• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Janë në fazën që po gënjejnë veten

by Mero Baze
04/06/2025 18:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Mero Baze

Për të mbështetur një fushatë politike bazuar mbi një gënjeshtër është e nevojshme në fillim të ushtrohesh për ta besuar vetë. Është një sprovë e mundimshme psikologjike. Sali Berisha është më i miri në këtë lloj gare, pasi e ka ushtruar për vite të tëra këtë metodë pas disfatave politike.

Këtë radhë i ka thyer gjithë rekordet. Po provon të ushtrojë veten dhe njerëzit e tij, në dy drejtime: në bindjen me lajmet e shpikura vetë dhe në bindjen me lajmet e vërteta që i kanë kundër tyre, por që duhet t’i quajnë sikur i kanë në favor.

Ka disa ditë që ka dorëzuar një kërkesë në një sekretari mbledhjesh të partive popullore në Bruksel që të shpallin Shqipërinë narkoshtet dhe për këtë duhet të ngrihet një mision faktmbledhës. Sekretaria e ka pranuar ta regjistrojë kërkesën.

Pas kësaj, ka dy ditë që deklaron se Partitë Popullore kanë shpallur Shqipërinë narkoshtet.

Tani shumica e partive popullore evropiane i kishin kryeministrat e tyre në Sheshin Skënderbej në Tiranë duke uruar Edi Ramën për fitoren dhe janë në mbështetje të plotë të Shqipërisë, por kjo nuk ka rëndësi për Berishën. Ai duhet të ushtrojë veten që të bindet se fakti që ai ka lënë një letër te një sekretar në Bruksel ku i kërkon që Shqipëria të shpallet “narkoshtet”, është lajm i rëndësishëm dhe kjo është betejë e fituar.

Ende pa mbaruar stërvitja për t’u mësuar me gënjeshtrën e parë, erdhi lajmi i dytë, ky i vërteti. Në kulmin e kërkesave të Berishës që Shqipëria të shpallet “narkoshtet”, Parlamenti Evropian miraton raportin për Shqipërinë, duke e quajtur vend kampion, mes vendeve që kërkojnë anëtarësim dhe e shikon realisht objektivin e anëtarësimit më 2029.

Natyrisht që është një gjëmë për ata që duan ta shpallin Shqipërinë “narkoshtet”.

Por edhe këtu vihet në lëvizje mekanizmi i autosugjestionit, ose i gënjyerjes së vetes.
Pa vrarë shumë mendjen për të vërtetën e raportit, dhe mbështetjen më të madhe politike në histori që i është dhënë Shqipërisë nga Komisioni Evropian, Berisha doli dhe tha se ky raport hodhi poshtë zgjedhjet në Shqipëri dhe denoncoi narkoshtetin.
Pas Berishës, sipas shkallës së inteligjencës del me radhë Flamuri, Klevesi, Albana, dhe e përsërisin.

Dhe kjo hyn te përpjekja për t’u autosugjestionuar se edhe kur ka lajme pozitive, ato mund t’i shikosh si lajme negative, duke presupozuar se njerëzit nuk lexojnë dhe kuptojnë, por vetëm dëgjojnë Sali Berishën. Dhe meqë Flamuri, Klevesi, Albana etj. bëjnë këtë gjë, mendojnë se këtë gjë bën gjithë populli shqiptar.

Kështu që mos u çudisni nga hendeku mes raportit tejet pozitiv të Parlamentit Evropian për Shqipërinë dhe deklaratave të Berishës që pretendon se është “damkosje” për Shqipërinë. Është pjesë e autosugjestionit të tij dhe humbësve të vet. Janë duke u përpjekur t’i mbushin njëherë mendjen vetes që nuk kanë humbur dhe që po fitojnë betejën për ta shpallur Shqipërinë “narkoshtet”. Me këtë e shtyjnë katër vite derisa të vijnë zgjedhjet e tjera përsëri dhe të marrin gjysmën e këtyre votave që kanë. Atëherë fillojnë përsëri të binden se kanë fituar dhe më shumë, pavarësisht humbjes së thellë.

Beteja e tyre është të mos ndryshojnë dhe të mos ikin nga PD. Për këtë nuk u nevojiten votat e demokratëve që nuk i kanë, as mbështetja e tyre. U nevojitet t’i mbushin mendjen vetes që janë fitues dhe që pala tjetër ka humbur thellë. Pastaj pjesa tjetër është histori reale me të cilën ata nuk kanë punë. Tani janë në fazën që gënjejnë veten.

 

Next Post
Dhe pastaj Parashqevinë e përpiu përsëri harresa…

Dhe pastaj Parashqevinë e përpiu përsëri harresa…

Comments 2

  1. ccc says:
    9 months ago

    Mero, mirenjohje e respekt per kontributin ne interes te vendit. Mbetesh nje botues, gazetar, analist, publicist e patriot i pakompromis. Meriton falenderime pafund!

    Reply
  2. L.Xh says:
    9 months ago

    Të hënën, në mëngjes, duke pirë në zyrë kafenë me Mulin, Saliu i thotë që kam parë ëndërr sikur na vodhi zgjedhjet Edi Rama.
    Mbasi Muli ndahet me shokin Sali, takon ca gazetaleshë të Syçkë tivusë, dhe u thotë që Ai Buri, ka thënë që janë vjedhë zgjedhjet, prandaj nisni sulmin.
    Gazeleshët e Syçkë tivusë, e botuan menjëherë, si kryelajm.
    Më pas e dha tivu panorama, më pas tivu news24, më pas a2cnn e Saliut, më pas euronews albania përseri e Saliut, pa përmendur berihajtë e tjerë mediatikë që ham hamosen kush ti paguajë.
    Mbasi kalon gjithë pasditja me këtë lajm, në darkë, duke u shlodhur shoki Sali, lexon e shikon nëpër gjithë tëvëtë si kryelajm se, zgjedhjet në Shqipëri, i ka vjedhur Edi Rama.
    Të nesermen, therret Mulin, Vulin, Currin, Leshin, Preshin, Logun, Lalën, Dhallën, ecetera, ecetera dhe u thotë që ai i patë lajmet dje ? Edhe njehere u vërtetua dyshimi largpamës i PD se këto zgjedhje u vodhën. Prandaj, menjeher, pregatisni dokumentat për ankimim ku të jetë, ndersa për në Evropë do të jem vetë në krye të ekipit me Tabaken e Banën pas meje.
    Tashti vetëm në sulm për qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme…..
    Dhe përfundimisht, Saliu po rri unjur në bisht.

    Reply

Leave a Reply to ccc Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

February 14, 2026
Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

February 14, 2026
Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

February 14, 2026
“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

February 14, 2026
“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

February 14, 2026
Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

February 14, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

Bojkot lara-lara, të ftojnë në Uashington, të lenë pas dere në Mynih!

February 14, 2026
Gripi arrin pikun në Shqipëri, rreth 16 mijë raste vetëm gjatë javës së fundit

“Mund të zgjasë deri në mars”/ Gripi nuk tërhiqet, mjekët apel për kujdes: Këtë javë u raportuan mbi 15 mijë raste

February 14, 2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

February 14, 2026
Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In