• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Janë si miza që presin hienat t’u sjellin prenë’/ Vuçiç sulmon ashpër Kurtin dhe Gjukanoviç: Serbia është një ujk i vetmuar

by Java News
13/04/2022 13:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç këtë të mërkurë ësjhtë përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe homologut të tij malazez, Milo Gjukanoviç në lidhje me akuzat që këta të fundit kanë bërë për armatosjen eSerbisë.

Vuçiç përmes një deklarate për mediat është shprehur se ato duhet që “ta lënë Serbinë rehat”dhe të ndalin kritikat në lidhje me marrjen e armatimeve nga Kina.

Ndër të tjera në fjalën e tij Vuçiç e ka quajtur veten një “ujk të vetmuar”, madje duke refuzuar të jetë edhe luan, sepse, sipas tij, luanët, elefantët dhe tigrat mund të shihen në cirk, por “nuk ka kurrë ujqër të vetmuar në cirk”.

“Ne në Ballkan kemi mjaft nga këto kafshë madhështore dhe më mirë do ta pranoja gjithmonë rolin e një ujku të vetmuar, jo të hienës, të paturpshëm dhe të pamoralshëm, sado që të jenë tre, pesë, gjashtë, e ndonjëherë edhe 19. Më keq se hienat që duhet të japësh, respekti për gjakmarrjen, është të jesh një mizë mashtruesi, që rrotullohet rreth tyre dhe pret që ata të sjellin prenë e tyre dhe të tillë janë Kurti dhe Gjukanoviç”, është shprehur presidenti serb.

Vuçiç në fjalën e tij ka theksuar se lideri i Kosovës dhe ai i Malit të Zi po e damkosin Serbinë kur po e paraqesin si të rrezikshme për rajonin, derisa ai u mundua ta shfaqë vendin e tij si paqësor përkundër që ka qenë shkaktar i luftërave në rajon.

Për më tepër, ai ironizoi duke thënë se sistemet anti-raketore i blejnë për mbrojtje nga armiku, duke shtuar se për t’u mbrojtur nga Kosova e Mali i Zi s’i nevojiten këto armë, por “spreji i mushkonjave”.

“Sistemi jonë shërben për të shkatërruar raketa, aeroplan-mbajtëse ajrore që do të shkelte hapësirën ajrore të Serbisë. Pra, pyes veten se si e rrezikojmë Prishtinën, si po e rrezikojmë Podgoricën në këtë mënyrë? Për të bërë shaka, më mirë të kishim blerë sprej Autan sepse më e rëndësishme për ne është të mbrohemi nga mushkonjat dhe mizat sesa nga ndonjë forcë serioze ajrore që ata mund të kenë. Por t’i lëmë shakatë”, ka thënë ai ndër të tjera.

Vuçiç ndër të tjera ka thënë se serbët vetë dhe tha se blerja e armëve nga Kina ishte legjitime dhe transparente.

“Lëreni Serbinë të qetë, mos gënjeni, mos mashtroni publikun. Serbia do ta gjejë rrugën e saj ashtu siç duan qytetarët. Ne jemi krenarë për faktin se ne duam ta mbrojmë vendin vetë, jo NATO në emrin tonë. Ne jemi të ndryshëm në këtë dhe ne nuk kanë turp për këtë”, përfundoi ai.

g.kosovari

Next Post
“E mori në qafë çupën”/ Flet nusja e xhaxhait të 30-vjeçares: Fatjoni e ka fajin për vrasjen e Merushes

“E mori në qafë çupën”/ Flet nusja e xhaxhait të 30-vjeçares: Fatjoni e ka fajin për vrasjen e Merushes

Comments 1

  1. Lui says:
    4 years ago

    Vertete ujk je sepse luani nuk grabit territor. Ujqit e kane territorin e pa per caktuar. Dhe shpesh here zbresin neper stane ku plackisin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

August 27, 2026
Pas dështimit të bisedimeve, Trump: Kanadaja kërkon “përfitimet” e të qenit pjesë e SHBA-së -

Trump telefonon Putinin dhe jep garancinë për NATO-n: Nuk do t’i sulmojë, nuk jam i shqetësuar fare

August 27, 2026
Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

August 27, 2026
Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

August 27, 2026
Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

August 27, 2026
Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

August 27, 2026
Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

August 27, 2026
Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

August 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Intelektualët, e çaluara e kombit

August 27, 2026
VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com