• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Janë në garë për ti fituar zemrën Berishës, jo shqiptarëve!

by Alfred Peza
28/05/2021 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Po ndodh ajo që nuk donim, por e prisnim. Elita politike dhe e mediave pranë PD, nuk i shqetëson fare gjetja e rrënjëve të krizës më të madhe ku janë zhytur pas 30 vjetësh, por janë futur në garë për ti fituar zemrën burimit të saj. Nuk janë në garë për ti fituar zemrën shqiptarëve, por për ti dhënë prova të reja besnikërie Sali Berishës. Nuk janë në garë për ti fituar zemrën demokratëve, por janë në garë si e si që tia lehtësojnë dhimbjet e pashërueshme të plagëve që sapo ka marë nga SHBA,  “lideri i tyre historik”!

Nuk i shqetëson fare këto ditë as humbja në zgjedhjet e 25 prillit, as shpallja “non grata” e Sali Berishës dhe e familjes së tij nga Departamenti Amerikan i Shtetit, as rihapja e dosjes së tragjedisë së Gërdecit, as rihapja e hetimeve për masakrën e 21 janarit në bulevard, as procesi për shkarkimin e Presidentit të Republikës në Parlament. Jo.

Kanë vetëm një hall. Kanë vetëm një shqetësim. Kanë vetëm një qëllim. Kanë vetëm një preokupim. Kanë vetëm një objektiv. Kanë vetëm një mision. I kanë caktuar vetes vetëm një pikë në horizont: Si ta qetësojnë Sali Berishën. Si ta mbrojnë atë nga vetja. Si tia bëjnë që ti duket rënia më e butë. Më e lehtë. Me më pak dhimbje.

Ndaj nuk meren fare as me gjetjet ulëritëse që ka listuar Sekretari Amerikan i Shtetit. As me fajësinë ose jo të tij, në çështjet më të rënda penale, të ndodhur në 30 vitet e fundit në Shqipëri. As duan të kujtojnë presionin e jashtëzakonshëm dhe të gjitha veprimet e mosveprimet e tij, të hapura, publike e mediatike, për të mos lejuar hetimin e çështjeve ku është i implikuar vetë, familjarët dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.

Nuk duan që ta shohin fajësinë e Sali Berishës askund, jo se nuk i kanë sytë në ballë, por thjeshtë se nuk duan të shohin. Kanë 8 vjet që ulërasin: Hë, ju tani jeni në pushtet, pse nuk e hetoni? Pse nuk e gjykoni? Pse nuk e fajësoni? Pse nuk ja hapni dosjet që pretendoni?

E tani që drejtësia e re u ngrit dhe ka nisur që të hedhi hapat e parë drejt shkatërrimit të kulturës së mosndëshkueshmërisë, të cilën e ngritën në sistem Sali Berisha dhe Ilir Meta për 30 vjet me radhë, janë bërë bashkë për ti mbrojtur. Janë bërë të gjithë bashkë sërisht, duke u futur në garë se kush e kush të thotë çdo gjë, por vetëm emrin e tij kurrën e kurrës.

Lulzim Basha është në krye të garës, për ti dëshmuar “babait politik”, se do jetë me të deri në vdekje. Edhe kundër armiqve të brendshëm, edhe armiqve të jashtëm. Edhe kundër SHBA, edhe kundër Bujar Nishanit. Edhe kundër Departamentit Amerikan të Shtetit, edhe kundër Fatbardh Kadillit. Edhe kundër Washingtonit, edhe kundër Agron Shehajt. Edhe kundër Antony J. Blinken, edhe kundër Edith Harxhit.

Ilir Meta është rrotë më rrotë me Lulzim Bashën në këtë garë të re, jo më për të fituar lidershipin e opozitës, por për ti garantuar Sali Berishës se tërmeti i SHBA vërtëte i tundi malet në Shqipëri, por kurrësesi zemrat e tyre. Ndaj shkoi deri atje, sa ta garantone Doktorin, se akti i Amerikës ndaj tij dhe familjes ishte “i shëmtuar, i pabesë dhe i poshtër”!

Në këtë “valle vdekje” politike, kanë hyrë e me sa duket janë të pafuqishëm për të dalë dot, edhe forumet drejtuese të PD. Edhe liderët e partive aleate me të. Edhe deputetët e rinj të “Opozitës së Bashkuar”. Edhe strukturat e tyre drejtuese nga qendra në bazë. Edhe propaganda opozitare. Edhe mediat tradicionale e ato të rejat online, pranë tyre. Edhe zhurmuesit e tyre në rrjetet sociale. Edhe ish bashkëpunëtorët historikë të pas 1990, që Sali Berisha ka patur gjatë qeverisjes së vendit.

E kur shohin ata poshtë, këtë garë atje lart në SHQUP, mund të pyesin: A duhet të jemi me SHBA, apo me Sali Berishën në këtë sfidë? A do jemi me të shkuarën, apo me të ardhmen e Shqipërisë? A jemi për drejtësi, apo për mbylimin e krimeve të së shkuarës, në emër të frikës për të ardhmen?

Këtë dilemë qytetërimi perendimor ka 250 vjet që e ka zgjidhur, ndaj edhe shqiptarët që duan aq shumë të jenë pjesë reale e Bashkimit Europian, e kuptojnë sesa të drejtë ka patur Lordi Mansfiled kur tha në sallën e gjyqit: “Le të bëhet drejtësia, edhe sikur qiejt të përmbysen”!

Next Post
“BE jep 40 milionë euro për turizmin”/ Soreca: Turistët europianë dëshirojnë të kthehen në Shqipëri!

"BE jep 40 milionë euro për turizmin"/ Soreca: Turistët europianë dëshirojnë të kthehen në Shqipëri!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Përfituan 50 tendera nga qeveria”, Bardhi për grupin e Jetmir Pepës: Modeli me të cilin Rama mban pushtetin

“Lironi të arrestuarit”- Përplasja e protestuesve me Policinë, Bardhi akuzon Qeverinë: Kur pushteti nuk ka më argumente, përdor forcën!

September 2, 2026
Lufta kundër organizatave terroriste dhe kriminale, kreu i SPAK Klodian Braho në Konferencën e DEA-s në Buenos Aires!

Lufta kundër organizatave terroriste dhe kriminale, kreu i SPAK Klodian Braho në Konferencën e DEA-s në Buenos Aires!

September 2, 2026
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

Kriza/ Shqiptarët shpenzuan 80 mln euro më shumë për të blerë naftë nga Marsi deri në Korrik!

September 2, 2026
Aksident i rëndë afër Rinasit, dy shoferë të plagosur nga përplasja e makinave! Dërgohen te Trauma, shkak dyshohet parakalimi i gabuar

Aksident i rëndë afër Rinasit, dy shoferë të plagosur nga përplasja e makinave! Dërgohen te Trauma, shkak dyshohet parakalimi i gabuar

September 2, 2026
Zelensky viziton Serbinë, ukrainasit dhe rusët presin ndryshim nga Beogradi -

Zelensky paralajmëron kompanitë ajrore: Qielli rus po bëhet i rrezikshëm, shmangeni hapësirën e tyre!

September 2, 2026
Tragjedia e trefishtë në Itali, prindërit vranë vajzën 5-vjeçare me aftësi të kufizuara dhe më pas veten, zbulohet letra prekëse që lanë

Tragjedia e trefishtë në Itali, prindërit vranë vajzën 5-vjeçare me aftësi të kufizuara dhe më pas veten, zbulohet letra prekëse që lanë

September 2, 2026
Raporti i bujshëm i ‘Financial Times’: Rusia po ndihmon fshehurazi Iranin që të zhvillojë raketat hipersonike lundruese!

Raporti i bujshëm i ‘Financial Times’: Rusia po ndihmon fshehurazi Iranin që të zhvillojë raketat hipersonike lundruese!

September 2, 2026
Sulmet hibride të Rusisë në Gjermani, BE mbledh urgjent ministrat e Jashtëm, Kallas: Terrorizëm i sponsorizuar nga Moska, Evropa duhet të reagojë

Sulmet hibride të Rusisë në Gjermani, BE mbledh urgjent ministrat e Jashtëm, Kallas: Terrorizëm i sponsorizuar nga Moska, Evropa duhet të reagojë

September 2, 2026
Pak ditë pas vdekjes së legjendës së muzikës amerikane Dolly Parton, vandalizohet ylli i këngëtares në “Walk of Fame”!

Pak ditë pas vdekjes së legjendës së muzikës amerikane Dolly Parton, vandalizohet ylli i këngëtares në “Walk of Fame”!

September 2, 2026
“SPAK në qendër të luftës globale kundër krimit të organizuar”- Ambasada Amerikane: Forcohet bashkëpunimi me SHBA, Europën dhe Amerikën Latine

“SPAK në qendër të luftës globale kundër krimit të organizuar”- Ambasada Amerikane: Forcohet bashkëpunimi me SHBA, Europën dhe Amerikën Latine

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com