkt dhe jo se është e programuar shumë mirë brenda vetes tyre. Rrethanat dhe atmosfera vezulluese rreth vetes i tërheq më shumë se sa realiteti që mund të bënin ata një ekuilibër.

Akrepi – 4 yje

Hëna e re në Peshk i bën erotikë të paparë, këtu fillojnë një marrëdhënie erotike ata që e kishin nisur ose e kishin përgjysmë dhe kishin premtim apo s’e besonin fare, tani iu fillon dashuria me të gjitha rrugët, përmasa e dimensionet dhe do ndihen mirë. Në punë, Afërdita në Dash iu jep më shumë.

Shigjetari – 3 yje

Hëna e re në Peshk ndikon në çështjet familjare duke sjellë disa ndryshime për të cilat nuk janë të përgatitur sepse janë të lëkundur. Tani e marrin vendimin e më pas jo, ose e mohojnë  vendimin e mëparshëm dhe kjo trazirë i lë me tre yje sepse nuk shkojnë në një përfundim konkret.

Bricjapi – 2 yje

Shumë planetë në Dash tregon që duhet të mbështeten te familjarët, njerëzit e afërt dhe duhet të  investojnë te familja ndaj do ta bëjnë, do japin para. Por këto janë me nxitim, nuk janë të mirëmenduara, nxiten nga emocionet, instinktet dhe nuk e dinë përfundimin e këtyre investimeve, qoftë  në biznese familjare, qoftë në bashkëjetesa të reja se do kenë shumë bashkëjetesa, do fusin dikë në shtëpinë e tyre për të jetuar me ta. Duhet të kenë shumë kujdes.

Ujori – 4 yje

Çlirohen ekonomikisht, Hëna e re në Peshk iu jep shans të investojnë të kenë para nëpër duar, të marrin, japin dhe të kenë diçka në këtë drejtim. Do lëvizin ujërat, nuk do rrinë në vend. Afërdita në Dash i bën të udhëtojnë e kontaktojnë, sidomos femrat e kësaj shenje. Meshkujt do kenë takime interesante e erotike.

Peshqit – 5 yje

Hëna e re në shenjën e tyre tregon që fillojnë një dinamikë të re, tani e fillojnë vitin Peshqit. Iniciativa, ndryshime, pamje e re, gjendje personale ndryshe dhe paratë fillojnë e flasin sepse Afërdita e Jupiteri janë në Dash.

Next Post
Flet shoku i Kiara Titos: Lidhja e saj me Luizin jashtë nuk do vazhdojë!

Flet shoku i Kiara Titos: Lidhja e saj me Luizin jashtë nuk do vazhdojë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dorëhiqet nga detyra kreu i Shërbimit Zjarrfikës: E pashë të arsyeshme të…

Dorëhiqet nga detyra kreu i Shërbimit Zjarrfikës: E pashë të arsyeshme të…

August 11, 2026
“Ballkani po thahet”, niveli i ujit të lumenjve bie në nivele rekord

“Ballkani po thahet”, niveli i ujit të lumenjve bie në nivele rekord

August 11, 2026
Durrës/ Lëvizte me pistoletë, pranga suedezit. Kapet edhe një 24-vjeçar, tentoi të vidhte një kasafortë

Durrës/ Lëvizte me pistoletë, pranga suedezit. Kapet edhe një 24-vjeçar, tentoi të vidhte një kasafortë

August 11, 2026
Çfarë shkruante Fauci privatisht? Publikohen mesazhet: Rrezik për gratë shtatzëna, nëse vaksinohen

Çfarë shkruante Fauci privatisht? Publikohen mesazhet: Rrezik për gratë shtatzëna, nëse vaksinohen

August 11, 2026
“Aty ku vepron gjyqtari, ekzekutivi hesht”, Gogu flet për kufirin që një ministër nuk duhet të kapërcejë

“Aty ku vepron gjyqtari, ekzekutivi hesht”, Gogu flet për kufirin që një ministër nuk duhet të kapërcejë

August 11, 2026
Amerika ul dozën në 11 vaksina, Trump firmos urdhrin: Ende nuk e dimë nëse lidhen me autizmin

Amerika ul dozën në 11 vaksina, Trump firmos urdhrin: Ende nuk e dimë nëse lidhen me autizmin

August 11, 2026
Izraeli mban eshtrat e rreth 1,700 palestinezëve për shkëmbime të mundshme në të ardhmen

Izraeli mban eshtrat e rreth 1,700 palestinezëve për shkëmbime të mundshme në të ardhmen

August 11, 2026
Flakët rrezikojnë kurorën e gjelbër të Pukës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Flakët rrezikojnë kurorën e gjelbër të Pukës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

August 11, 2026
“Tregon dobësinë e Rusisë dhe Iranit”, BE reagon për ngjarjet në Siri: Zhvillim pozitiv i pritur prej kohësh!

Gjykata merr vendimin, ish-presidenti sirian Bashar al-Assad dënohet me vdekje

August 11, 2026
Përdorte profile false për të kërkuar para, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë

Përdorte profile false për të kërkuar para, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com