Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Irani nuk duhet të marrë pjesë në Kupën e Botës që do të zhvillohet në Amerikën e Veriut, vetëm disa ditë pasi i tha kreut të FIFA-s se ata do të ishin të mirëpritur pavarësisht luftës në Lindjen e Mesme.
“Ekipi kombëtar iranian i futbollit është i mirëpritur në Kupën e Botës, por nuk mendoj se është e përshtatshme që ata të jenë atje, për jetën dhe sigurinë e tyre”, deklaroi Trump në platformën e tij Truth Social.
Deklarata e presidentit vjen pasi ministri i Sportit të Iranit u shpreh se kombëtarja nuk do të luajë në Botërorin 2026, duke akuzuar Trump se vrau liderin e tyre dhe se asnjë lojtarë nuk do të shkelë në tokën amerikane.











