• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Janinë/ Kumbaro takon emigrantët: Kthehuni dhe votoni PS. Dinjiteti juaj nuk shitet për 50 euro!

by Java News
08/06/2017 17:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidatja e PS-së në qarkun e Gjirokastrës, Mirela Kumbaro ka zhvilluar në Janinë një seri takimesh me dropullitë, libohovitë dhe përmetarë të cilët jetojnë në shtetin fqinj. Kumbaro, e cila në takime shoqërohej edhe nga dy kandidatet e tjera, Elvira Pasho dhe Artemis Dralo vuri theksin tek disa nga transformimet kryesore të tre viteve të fundit, për secilën bashki duke nisur nga infrastruktura, rilindja urbane e qendrave, investimi i energjisë elektrike në Dropull,  investimi për unazën e Pogonit,  nisja e punimeve për gjithë rrjetin e ri të ujësjellësit të Përmetit me vlerë 4 milionë  euro etj.

Në takimin e përbashkët zhvilluar me libohovitët e dropullitët Kumbaro vuri theksin tek investimet që ka hedhur në këto dy bashki qeveria e PS-së dhe sesi kjo ka ndikuar tek emigrantët për tu kthyer dhe për të investuar në turizëm.

“Në Përmet p.sh kemi një djalë të ri që ka ardhur nga Londra dhe sapo ka hapur një hotel, vetëm duke parë prirjen turistike të qarkut dhe, prirja turistike nuk është me turistë që rrinë 24 orë. Ne duam të kemi grupe që rrinë deri në 10 ditë në qark, duke dalë nga qyteti dhe duke shkuar drejt Zagorisë, drejt Lunxhërisë, duke shkuar në Labovë, në Dropull, në Çarçovë që janë të gjitha zona turistike me potencial tërësisht të pashfrytëzuara”, tha ajo.

Më tej Kumbaro pohoi se të shtata bashkitë e qarkut sot janë kthyer në shtatë kantiere të mëdha të programit të madh të rilindjes urbane. Ajo u ndal edhe tek investimi i fundit i qeverisë për sistemin e energjisë në Dropull dhe investimet në infrastrukturë.

“Shumë dropullitë më thonin nuk shkojmë dot në shtëpi se nuk ndezim dot frigoriferin, në Bulo  ku nuk shkoje dot katër vjet më parë, sot  kemi një rrugë fantastike. Labova, është sot një nga krenaritë e bashkisë Libohovë. Dhe vendimi më i  fundit i kryeministrit Edi Rama është vendimi për ndërtimin e unazës së Pogonit, investimi më i rëndësishëm jo vetëm për banorët e emigrantët, por për të tërhequr turistët dhe kjo do të lidhet më vonë me Zagorinë si një nga zonat më të bukura në Shqipëri, sidomos për të zhvilluar agroturizmin”, tha Kumbaro.

Ndërsa përmetarëve që jetojnë në Janinë, Kumbaro iu drejtua duke iu thënë se vota  e tyre vlen më shumë sesa një kartmonedhë me vlerë 50 euro, ndaj ata nuk duhen të joshen nga propozime të turpshme.

“Nuk duhet të jepet vota kur dikush kërkon ta blejë atë me një kartmonedhë 50 euro. Ky është turp dhe përmetarët kanë shumë më tepër dinjitet sesa 50 euro. Përmetarët meritojnë Përmetin, meritojnë  investimet, meritojnë zhvillimin. Nuk mund dhe nuk duhet të jepet vota për një qokë të një dite, por duhet që vota të jepet për një program që mendon për të gjithë. Prandaj ju kërkoj që në datën 25 qershor të ktheheni dhe të votoni numrin 2 dhe Partinë Socialiste”,- theksoi Kumbaro.

Kandidatja e PS-së më tej u tha emigrantëve se këtë vit zgjidhet  përfundimisht edhe problemi i madh i Përmetit, me investimin prej 4 milionë euro për ndërtimin e ujësjellësit të ri të qytetit.

ma.me

 

 

 

 

 

 

Next Post
Antikanabis/ Policia aksion me Guardia di Finanzzia në Tepelenë, asgjësohen 14 mijë bimë

VIDEO/ Policia kreh Shkodrën me helikopter, kontrolle për kanabis

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In