• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Jashtë i pret një situatë më keq se sa vdekja…” – Zhvillime dramatike në aeroportin e Kabulit

by A R
20/08/2021 20:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përreth aeroportit të kryeqytetit të Afganistanit, Kabul, vazhdon të mbizotërojë kaosi. Mijëra vetë dynden në territorin e aeroportit për të siguruar një vend në avionët e evakuimit.

Gjenerali i Bundeswehr-it Jens Arlt, i cili drejton misionin gjerman të evakuimit, bën fjalë për skena dramatike. „Eshtë gjithçka shumë, shumë e trazuar”, e përshkroi Arlt gjendjen në një konferencë shtypi on-line nga Kabuli. “Ju shihni sytë e dëshpëruar të shtetasve nga kombe të ndryshme, që thjeshtë përpiqen, të depërtojnë në mjediset e brendshme të aeroportit.”

Gjenerali raporton për unazat e kontrollit të islamistëve taliban përreth aeroportit dhe hyrjeve të tij, që mbahen të kontrolluara nga SHBA-ja dhe vendet e tjera. Njerëzve u duhet fillimisht të arrijnë në territorin e jashtëm të aeroportit. Po ashtu në qytet janë vendosur postblloqe.

Ndihmësit lokal të organizatave gjermane të ndihmës njoftojnë, se rrugët janë të bllokuara e pjesërisht të pakalueshme. Përveç kësaj ushtarët e SHBA-së nuk i lejojnë ata të kalojnë, thonë dy punonjës lokal për agjencinë e lajmeve DPA. „Ushtarët amerikanë lejojnë të kalojnë vetëm njerëzit e tyre.” Një tjetër punonjës deklaron, se është përpjekur nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në 02:00 të mëngjesit për të arritur në aeroport. Një ushtar i SHBA-së i ka thënë, se duhet të vijë dikush që të verifikojë dhe të vërtetojë, se vërtetë ka punuar për gjermanët. Vazhdimisht dëgjohen të shtëna në ajër. Eshtë hedhur edhe gaz lotësjellës. Vetëm pak gazetarë të huaj ndodhen në vendngjarje, ndër ta reporterja e CNN Clarissa Ward. Ajo shprehet për një „tornado marrëzie” duke përshkruar afganët e dëshpëruar që i hedhin fëmijët e tyre përtej gardhit të aeroportit, në mënyrë që ata të jenë në siguri. Militantët talibanë ndodhen rrugëve me kamzhik dhe armë, për të mos i lejuar njerëzit të largohen.

Infografik Karte Kabul Airport EN

“Jashtë aeroportit i pret një situatë më keq se sa vdekja”

Mijëra njerëz – vendas dhe nga kombe të tjera – dynden për në mjediset e aeroportit, me shpresë të gjejnë ndonjë avion për t’u larguar nga vendi. “Kam ardhur me fëmijët e mi dhe familjen në aeroport”, thotë një burrë, që deri vonë ka punuar për një organizatë të huaj joqeveritare. Ushtarët e SHBA-së dhe talibanët kanë qëlluar. Megjithatë njerëzit përpiqen të futen në aeroport, sepse e dinë, që jashtë aeroportit i pret një situatë më keq se sa vdekja”. Edhe në ndërtesat e ambasadave në qytet, sipas dëshmitarëve okularë, janë grumbulluar njerëz. Më parë qarkullonin fjalë, se atje mund të merrnin viza për të udhëtuar jashtë vendit.

Ministrat e Jashtëm të vendeve të grupit G7 kërkuan nga talibanët garanci për njerëzit që duan të largohen nga vendi si dhe për të huajt. Milicët duhet të garantojnë sigurinë për të gjithë njerëzit që duan të largohen nga vendi, deklaroi ministri i Jashtëm britanik Dominic Raab, vendi i të cilit ka kryesinë e radhës në grupin e vendeve të industrializuara G7.

Me sulmin e tyre talibanët të dielën morën faktikisht pushtetin në Hindukush. Shumë afganë kanë frikë kthimin e regjimit të tmerrit të islamistëve si në vitet 1996 dhe 2001. Gjermania, SHBA-ja dhe shtete të tjera ndërkohë po evakuojnë shtetasit e tyre dhe ndihmësit afgan të organizatave të tyre. Ushtria e SHBA-së, sipas të dhënave të veta, është e mobilizuar në aeroport me rreth 5200 ushtarë.

/a.r

Next Post
Refugjatët nga Afganistani, reporteri i CNN: Europa të përgatitet për një krizë të re!

Rregullat e pritjes dhe kufizimet/ Afganët mund të ndalohen që të shëtisin nëpër qytetet e Shqipërisë, të dalin në rrugë apo kafe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Në më pak se dy vite kemi hapur të gjithë kapitujt”- Hoxha: Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtra drejt BE apo favorizime! Angazhimi për reformat, i palëkundur

“Në më pak se dy vite kemi hapur të gjithë kapitujt”- Hoxha: Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtra drejt BE apo favorizime! Angazhimi për reformat, i palëkundur

September 28, 2026
“Zgjerimi ndihmon Unionin”- McAllister: BE të njohë arritjet e vendeve që ecin përpara me reformat, të mos i jap hapësirë vendeve të treta në rajon

“Zgjerimi ndihmon Unionin”- McAllister: BE të njohë arritjet e vendeve që ecin përpara me reformat, të mos i jap hapësirë vendeve të treta në rajon

September 28, 2026
“Drejtësia po vepron, fund pandëshkueshmërisë”- Tabaku: Hetimi i zyrtarëve të lartë nuk është certifikatë pastërtie për qeverinë!

“Drejtësia po vepron, fund pandëshkueshmërisë”- Tabaku: Hetimi i zyrtarëve të lartë nuk është certifikatë pastërtie për qeverinë!

September 28, 2026
Alarm për rrjetin WhatsApp! AKSK paralajmëron për kompromentimin e llogarive dhe apelon për kujdes: Ja hapat dhe masat që duhet të merrni!

Alarm për rrjetin WhatsApp! AKSK paralajmëron për kompromentimin e llogarive dhe apelon për kujdes: Ja hapat dhe masat që duhet të merrni!

September 28, 2026
Mbushën shkollat e Tiranës me drogë, Gjykata lë në burg 31 të arrestuarit e operacionit policor!

Mbushën shkollat e Tiranës me drogë, Gjykata lë në burg 31 të arrestuarit e operacionit policor!

September 28, 2026
Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

Veliaj shpërblen zjarrfikësit pas betejës me flakët! Vendimi pritet të miratohet në Këshillin Bashkiak

September 28, 2026

A e ekspozoi SPAK së tepërmi SHISH-in?

September 28, 2026
Ngacmoi seksualisht të miturën 13-vjeçare, arrestohet mësuesi në Lushnjë

Ngacmoi seksualisht të miturën 13-vjeçare, arrestohet mësuesi në Lushnjë

September 28, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

Gjekmarkaj: Ambasadori i ri i SHBA do të fusë Shqipërinë në shina, janë të shokuar nga korrupsioni

September 28, 2026
Pas takimit në Presidencë, Rama thërret sot drejtuesit politikë në “Vilën e Kuqe”

Pas takimit në Presidencë, Rama thërret sot drejtuesit politikë në “Vilën e Kuqe”

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com