• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Janë të gjithë të çmendur?

by
24/04/2021 10:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mustafa Nano

Stuata politike është e nxehtë, është delikate, është e tensionuar, frikshmërisht e tensionuar. Dhe të gjithë ne kemi bërë tonën për ta çuar situatën në këtë pikë, ku mjafton një je shkrepëse e ndezur për të bërë zjarr dynjanë. Janë të shumtë ata që do të donin ta ndiznin këtë je shkrepëse. Janë politikanët, madje edhe një pjesë e politikanëve të rëndësishëm të vendit. Janë aktivistët politikë, por janë edhe njerëzit e zakonshëm, që janë të fare
zakonshëm në rrethana të zakonshme, por që bëhen të jashtëzakonshëm, dua të them bisha, në rrethana elektorale. Në fund, janë edhe gazetarët. Një pjesë e gazetarëve, të cilët kanë kohë që nuk dinë të bëjnë gjë tjetër veçse të nxjerrin vrer nga goja.

I keni parë nëpër studiot televizive se çfarë thonë dhe si asin? U keni lexuar shkrimet që i publikojnë nëpër
portale, nëpër gazeta, nëpër rrjete sociale? Ata përcjellin vetëm një mesazh: mesazhin e tensionimit të situatës. Ata përpiqen të radikalizojnë situatën, të radikalizojnë aktivistët politikë, të radikalizojnë madje edhe udhëheqësin e partisë që ata mbështesin, i cili në një rrethanë të caktuar mund t’u duket i butë, i moderuar. Për dreq u duket gjithmonë i moderuar. Ata duket se kanë për qëllim që me atë lentën e tyre, me atë ltrin e tyre të çuditshëm të vëzhgojnë, të kapin, çdo veprim të kundërshtarit me synimin për të gjetur atje një mbrapshti politike. Dhe kur nuk ka mbrapshti politike, këta nuk e kanë për gjë ta sajojnë atë mbrapshti politike, nëpërmjet leximit allasoj që mund t’i bëjnë një veprimi politik të kundërshtarit. Sepse kjo mbrapshti politike u duhet për të legjitimuar sjelljen e tyre në situatën e tensionuar. Dhe me sjelljen e tyre kam parasysh ndezjen e jes së shkrepëses.

Janë të gjithë të çmendur? Jemi të gjithë të çmendur? Janë të shumtë ata që janë të çmendur. Ndoshta janë të shumtit. Por shoqëria shqiptare, madje edhe politika shqiptare (dhe këtë nuk po e them për të bërë një efekt televiziv, por po e them sepse e besoj) ka potencialin e të mirës, ka potencialin e urtësisë dhe të mençurisë. Të mençurisë për të kuptuar se një palë zgjedhje janë një palë zgjedhje. Se një palë zgjedhje normale vlejnë më tepër sesa rezultati, më tepër sesa torja e njërës palë, apo e palës tjetër. Se humbja e zgjedhjeve nuk është një
gjëmë dhe se jeta e një njeriu, e çdo njeriu, edhe e njeriut më të lig në Shqipëri, vlen më tepër sesa ideja e marrjes së pushtetit me dhunë, apo e mbajtjes së pushtetit me çdo çmim. Për të kuptuar më në fund se vendi, të cilit ne i përkasim që të gjithë, vlen më tepër sesa partia së cilës i përket ti, së cilës i përkisni ju, që jeni një pjesë e vogël, një porcion i parëndësishëm i shoqërisë shqiptare.

Kur thashë se shoqëria shqiptare, madje edhe politika shqiptare, ka brenda potencialin e së mirës, pata parasysh (mund t’ju vijë për të qeshur, por ky është fakt) një fotogra të thjeshtë. Një fotogra e cila është publikuar para dy-tre ditësh. Aty kishin dalë Ilir Metaj (jo presidenti jonë i Republikës), kandidati për deputet i Partisë Socialiste
në Vlorë, i cili kishte dalë bashkë me Genc Deromemajn, kryetar i Partisë Demokratike në Vlorë. Përsëris: është një fotogra e thjeshtë, e zakonshme, madje një fotogra banale, tek e cila mua, por edhe gjithkujt tjetër, nuk do të duhej t’i shkonte syri ndonjëherë. Unë nuk kisha pse të ndalesha te kjo gjë. Madje, kjo fotogra nuk kishte pse të
ishte një foto-lajm, sepse u publikua në shumë portale si një fotolajm. Por në fakt, u publikua me të drejtë si e tillë.

Dhe unë do t’u bëja thirrje të gjithë ilirmetajve (jo presidentit të Republikës) dhe gencderomemajve të Shqipërisë që të bënin të njëjtën gjë, të bënin fotogra të tilla dhe t’i shpërndanin në rrjetet sociale, në mënyrë që të përcillnin mesazhin, apo t’u jepnin një lloj mësimi atyre mendjeve të prishura në Tiranë, apo atyre njerëzve që kanë dalë mendsh nëpër gjithë Shqipërinë. Unë do t’u bëja thirrje demokratëve dhe socialistëve, të gjithë vajzave dhe djemve, që të gjejnë komshiun, shokun e tyre, mikun e tyre, apo edhe një njeri dosido që mund ta shohin në rrugë, në një lokal, apo në supermarket (tek i cili dallojnë që ai i përket një partie tjetër, tek i cili e dallojnë këtë gjë nëpërmjet shenjave apo sinjaleve nga më të ndryshme), ta ndalojnë atë dhe t’i thonë: “Mund të bëjmë një sele bashkë? Mund të bëjmë një fotogra bashkë?”, dhe të bënin një fotogra bashkë, duke qeshur, duke bërë
edhe shenja, që do të na jepnin të kuptonim se ata i përkasin partive të ndryshme.

Do të ishte mirë të dilnin të përqafuar, madje edhe të putheshin. Madje të jepnin edhe ndonjë puthje franceze. Dhe këto fotogra t’i shpërndajnë kudo nëpër rrjete sociale, në Facebook, në Instagram dhe kudo që të jetë e mundur. Do të ishte mirë që të hapej kjo garë fotogrash të tilla. Do të doja që ndonjëri prej jush që është duke më dëgjuar, ta iniciojë këtë gjë, sepse do të ishte një fushatë e bukur që do të mund të sensibilizonte shumë njerëz. Ndoshta, kjo do t’i bënte edhe mendjet e prishura të Tiranës, apo të Shqipërisë, t’i thërrisnin mendjes në këtë moment delikat e të tensionuar, që është i tillë pikërisht për shkak të tyre. Kjo fushatë do të ishte shërbimi më interesant që mund t’i bënin vendit në këtë moment, dhe nuk do të kishte asnjë lloj kostoje. Thjesht, do të kishin një fotogra që do ta postonin në rrjetet sociale.

Next Post
Pas Ilir Metës, edhe drejtuesi politik i PD-së në Korçë ka thyer heshtjen zgjedhore

Pas Ilir Metës, edhe drejtuesi politik i PD-së në Korçë ka thyer heshtjen zgjedhore

Comments 1

  1. shqiptar says:
    5 years ago

    Pirth o Muc pirth.Ketu eshte ulur kembekryq Rusi Serbi e Greku dhe shiku i pederasteve ka vdekur me kohe e vakt

    Reply

Leave a Reply to shqiptar Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In