• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhe pastaj Parashqevinë e përpiu përsëri harresa…

by Çapajev Gjokutaj
04/06/2025 18:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Çapajev Gjokutaj

Pas muajsh të tërë harrese, Parashqevi Simaku u shfaq sërish javën e kaluar në media dhe në rrjetet sociale. Shkak u bë një intervistë e Fevziut, marrë në Nju Jork. Një nga synimet dukej se ishte sensibilizimi i opinionit për fatin e mëtejshëm të këngëtares. Aktualisht jeton me paret e dhëna nga një biznesmen shqiptaro-amerikan, por koha rrjedh dhe rreziku që këngëtarja të mbetet pa mjete jetese dhe t’i kthehet jetës së endacakes mbi një gur në “Times Square”, po bëhet përditë e më i dukshëm.

Thirrja, qoftë edhe e tërthortë, për bamirësi ose për ndihmë nga shteti është krejt e justifikuar në raste të tilla. Duke pohuar këtë e duke i uruar këngëtares një zgjidhje sa më të mirë, nuk bën të lemë në harresë disa probleme që, megjithëse lidhen me rastin e saj, janë të interesit të përgjithshëm.

Specialistë të IT thonë se, po të ishte shfrytëzuar si duhet interesimi jashtëzakonisht i madh që ngjalli në rrjet dhjetorin e kaluar fakti se ikona e këngës shqiptare bënte jetën e endacakut, mund të ishin bërë disa qindra mijëra euro, të mjaftueshme që këngëtarja të rikthehej një jete normale, mbase edhe produktive. Të mendosh rrugë të tilla pa ia lënë gjithçka shtetit e bamirësisë do të thotë të jetosh me kohën, të jesh modern në kuptimin më të mirë të kësaj fjale.

Të dhënë pas dalldisë emocionale që ngjalli zbulimi i hidhur i dhjetorit të kaluar, harruam se çaste të tilla janë shumë të favorshme për të diskutuar publikisht probleme të mprehta dhe sidomos për të krijuar opinion të shëndoshë publik rreth tyre. Mund të ishin diskutuar psh., probleme të së drejtës së autorit: nëse këngët e saj do të qarkullonin në një treg të rregulluar dhe nuk do përdoreshin piratçe nga kushdo që mundet, artistja do kishte mjaftueshëm mjete financiare për të përballuar jetesën, kurimin etj.

Nëpërkëmbja e së drejtës së autorit jo vetëm për trashëgiminë, por edhe për krijimtarinë korrente dëshmon se çfarë vendi u lemë vlerave në një kohë që gjysmën e ditës dëgjojmë e lexojmë për krime e kriminelë gjithfarë llojesh. Mund të ishin diskutuar një varg problemesh që lidhen me bamirësinë duke filluar nga fakti që është një ‘bimë’ s’para rritet në anët tona, duke vazhduar me bamirësinë para kamerës, dmth., bamirësi ku bamirësi këlthet “shikoni se ç’po bëj unë”. Dhe kështu, duke nxjerrë veten në plan të parë, s’na lë të mendojmë për fatkeqin a për problemet që lidhen me të e që duan vëmendje e veprim.

Mund të diskutoheshin probleme që kanë të bëjnë me komunitetet e emigrantëve tanë, pse edhe pas kaq dekadash, organizatat e mërgimtarëve shqiptarë janë pothuajse inekzistente e formale dhe hallexhinjtë mes tyre shpesh e kanë më të lehtë që të gjejnë ndihmë tek organizatat greke, hebreje etj., se sa t’u drejtohen bashkëkombësve. Mund të diskutoheshin probleme të shëndetit mendor dhe sidomos të prirjes për t’i fshehur nga publiku, për kthimin e tyre ose në tabu, ose në objektiv stigmatizimi, përbuzjeje e diskriminimi.

Lidhur ngushtë me këtë mund të diskutoheshin ndërhyrjet brutale të medias në jetën private të fatkeqëve që bëhen sensasion pas ndonjë krimi në familje. Të gjitha këto, ose një pjesë e tyre mund të diskutoheshin publikisht dhe, duke shfrytëzuar rastin, meqë vëmendja ishte në kulm, të bëhej diçka minimumi për të krijuar një opinion të shëndoshë, maksimumi për të bërë sado pak për ndryshimin e gjendjes. Nuk e bëmë edhe tani, kur këngëtarja ikonë rishfaqet në jetën publike falë një interviste, shohim se vëmendja për të dhe për fatin e saj nuk është më ajo e dhjetorit të kaluar. Duke lënë të na ikin duarsh raste të tilla, duke i lënë ato të shfrytëzohen vetëm për sensasione e emocione, për lot e qyrra do thoshte i moçmi, e kthejmë ligjërimin publik në një lloj përralle që, në këtë rast do mbante titullin: Dhe pastaj Parashqevinë e përpiu përsëri në harresa….

Next Post
Mbyllen hetimet për dyshen Meta-Kryemadhi, avokati Petraj: Ja sa vite burg rrezikon ish-presidenti 

Petraj: Bandat lindën më 1997 dhe fajtori është Sali Berisha, urrejtësi i Shqipërisë! Softa: Provat tregojnë se Ervis Martinaj është... 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sadushi pas vendimit të paraburgimeve: Drejtësia fiton autoritet kur gjyqtari vepron me ndershmëri dhe përgjegjësi

Sadushi pas vendimit të paraburgimeve: Drejtësia fiton autoritet kur gjyqtari vepron me ndershmëri dhe përgjegjësi

May 10, 2026
Dosja “SASPAC”, Beqaj kërkon lirim nga burgu, ofron garanci 20 mijë euro

Dosja “SASPAC”, Beqaj kërkon lirim nga burgu, ofron garanci 20 mijë euro

May 10, 2026
Dhunë në protestën e PD-së, policia procedon 6 persona, mes tyre edhe 3 shtetas italianë

Dhunë në protestën e PD-së, policia procedon 6 persona, mes tyre edhe 3 shtetas italianë

May 10, 2026
Sulmi ndaj Gonzatos,  BE ‘i mbyll derën’ akuzave të Berishës: Kemi besim të plotë te ambasadori

Sulmi ndaj Gonzatos, BE ‘i mbyll derën’ akuzave të Berishës: Kemi besim të plotë te ambasadori

May 10, 2026
Tritoli te “Rruga e Durrësit”, dyshimet e para të policisë, flet pronari i lokalit: S’kam konflikte

Tronditet Laçi! Shpërthim me tritol në derën e një dyqani, vetëm dëme materiale

May 10, 2026
Aksident tragjik në Gjirin e Lalëzit, humb jetën pasagjeri 57-vjeçar

Aksident tragjik në Gjirin e Lalëzit, humb jetën pasagjeri 57-vjeçar

May 10, 2026
Anija tregtare u sulmua pranë Dohas, Irani: Paralajmërim për vështirësi në Hormuz për vendet me sanksione

Anija tregtare u sulmua pranë Dohas, Irani: Paralajmërim për vështirësi në Hormuz për vendet me sanksione

May 10, 2026
Kongresi Botëror i Ligjit në Tiranë, Rama: Tregon besimin e partnerëve ndërkombëtarë

Kongresi Botëror i Ligjit në Tiranë, Rama: Tregon besimin e partnerëve ndërkombëtarë

May 10, 2026
VLEN mblidhet në kongres, Kurti krah Mickoskit! Mungon himni shqiptar

VLEN mblidhet në kongres, Kurti krah Mickoskit! Mungon himni shqiptar

May 10, 2026
Rama: “EU4Municipalities II”, ura e re mes BE-së dhe pushtetit vendor në Shqipëri

Rama: “EU4Municipalities II”, ura e re mes BE-së dhe pushtetit vendor në Shqipëri

May 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In