• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

A janë “refugjatët, ‘kali i Trojës’ për terrorizmin në Europë”

by Java News
14/09/2017 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Fillipo Grandi nxiti Hungarinë të heqë dorë nga refuzimi i sistemit me kuota për pranimin e refugjatëve.

Gjatë një vizite në Budapest, Grandi vlerësoi skemën e Bashkimit Europian për të pranuar një kuotë të caktuar të emigrantëve, duke thënë se ky është një model që duhet ndjekur nga mbarë bota. Sipas Grandit, fenomeni i zhvendosjes është global dhe si i tillë duhet adresuar përmes zgjidhjeve globale dhe solidaritetit.

Kryeministri hungarez Viktor Orban përballet me kritika për shkak të refuzimit të vazhdueshëm për të ndryshuar qasjen anti-emigracionit, pavarësisht vendimit të gjykatës më të lartë të Bashkimit Europian për të mbështetur sistemin me kuota të bllokut.

Sipas Orban, emigrantët, shumica e të cilëve janë muslimanë nga Lindja e Mesme apo Afrika e Veriut, janë një kërcënim për identitetin historik të krishterë të Europës si dhe një kal i Trojës për terrorizmin.Komisioneri Grandi foli gjithashtu edhe për kushtet e azileve në kufinjtë e Hungarisë.

Ai tha se emigrantët që mbahen atje nuk keqtrajtohen, por kufizimi në lëvizje, ndërkohë që shqyrtohen kërkesat e tyre për azil, është problemi i vërtetë.

Edhe Gjermania ka nxitur Hungarinë të implementojë vendimin e gjykatës së Bashkimit Europian. Nën politikat e kancelares Angela Merkel, vendi pranoi 1 milionë emigrantë që hynë në BE gjatë pikut të krizës së refugjatëve, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Vetëvendosje: Për çështjet kombëtare do të bashkëpunojmë me qeverinë “Haradinaj”

Vetëvendosje: Për çështjet kombëtare do të bashkëpunojmë me qeverinë “Haradinaj”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qytetari për partitë e vogla: Po përdorin protestën për fushata dhe qëllime personale!

Qytetari për partitë e vogla: Po përdorin protestën për fushata dhe qëllime personale!

June 28, 2026
VIDEO/ Qytetarja kundërshton deklaratat e Sali Berishës: Jemi ende të përsekutuar!

VIDEO/ Qytetarja kundërshton deklaratat e Sali Berishës: Jemi ende të përsekutuar!

June 28, 2026
Incident në zonën e Maliqit, rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

Incident në zonën e Maliqit, rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

June 28, 2026
Protesta në Tiranë, ja pjesëmarrja e qytetarëve në orën 20:00! Pamje me dron

Protesta në Tiranë, ja pjesëmarrja e qytetarëve në orën 20:00! Pamje me dron

June 28, 2026
Mallakastër, shuhet vatra e fundit e zjarrit në Hekal pas ndërhyrjes nga ajri dhe toka

Mallakastër, shuhet vatra e fundit e zjarrit në Hekal pas ndërhyrjes nga ajri dhe toka

June 28, 2026
Dita e 29-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Dita e 29-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

June 28, 2026

Platforma politike surreale e protestës, a duhen marrë seriozisht propozimet e organizatorëve?

June 28, 2026
Gazetari: Shumica e pjesëmarrësve nga Kosova në protestë janë mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje

Gazetari: Shumica e pjesëmarrësve nga Kosova në protestë janë mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje

June 28, 2026
Rama përballje në rrjet me ‘protestuesin’ që i uroi vdekjen e Fatos Nanos vitin e shkuar!

Rama përballje në rrjet me ‘protestuesin’ që i uroi vdekjen e Fatos Nanos vitin e shkuar!

June 28, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Protesta drejt Lëvizjes, apo përballë vetes

June 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In