I ftuar ditën e sotme në ‘Zona Zero’ në Top News ka qenë analisti Frrok Çupi, i cili ndër të tjera ka komentuar edhe protestën e thirrur nga ana e Partisë Demokratike më 12 nëntor.
Teksa Çupi është shprehur se do të ketë disa njerëz në shesh, jo aq shumë sa mund të sjellin ndryshimin, ai ka treguar se do të jetë Berisha ai i cili do të ketë më shumë militantë se Meta.
Ndër të tjera, Çupi ka bërë një deklaratë të fortë ku ka treguar se mes turmës së protestuesve në 12 nëntor mund të jenë disa militantë të rrezikshëm që do të sjellin turbullira.
Sipas tij këta militantë janë të armatosur dhe prej disa ditësh nuk janë në Tiranë.
“Ata janë militiantë të armatosur dhe janë ushtarak të specializuar për të bërë turbullira në turma.
Ka disa ditë që nuk janë në Tiranë, por nëse shfaqen në 12 nëntor do të sjellin turbullira të shumta.”- tha Frrok Çupi.











